Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Armatë e profileve bot në Tuiter me përmbajtje antishqiptare dhe antiperëndimore në aksion të koordinuar për diskreditimin e Pendarovskit (VIDEO)

05/03/2024
Armatë e profileve bot në Tuiter me përmbajtje antishqiptare dhe antiperëndimore në aksion të koordinuar për diskreditimin e Pendarovskit (VIDEO)
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qindra përdorues të rrjetit social X (Tuiter) të rrjetëzuar midis tyre, të cilët vite me radhë shpërhapin qëndrime dhe pozita antishqiptare dhe antiperëndimore duke krijuar lajme të rreme, ditët e kaluara filluan aksion të koordinuar për diskreditim të Presidentit aktual të shtetit, Stevo Pendarovskit.

Hulumtimi ynë ka zbuluar të paktën 120 profile në rrjetin social X që drejtojnë pjesën më të madhe të përmbajtjeve të shpallura si sulm ndaj Presidentit të shtetit.

Pothuajse të gjitha këto profile (të cilat për shkak të rrjetëzimit në rrjetet sociale quhen edhe “bote”) sipas analizës së publikimeve dhe renditjes janë me padyshim të orkestruara dhe me mbështetje për VMRO-DPMNE-në, me përmbajtje antishqiptare dhe antiperëndimore dhe gjithsesi me lajme të rreme kundër kujtdo që nuk pajtohet me qëndrimet e partisë opozitare.

Pjesa më e madhe e profileve të rreme datojnë nga koha e referendumit për emrin ose janë hapur në 2-3 vitet e fundit, kurse shpesh mund të vihet re se shpërndajnë edhe përmbajtje pro ruse në profilet e veta.

Se ky grup vepron në mënyrë të sinkronizuara, dëshmon edhe fakti se para disa ditësh, më 29.02.2024 deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov kishte konferencë për shtyp kundër Stevo Pendarovskit prej nga narracioni i plasuar i Lefkovit kalon në këto profile të rreme të cilat i dimensionojnë sulmet duke përdorur ofendime, gënjeshtra, si dhe gjuhë të urrejtjes.

Duke e pasur parasysh koordinimit e tyre “të rastësishëm”, parashtrojmë pyetjen a qëndron pas këtyre profileve partia opozitare VMRO-DPMNE-ja? A e stimulon VMRO-DPMNE-ja gjuhën e urrejtjes kundër kundërshtarëve të vet politikë në rrjetet sociale? A i stimulon dhe a i inkurajon VMRO-DPMNE-ja narracionet antiperëndimore në rrjetet sociale dhe në fund a janë të vetëdijshëm në VMRO-DPMNE se në këtë mënyrë krijojnë përçarje shtesë në linja etnike dhe shkaktojnë mostolerancë në bazë etnike?

Sulmet, ofendimet, lajmet e rreme siç duket edhe në këto zgjedhje do të jenë një pjesë e pashmangshme e fushatës së zezë së VMRO-DPMNE-së, diçka që në vitet e fundit duket se u bë shenjë mbrojtëse e kësaj partie politike.

https://aktuale.mk/wp-content/uploads/2024/03/VID-20240305-WA0000.mp4

Previous Post

Ndërroi jetë ish-drejtori i Teatrit Shqiptar në Shkup

Next Post

Epopeja e UÇK-së, Ahmeti: Vendosmëria heroike e familjes Jashari përballë barbarisë u bë kushtrim lirie

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti apel anëtarëve të BDI-së: Derën e keni të hapur në VLEN

09/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Ata që promovuan valixhet, u paketuan vetë!

09/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Bujar Osmani mund të bëhët gjithçka, por jo kryetar i Çairit

09/09/2025
Maqedoni

Bekim Fazliu nga “Lëvizja Arbëria”: Izet Mexhiti po e kthen Shkupin në kryeqendër të politikës shqiptare

09/09/2025
Maqedoni

Murtezi: VLEN ndez zemrën e Çairit, entuziazmi popullor paralajmëron fitoren e Izet Mexhitit me 19 Tetor

09/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: 19 tetori është 13 gushti i dytë, populli sërish e mbron dinjitetin e vet

09/09/2025
Next Post
Epopeja e UÇK-së, Ahmeti: Vendosmëria heroike e familjes Jashari përballë barbarisë u bë kushtrim lirie

Epopeja e UÇK-së, Ahmeti: Vendosmëria heroike e familjes Jashari përballë barbarisë u bë kushtrim lirie

Dominim total, por vetëm një gol, Shqipëria ngjitet e dyta pas fitores me Letoninë

09/09/2025

Mexhiti apel anëtarëve të BDI-së: Derën e keni të hapur në VLEN

09/09/2025

Mexhiti: Ata që promovuan valixhet, u paketuan vetë!

09/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk