Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Apeli i Mexhitit: Kryetarët e BDI-së të mos bllokojnë projektet që realizohen nga Qeveria VLEN

02/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izet Mexhiti, kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit në një takim tek familja Dolek në Gazi Babës, tha se e vetmja gjë që nuk mund t’i mohohet Vlen-it është se ka arritur të demokratizojë skenën politike shqiptare, duke sjellë konkurrencë dhe duke krijuar dy tabore të qarta politike.

Mexhiti theksoi se largimet e vazhdueshme nga BDI tregojnë se kjo parti ka nevojë për reforma të thella, të cilat, sipas tij, pushteti aktual përpiqet t’i shmangë duke u kamufluar me emra të rinj.

“Fitorja e VLEN-it është fitore për qytetarët shqiptarë, sepse VLEN del nga vetvetja, jo vetëm këtu, por edhe në Strugë me Mendi Qyrën. Ne kemi sjellë një frymë të re dhe një ekip të ri që sot flet me një zë. Për zgjedhjet lokale ne flasim për problemet reale të qytetarëve, për kanalizim, për shkolla, për çerdhe, për infrastrukturë dhe për të rinjtë që duan kurse për të kapur hapin e kohës,” u shpreh Mexhiti.

Ai tha se gjatë qeverisjes një vjeçare janë arritur rezultate dhe një vit të qeverisjes së VLEN-it mund të krahasihet me 20 vite të pushtetit të BDI-së.

Ai shtoi se nëse shqiptarët do të ishin punësuar në 20 vitet e kaluara me ritmin që janë punësuar këtë vit, sot nuk do të ishte nevoja të diskutohej për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Mexhiti shtoi se Qeveria VLEN per një vit ka miratuar Ligjin për përfaqësim që të tjerët nuk e bën për 20 vite.

“Kemi sjellë Ligjin për përfaqësimin e shqiptarëve dhe komuniteteve tjera dhe kemi mbyllur një temë të rëndësishme. Pas 20 vitesh, vendi është më i centralizuar se kurrë. Ne nuk ndamë komunat kur u shpërndante buxheti dhe të gjithë përfituan mjete për realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve” theksoi ai.

Më tej, Mexhiti iu drejtua kryetarëve të komunave që vijnë nga BDI me apel që të mos i ngadalësojnë projektet e filluara nga VLEN si pjesë e Qeverisë.

“Mos i lini projektet pas zgjedhjeve që qytetarët të mos e shohin sa shumë investime kemi sjellë në çdo vendbanim. Filloni punimet dhe le të gjykojë populli vetë,” përfundoi ai.

Previous Post

VLEN “ndez” Tearcën: Daut Memishi marshon me fuqinë e rinisë!

Next Post

Ky është parashikimi i motit për sot

Related Posts

Maqedoni

Gjorgjievski paralajmëroi rreth rrotullim të ri dhe projekte infrastrukturore në Butel për një Shkup të sigurt, funksional dhe bashkëkohor

07/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani me strategjinë për mbështetje shëndetësore të pensionistëve në Çair: “Spitali lëvizës” dhe projekti “Kujdes në shtëpi

07/10/2025
Maqedoni

Autobusët privatë prej sot do të qarkullojnë me orar të rregullt, NTP ua pagoi borxhin

07/10/2025
Maqedoni

Gjoba për tre këmbësorë dhe 26 vozitës të trotinëteve elektrikë

07/10/2025
Maqedoni

Takim i fshehtë Filipçe–Sela, a është Struga pjesë e marrëveshjes?

07/10/2025
Aktuale

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare

07/10/2025
Next Post

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjorgjievski paralajmëroi rreth rrotullim të ri dhe projekte infrastrukturore në Butel për një Shkup të sigurt, funksional dhe bashkëkohor

07/10/2025

Bujar Osmani me strategjinë për mbështetje shëndetësore të pensionistëve në Çair: “Spitali lëvizës” dhe projekti “Kujdes në shtëpi

07/10/2025

Autobusët privatë prej sot do të qarkullojnë me orar të rregullt, NTP ua pagoi borxhin

07/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk