Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Arben Taravari: Vetingu i BDI-së

16/02/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arben Taravari

Vetingu i BDI-së

Kreu I Frontit Problematik që u maskua si Fronti Evropian dhe pro-amerikan, z.Ali Ahmeti, tani ka dalë me një thirrje të re: ai kërkon Veting!
Kërkesa është për t’i ngritur kapelen!
Kjo është sjellja e parë e arsyetueshme nga Opozita Shqiptare.
Me siguri pasi është ndërgjegjësuar se “djemtë” e tij që bënin rap dhe luanin futboll në zyrat Shtetërore, figurojnë të akuzuar nga Drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, madje disa në arrati, Ali Ahmeti ngre duart dhe thotë “do bëjmë Veting”
Të lumtë z.Ahmeti!
Vetingu do të jetë një proces që do të ndajë shapin nga sheqeri në partinë tuaj.
Vetingu do të provojë nëse janë të vërteta dosjet plot me akuza që gjenden në tryezat e Drejtësisë!
Vetingu do të mund ndoshta të provojë pafajsinë e të arratisurve të tu, duke bërë që Ata të kthehen si heronj me këngë e valle!
Vetingu do të sqarojë më në fund se si ministra dhe funksionarë të BDI-së kanë hyrë shumica si njerëz të zakonshëm të këtij vendi dhe pastaj janë shëndruar në Bosa Intelektualë me disa vila, disa makina, disa llogari bankar, në disa shtete…
Vetingu do të mund të qartësojë njëherë e mirë nipa, mbesa, ministra e drejtorë të BDI-së vetëm në të 30-at e tyre kanë arritur të bëhen milionerë, ndërkohë që shumica e 30 vjecarëve në Maqedoni iknin nga papunësia, korupsioni dhe varfëria!
Vetingu do të mund të zbardh fiset dhe farefiset mjaft të pasura tuajat ndërkohë që pjesa më e madhe e fiseve në këtë vend nuk është ashtu!
Mua babai im që i qoftë dheu i lehtë më la tokë dhe mall se jam djalë i vetëm, e di gjithë Gostivari, por mbi të gjitha më dhà shkollë dhe profesion. Kisha të ardhura shumë më të mira para se të futesha në politikë! Si mundet unë nuk po marr dot më shumë fitime tani që jam në Politikë kurse shumica juaj hyri e varfër doli multimilionere?!
Vetingu do ta sqarojë dhe këtë!
Të shtrëngoj dorën Ali për aksionin e vetingut, vetëm se duhet të bësh një ndryshim esencial tek mënyra e Vetingut. Sepse ke thënë që Vetingun do e bëni vet! Jo Ali! Do ketë qenë ndonjë lapsus linguae, sepse vetingun e bëjnë gjithnjë të tjerë, që janë njerëz dhe ekipe me besueshmëri në popull!
Se e di si i bie po ta bëjnë vetingun vet ata që akuzohen?!
Ai që akuzohet për vjedhje nuk lejohet kurrë të shkojë në shtëpi të vet dhe të kontrollojë se ku e ka fshehur mallin, se fsheh provat!
Do jetë ndonjë lapsus i yti z.Ahmeti, sepse po ta kesh thënë seriozisht që Vetingun do ja bëni vetes vet, kjo sipas profesionit që kam tregon se ke krizë paniku!
Kështu z.Ahmeti, iniciativa për Veting është e shkëlqyer por me një korigjim të lehtë po substancial: leri Vetingun ta bëjnë të tjerët sepse vetëm kështu quhet Veting!
Ja të ta shpjegoj kuptimin e fjalës:
Është një fjalë angleze që daton andej nga shekulli i 17, shkurtim i emrit VETeriner e dmth të Kontrollosh!
Përdorej fillmisht për kuajt e garave pastaj kaloi dhe në politikë.
Vetëm se kuajve ua bën vetingun veterineri kurse politikanëve Drejtësia, e meqënëse kjo Drejtësia jonë ka vetëm 2% besueshmëri në popull, atëherë le të zjedhim një grup ndërkombëtar dhe le të fillojë Vetingu!
Ky do të jete bashkëpunimi i parë Pozitë-Opozitë dhe vlen për t’u duartrokitur!

Previous Post

Lëvizja Demokratike marshon përpara, konsolidon fuqishëm strukturat në Butel

Next Post

BDI Çair: Stop kaosit urbanistik në Çair!

Related Posts

Maqedoni

Paralajmërim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup

15/05/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Politikanët janë argatë të qytetarëve, kërkoni shërbime nga gjithë funksionarët e VLEN-it

15/05/2025
Maqedoni

Mickoski për Euronews: Nuk ka argumente për pranimin e kërkesave bullgare, më vjen keq që politikanë të korruptuar për të qëndruar në pushtet pranonin gjithçka

15/05/2025
Aktuale

Mexhiti: Pozicionet e VLEN-it në Qeveri janë të garantuara, nuk varet nga numri i deputetëve

15/05/2025
Maqedoni

Përçarje në ASH: Zeqiri kritikon Taravarin

15/05/2025
Maqedoni

Mexhiti paralajmëron lëvizje në Kuvend: Katër deputetë të Frontit pritet t’i bashkohen Qeverisë

15/05/2025
Next Post

BDI Çair: Stop kaosit urbanistik në Çair!

Paralajmërim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup

15/05/2025

Ibrahimi: Politikanët janë argatë të qytetarëve, kërkoni shërbime nga gjithë funksionarët e VLEN-it

15/05/2025

Mickoski për Euronews: Nuk ka argumente për pranimin e kërkesave bullgare, më vjen keq që politikanë të korruptuar për të qëndruar në pushtet pranonin gjithçka

15/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk