Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ambasadorja amerikane në NATO kërkon progres në dialogun Kosovë-Serbi

16/10/2024
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të shohin progres në procesin e dialogut në mënyrë që të angazhohen në anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Partneritetin për Paqe.

Ambasadorja amerikane në NATO, Julianne Smith, ka porositur se Uashingtoni e vlerëson interesimin e Kosovës që të anëtarësohet në Partneritetin për Paqe, por ka nënvizuar se janë të nevojshme rezultatet në dialog.

“Miqtë tanë në Kosovë gjithashtu na kanë dëgjuar kur e kemi thënë qartë dhe me zë të lartë se ne duam që ata të vazhdojnë të investojnë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është diçka që si aleatët e NATO-s ashtu edhe vendet anëtare të BE-së e mbështesin fuqishëm. Ata e kanë përkushtimin tonë të plotë për të qëndruar të angazhuar në rajon dhe ne do të bëjmë çfarë mundemi për t’i ndihmuar atyre që të sjellin stabilitet më të madh në rajon. Dhe pak nga pak, ndërsa ne punojmë drejt qëllimeve të përshkruara në atë dialog, do të mund të marrim në konsiderim çështjen e Partneritetit për Paqe. Por, për momentin, fokusi është që rajoni të ketë më shumë stabilitet dhe të shohim përparim në dialog të udhëhequr nga BE”, ka deklaruar Julianne Smith në një konferencë me gazetarë, transmeton RTK.

Nga 32 vende anëtare sa numëron NATO, katër sosh nuk e kanë njohur Kosovën.

Për pranimin e një vendi në Partneritet për Paqe është i nevojshëm konsensusi i të gjitha shteteve anëtare të NATO-s.

Partneriteti për Paqe, ndryshe është program i NATO-s për të nxitur besimin dhe bashkëpunimin midis aleancës dhe vendeve jo anëtare.

Anëtarësimi në këtë program shërben si paradhomë drejt anëtarësimit të plotë në Aleancën Veriatlantike.

Previous Post

Kthehen në Itali dy nga emigrantët e mbërritur në Gjadër, ja arsyeja

Next Post

Tre viktima dhe 5 të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Veles

Related Posts

Rajon

DW: Shqipëria dhe Mali i Zi po i afrohen anëtarësimit në BE

05/11/2025
Kosovë

Osmani akuzon Serbinë se po rrezikon paqen në rajon

04/11/2025
Rajon

Gjetjet nga raporti më i ashpër i Komisionit Evropian ndaj Serbisë- Institucionet kontrollohen nga Vuçiq, zgjedhjet e parregullta dhe mediat e kapura

04/11/2025
Kosovë

Deklarohen nga PDK – tregojnë a kanë votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025
Kosovë

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

04/11/2025
Kosovë

Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04/11/2025
Next Post

Tre viktima dhe 5 të lënduar në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Veles

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk