Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Arben Taravari mbledh kryesinë e ASH-së për të vulosur largimin nga Qeveria

12/05/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arben Taravari mbledh sonte në Tetovë kryesinë e partisë për të vulosur vendimin për braktisjen e Qeverisë dhe kalimin në opozitë. “Kur të gjithë vrapojnë për të hyrë në qeveri, ne jemi mësuar të largohemi nga qeveria” paralajmëroi Taravari një natë më parë në Vrapçisht, teksa konfirmoi kandidaturën e Isen Shabanit, i sapokaluar në radhët e Taravarit, me synimin për një mandat të tretë. Para simpatizantëve në Vrapçisht, Taravari tha se nuk mund të pranojë të luajë rolin e kukullës në qeveri duke theksuar se shqiptarët nuk e kanë fituar ndryshimin e premtuar, ndërsa në administratën shtetërore ka një margjinalizim të jashtëzakonshëm.

“Aleanca për Shqiptarët ka vendosë që nesër ose pasnesër në organet partiake të vendosë me dinjitet, kur krejt vrapojnë për të hyrë në qeveri ne jemi mësuar të dalim prej qeverie, të dalim prej qeverie për t’u rikthyer më fuqishëm sidomos në pushtetin lokal, pastaj edhe në pushtetin qendror”, tha Arben Taravari – ASH.

Megjithatë, sipas burimeve të Alsat, jo e gjithë kryesia e partisë është në një vijë me Taravarin për të braktisur qeverinë. Alsat mëson se në radhët e anëtarësisë së lartë të partisë; deputetë, ministra e drejtorë mund t’ia kthejnë shpinën Taravarit dhe të vazhdojnë rrugëtimin bashkë me VLEN-in në Qeveri. Kjo pak a shumë u konfirmua edhe nga kryeministri Hristijan Mickoski i cili aludoi se vendimi që ka marrë Taravari, sipas tij, të përfundojë në krahët e Ali Ahmetit, nuk është edhe i anëtarësisë së kësaj partie. Më së paku kam pritur nga Taravari dhe disa njerëz afër tij ishte që të përfundojnë në krahët e Ahmetit, tha kryeministri, duke shtuar se brenda javës do ta pijë kafen e fundit të kurtuazisë.

“Dhe jam i bindur se vendim i ca të tjerëve dhe se kjo nuk është vendim i anëtarësisë së ASH-së dhe një pjesë e madhe e anëtarëve që janë pjesë e qeverisë”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Ndarja e rrugëve mes Taravarit me VLEN-in dhe qeverinë filloi kur ASH-ja tregoi publikisht kontaktet me Ali Ahmetin dhe skemën për mbështetje nga kjo parti në zgjedhjet e ardhshme lokale, gjë që u konsiderua si shkelje e misionit për të cilin ishte themeluar VLEN dhe koalicioni qeveritar. Në një vendim të mëvonshëm të kryesisë, ndërkohë që i zgjaste negociatat e pafundta me VLEN, kryesia e Taravarit veçse mori vendimin për të garuar me lista të veçanta për këshilltarë, duke çuar drejt shkëputjes mes tyre. Taravari deklaroi se synonte gjithsesi të qëndronte në Qeveri, por as kjo tentativë e tij nuk gjeti vend te kryeministri Mickoski./Alsat.mk

Previous Post

Kurdët dorëzojnë armët dhe heqin dorë nga lufta me Turqinë

Next Post

Numan Selami merr çmimin e parë në garat Kur’anore!

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur në Likovë

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025
Next Post

Numan Selami merr çmimin e parë në garat Kur’anore!

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk