Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ami Larson Xhejn: RMV ka mbështetje në procesin e mëtejshëm eurointegrues

07/03/2023
Ami Larson Xhejn: RMV ka mbështetje në procesin e mëtejshëm eurointegrues
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mban mbledhjen e 134-të.

Në fillim të mbledhjes së Qeverisë, me ftesë të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, përfaqësuesve të Qeverisë iu drejtua ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhejn, e cila u fokusua në prioritetet dhe aktualitetet e udhëheqësisë suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, tha ambasadorja suedeze Ami Larson Xhejn dhe theksoi se presidenca suedeze është seriozisht e përkushtuar ndaj këtij procesi, për të cilin, siç tha ajo, “situata gjeopolitike ka sjellë urgjencë të re. ”

“Maqedonia e Veriut u tregua e përgatitur mirë dhe shumë profesionale në procesin e skriningut”, tha ambasadorja suedeze Ami Larson Xhejn dhe përcolli mbështetje për procesin e mëtutjeshëm të integrimeve evropiane të vendit tonë.

Ambasadorja Larson Xhejn tha se përputhshmëria e politikës së jashtme dhe e sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me politikat e BE-së vlerësohet lartë në kontekstin aktual gjeopolitik.

Në fjalimin e saj, ambasadorja Larson Xhejn foli për prioritetet e presidencës suedeze – sigurinë, konkurrencën, energjinë e gjelbër dhe tranzicionin energjetik, si dhe ruajtjen e vlerave demokratike dhe luftën me krimin dhe korrupsionin.

Kryeministri Kovapevski shprehu mirënjohjen për faktin që presidenca suedeze në programin e saj e ka përfshirë dhe e përkrah promovimin e procesit të integrimit evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka theksuar se prioritetet e presidencës suedeze, paqja dhe siguria, konsolidimi i vlerave demokratike dhe sundimi i së drejtës janë përcaktime themelore edhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Kemi një përbërje të rifreskuar të Qeverisë me një shumicë detyrimesh që lidhen me procesin e reformave evropiane. Shumica e re në Kuvend si dhe përbërja e re e Qeverisë u formuan pikërisht me këtë qëllim, një përpjekje për të përshpejtuar përmbushjen e detyrave të integrimit evropian dhe për të kontribuar në përfundimin me sukses të procesit të shqyrtimit dhe pas vitesh pritje, kalim në fazën tjetër cilësore – hapja e klasterit të parë kushtuar vlerave themelore”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, theksoi se situata e re, gjeopolitike, shpreh edhe më shumë faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e patjetërsueshme e kontinentit dhe me rëndësi themelore për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe prosperitetit evropian. “Prandaj, shpresoj se Suedia, së bashku me presidencën e ardhshme spanjolle të BE-së në vitin 2023, do të vendosin një rrugë të qartë për zgjerimet e ardhshme të Unionit, pasi të plotësohen kushtet”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë, Kovaçevski, përshëndeti fokusin dhe arritjen e unitetit në Bashkimin Evropian, pa precedent, në lidhje me reagimin ndaj agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës. “Maqedonia e Veriut, në kuadër të mundësive të saj, tashmë në mënyrë aktive mbështet fokusin e presidencës suedeze drejt mbështetjes më të madhe për Ukrainën, si dhe në avancimin e rrugës së tyre integruese evropiane, pas marrjes së statusit kandidat”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Në mbledhje mbajtën fjalim edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi rëndësinë e ruajtjes së perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Prioriteti ynë është të ruajmë vazhdimësinë në rrugën evropiane gjatë presidencës suedeze dhe mendojmë se është koha që kjo lëvizje të marrë më shumë vrull”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq, i cila theksoi se Suedia është një mike e mirë e Maqedonisë së Veriut, që dëshmohet edhe përmes mbështetjes së saj me BE-në dhe në marrëdhëniet dypalëshe.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, shprehu mirënjohjen e tij që presidenca suedeze me BE-në në fokus të programit ka edhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke konfirmuar se e ardhmja e vendeve është në BE, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në momentin aktual gjeopolitik.

Previous Post

Dita e mësuesit, Komuna e Çairit shpalli qytetar nderi pronarin e Eftinija Impex, Selman Imerin për kontributin në arsim

Next Post

Universiteti i Tetovës organizoi akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së profesor Milaim Fejziut

Related Posts

Maqedoni

LSDM: Kemi dëshmi per korrupsion prej 350 mijë euro te Maksim Dimitrievskit

09/05/2025
Maqedoni

Blerant Ramadani kandidat i ASH-së për komunën e Sarajit

09/05/2025
Maqedoni

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti, takohet me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti: Fokus në zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

09/05/2025
Maqedoni

Dikur rival në politikë, Bardhyl Mahmuti sot takoi Ali Ahmetin

09/05/2025
Aktuale

Mexhiti: Mjedisi i pastër është prioritet i yni i përbashkët – “Fundjava e Pastrimit” është shembull i vlerave evropiane në praktikë

09/05/2025
Maqedoni

VLEN: Urime 9 Maji – Dita e Evropës!

09/05/2025
Next Post
Universiteti i Tetovës organizoi akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së profesor Milaim Fejziut

Universiteti i Tetovës organizoi akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së profesor Milaim Fejziut

LSDM: Kemi dëshmi per korrupsion prej 350 mijë euro te Maksim Dimitrievskit

09/05/2025

Blerant Ramadani kandidat i ASH-së për komunën e Sarajit

09/05/2025

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti, takohet me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti: Fokus në zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk