Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Anulohet mbledhja Shqipëri-Kosovë, Rama: Nuk ramë dakord me Kurtin për ndryshimin e formatit

13/06/2023
Anulohet mbledhja Shqipëri-Kosovë, Rama: Nuk ramë dakord me Kurtin për ndryshimin e formatit
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama tha se arsyeja e anulimit të mbledhjes qeveritare në Gjakovë mes Kosovës dhe Shqipërisë është mos rënia dakord me homologun e tij Albin Kurti për ndryshimin e formatit.

Rama: Jemi në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe krejt bashkësisë euroatlantike ky takim nuk mund ta mbahet në formatin e parashikuar, pasi kam folur me Borrell, i kam kërkuar albinit për tu takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë për të diskutuar pikërisht me këtë situatë e cila po ecën në mënyrë dramatike mes Kosovës me bashkisë euroatlantike, në një pikë të paimagjinueshme. Më duhet të them që nuk kemi pasur dakordësi me kreun Kurti për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot. Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare nga ana e kryeministrit.

Mbledhja qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë.

Në këtë mbledhje ishte planifikuar takimi mes dy qeverive dhe kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësi në përfitim për qytetarët.

Kujtojmë se kreu i qeverisë shqiptare para disa ditësh i dërgoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë.

Në lidhje me këtë, Kurti tha se Rama duhet t’ia dorëzojë propozimin e tij presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në takimin e Ballkanit të Hapur.

“Nuk kam dyshim që Rama që beson se propozimi i tij është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë krejt që unë propozoj është që kryeministri Edi Rama këtë propozim t’ia prezantojë presidentit të Serbisë më së largu në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë e Bujanoc. Pra, pa dyshim që kryeministri Rama beson që ky është model i mirë, pra do të duhej t’ia bënte si propozim Vuçiçit për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Propozimi im është që duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama që modeli i tij është i mirë, në vend se të propozohet për serbët në Kosovë, t’ia propozojë Beogradit në Serbi”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, Kurti u propozoi ndërkombëtarëve një plan prej pesë pikash për qetësimin e situatës në veri të Kosovës.

Ai njoftoi se ka propozuar sundim të ligjit në veri e largim të grupeve kriminale, zgjedhje të reja, monitorim të situatës e intensifikim të dialogut mes dy vendeve.

Previous Post

Iu cilësua restoranti si “më i keq në New York”, Nusret merr vendimin drastik

Next Post

Trump paraqitet në gjykatë, do përballet me 37 akuza

Related Posts

Aktuale

Putin kërkon gjithë Donbasin – Trump: “Rusia është fuqi e madhe, Ukraina jo

17/08/2025
Aktuale

“FC Shkupi njofton: Çështja e stadiumit në Strumicë do të zgjidhet me rrugë ligjore”

17/08/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/08/2025
Aktuale

VLEN: Kërçova në këmbë, pas Fatmir Limanit!

16/08/2025
Aktuale

Aliu: Zjarri në Llojan nën kontroll – falë angazhimit të institucioneve dhe banorëve lokalë

16/08/2025
Aktuale

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

16/08/2025
Next Post
Trump paraqitet në gjykatë, do përballet me 37 akuza

Trump paraqitet në gjykatë, do përballet me 37 akuza

Dashurohet Xhuli? Ish-banorja befasohet me trëndafila

17/08/2025

Macron: Nëse tregojmë dobësi sot përballë Rusisë, hapim rrugë për konflikte të ardhshme

17/08/2025

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

17/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk