Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Anëtarja e ASH-së kalon te “Grupi i zjarrit”, Mexhiti: Prurje të reja nga të gjitha partitë

03/03/2023
Anëtarja e ASH-së kalon te “Grupi i zjarrit”, Mexhiti: Prurje të reja nga të gjitha partitë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi i zjarrit i BDI-së thotë se pakënaqësia ndaj punës së qeverisë ka bërë që të rritet numri i atyre që po i bashkëngjiten këtij grupimi që kërkon largimin e Artan Grubit nga partia dhe ekzekutivi, por dhe të ministrave të tjerë, të cilët akuzohen për mosrealizimin e programit partiak por edhe për përparje brenda BDI-së. Kështu thotë për Alsat, Izet Mexhiti pas njoftimit që bëri mbrëmë në profilin e tij në fejsbuk se anëtarja e Kuvendit Qendror të ASH-së, Rolanda Prevalla Kadriu i është bashkuar, siç thotë kauzës që udhëheq ai që njihet si grupi i zjarrit brenda BDI-së.

“Reagimi jonë kuptohet si i sinqertë, ka reflektuar jo vetëm brenda strukturës, por edhe jashtë strukturës. Sidomos kur një parti opozitare një vit para zgjedhjeve ku ka mbetur vetëm një buxhet të realizohet pa argumente politike, domethënë pa momentum, futet në Qeveri vetëm për të joshur disa funksionarë dhe për të devalvuar sakrificën e aktivistit të tyre. Flas për Aleancën për Shqiptarët domethënë që kanë bërë 10 vite të tëra duke qëndruar pas udhëheqësisë dhe në fund pra të bëjnë pazare ditore”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Pikërisht mospajtimi me vendimin e partisë për të hyrë në qeveri ka bërë që Rolanda Prevalla Kadriu të largohej nga Aleanca për Shqiptarët. Izet Mexheti se zgjerimi i qeverisë me Aleancën për Shqiptarët nuk e ka forcuar shumicën dhe se qëllimi i hyrjes së saj në qeveri ishte shpëtimi i qeverisë. Ai thotë pakënaqësitë me punën e BDI-së janë të mëdha por kjo sipas tij nuk nënkupton se do të ketë ndonjë lëvizje apo partie të re.
“Në mbetemi në qëndrimin që luftën do t bëjmë brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, sepse jemi prej ditës së parë aty, pra e njohim frymën, e njohim programin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Mendoj se ky popull që e ka mbështetur këtë subjekt për 20 vite të tëra meriton një ekzekutiv shumë më të mirë, me më shumë realizime, me më shumë projekte dhe jo një ekzekutiv që i Facebook-ut ose promovimeve të rrejshme”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Kërkesa e Mexhitit dhe e anëtarëve tjerë të lartë të BDI-së për largimin e Grubit është refuzuar në vazhdimësi nga kreu i partisë, Ali Ahmeti pas çka dy grupet të njohura si “Zjarri” dhe Ahmetistët” po mbajnë tubime për të prezantuar pozicionet para mbështetësve të tyre./Alsat.mk

Previous Post

Dënohet me 10 vite burg për kontrabandë dhe evazion fiskal, fituesi i çmimit Nobel

Next Post

Biznesmeni me dosje mbikëqyr Korridoret 8 dhe 10

Related Posts

Aktuale

Sot drejt Serbisë, për të bërë… dopietën historike! Silvinjo planifikon formacionin pa surpriza

11/10/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

11/10/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Likova: Disa kanë frikë të pranojnë arritjet e UÇK-së

10/10/2025
Maqedoni

Kryetari i Butelit Kostovski sot u mirëprit me çaj nga kampioni olimpik, Shaban Tërstena (VIDEO)

10/10/2025
Maqedoni

Filipçe: Krenaria u zhduk vetëm pas një viti e gjysmë pushtet të Mickoskit dhe bandës së tij

10/10/2025
Maqedoni

Grabitje e armatosur në një artari në qendër të Gostivarit

10/10/2025
Next Post
Biznesmeni me dosje mbikëqyr Korridoret 8 dhe 10

Biznesmeni me dosje mbikëqyr Korridoret 8 dhe 10

Sot drejt Serbisë, për të bërë… dopietën historike! Silvinjo planifikon formacionin pa surpriza

11/10/2025

Parashikimi i motit për sot

11/10/2025

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

10/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk