Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Arben Fetai: Kur të sulmon dikush si Apasievi, pa dyshim je në rrugën e duhur. Qeveria e Kosovës partnere dhe aleate

23/06/2024
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zv.kryeministri për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, Arben Fetai, ka reaguar ndaj sulmeve të deputetit të së MAJTËS Dimitar Apasiev. Më poshtë e gjeni deklaratën e plotë të tij:

“Deputeti Apasiev sërish paska thënë për mua se jam “spiun i Kurtit”. Kur të sulmon dikush si Apasievi, pa dyshim je në rrugën e duhur. Megjithatë dua shkurt të sqaroj disa gjëra. E para, standardi ynë politik është transparenca me publikun dhe me partnerët, dhe Kosova është vend partner. Spiunët u përkasin filmave të kohës së komunizmit, me të cilat Apasievi ende jeton. E dyta, është nder të konsiderohem i afërt me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Kurti në rajonin tonë, simbolizon rrëzimin e qeverisjeve të korruptuara me votë dhe legjitimitet popullor. Kontributin tim në Vetëvendosje, Apasievi e ka mësuar nga CV-ja ime e dorëzuar në Kuvend si kandidat i propozuar për Zëvendës Kryeministër për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë. Nuk ka asgjë për të fshehur aty, përkundrazi është përvojë që më ka formësuar politikisht dhe pjesë e së kaluarës sime, me të cilën mburrem. Angazhimin tim në Vetëvendosje! e kam shkëputur në vitin 2018, kur kam marrë përgjegjësi në Aleancën për Shqiptarët. Dhe e treta, jam i sigurt se Kosova nuk ka pasur asnjëherë Kryeministër dhe Qeveri më të mirë, dhe kësaj pune do t’ia shohë hajrin i gjithë rajoni. Kur fqinjët përparojnë me demokraci, kjo ndikon mirë edhe te ne. Ashtu si përmirësimet që do t’i sjellim ne në Maqedoninë e Veriut, ato do të reflektojnë pozitivisht edhe te fqinjët tanë. Kosova nën drejtimin e Kryeministrin Kurti ka shënuar rritje të konsiderueshme në të gjitha parametrat e demokracisë, shtetit të së drejtës, fjalës së lirë sipas matjeve të institucioneve me renome ndërkombëtare dhe se kurrë nuk ka shprehur qëndrime armiqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, përkundrazi. Unë si Zëvendës Kryeministër dhe ne si VLEN, do të jemi çdoherë pranë Qeverisë së Kosovës, si partnerë dhe aleatë. Sigurisht, edhe për mbrojtjen e sovranitetit dhe shtetesisë së Republikës së Kosovës, të cilën nuk mund ta prekë dot asnjë “mik” i Apasievit.” – citohet në reagimin publik Arben Fetai.

Previous Post

Shi i rëmbyeshëm, breshër dhe era të forta kaplojnë pollogun raportohet për dëme

Next Post

Përmbyten më shumë se 50 shtëpi në Tetovë, 200 denoncime për dëme të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut

Related Posts

Maqedoni

Sfillarja e Poshtme më e bashkuar se kurrë në mbështetje të Muhamed Elmazit

25/08/2025
Maqedoni

Dimitrieska-Koçoska: U nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit i orientuar mbi zhvillimin e tregjeve të kapitalit në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

25/08/2025
Maqedoni

Tetë ditë paraburgim për prindin 43-vjeçar i cili sulmoi dy futbollistë në ndeshje futbolli

25/08/2025
Aktuale

Nga 1 shtatori, më të lehta dhe më të lira procedurat për importin e makinave në Maqedoninë e Veriut

25/08/2025
Aktuale

Kryparlamentari Gashi i propozon partive nëshkrimin e një Deklarate për zgjedhje fer dhe demokratike

25/08/2025
Maqedoni

Aksion i policisë financiare në Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë- arrestohen 7 persona, dyshohen për krim financiar mbi 7 milionë euro

25/08/2025
Next Post

Përmbyten më shumë se 50 shtëpi në Tetovë, 200 denoncime për dëme të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës janë të patolerueshme

25/08/2025

Sfillarja e Poshtme më e bashkuar se kurrë në mbështetje të Muhamed Elmazit

25/08/2025

Bashkimi shkëlqen ndaj Tikveshit, Shkupi zhgënjen sërish

25/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk