Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Anti-korrupsioni e dërgon “balancuesin” në Kushtetuese

11/01/2024
Anti-korrupsioni e dërgon “balancuesin” në Kushtetuese
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit kërkon nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së “balancuesit” mekanizëm ky që aplikohet për mbrojtjen e bashkësive etnike gjatë konkurseve për punësim me qëllim garantimin e përfaqësimit të drejt dhe adekuat në ndërmarrjet dhe administratën shtetërore e publike, shkruan Alsat.

Me katër vota pro dhe dy kundër Anti-Korrupsioni miratoi propozimin që Kushtetuesja të vendos për ta vazhduar, ndërprerë apo anuluar metodologjinë e punësimit përmes “balancuesit”. Anëtarët e këtij komisioni vlerësojnë se këtu ka dyshime për korrupsion pasi që përmes këtij instrumenti bëhen punësime të militantëve partiak në lidhje familjare dhe të klientelizmit politik.

“Në vetë instrumentin e balancuesit thuhet se përkatësia etnike është bazë që përcakton rishpërndarjen e re të punësimeve. Unë nuk e di ku thotë Kushtetuta që kjo mund të zbatohet! Nuk mund të jetë përkatësia etnike bazë e punësimit, andaj propozoj që balancuesin ta dërgojmë në Kushtetuese”, tha Vladimir Georgiev, Anëtar i KSHPK.

“Kjo askujt nuk i konvenon, madje as ata që rrinë në shtëpi nuk ndihen komod të marrin paga pa merita. Instrumenti që nga fillimi është keqpërdorur, në 2021 madje 318 institucione shtetërore e keqpërdorën balancuesin duke punësuar në bazë të deklarimit të përkatësisë etnike. Iniciativa i ka gjitha elementet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese”, u shpreh Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHPK.

Kundër votuan dy anëtarët e etnitetit shqiptar në anti-korrupsion, sipas të cilëve balancuesi ishte krijuar nga vet qeveria për të plotësuar 20% të vendeve të punës nga shqiptarët në administratën publike.

“Ne shkojmë në atë drejtim kinse po themi diçka ekskluzive që Anti-Korrupsioni e dërgoi këtë çështje në Gjykatë Kushtetuese, kurse vet kjo e fundit është deklaruar se është e drejtë e garantuar që secili të deklarohet ashtu siç ndjehet në përkatësinë etnike, ne tani sërish kërkojmë vendim nga Kushtetuesja”, theksoi Shemshi Salai, Anëtar i KSHPK.

“Ja po ju them një shembull pa dashur t’ia përmend emrin, një i punësuar sipas Marrëveshjes Kornizë dhe i rishpërndarë në një Ministri, shkon njeriu në punë askush nuk i jep vend për tu ulur për të punuar. Nga dera në derë arrin deri te ministri, i cili i thotë se ke dy mundësi të shkosh nga dera apo nga dritarja”, tha Nuri Bajrami, Anëtar i KSHPK.

Nismën e anëtarëve të komisionit erdhi pas reagimeve të shumta në opinion lidhur me keqpërdorimin e balancuesit përmes deklarimit të rremë të përkatësisë etnike por edhe shpalljes së konkurseve ku kërkohen punëtor shqiptar në komunat e banuara me popullatë maqedonase./ Alsat.mk

Previous Post

Avokati i Bekim Nezirit: Incidenti në M-NAV ka ndodhur pas shpinës së tij, ai nuk ka marrë pjesë

Next Post

Osmani për vërejtjet e e ambasadorit holandez: Ndikim në gjyqësor ka oligarkia!

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Osmani për vërejtjet e e ambasadorit holandez: Ndikim në gjyqësor ka oligarkia!

Osmani për vërejtjet e e ambasadorit holandez: Ndikim në gjyqësor ka oligarkia!

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk