Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Ambasadori amerikan në Serbi: Prishtina do të ketë pasoja për veprimet në Veri

31/05/2023
Ambasadori amerikan në Serbi: Prishtina do të ketë pasoja për veprimet në Veri
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Kosova do t’i mbajë pasojat për veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.

“Ne ia kemi bërë shumë të qartë Prishtinës se ne i kundërshtojmë veprimet e Qeverisë Kurti. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka qenë, po ashtu, shumë i qartë se do të ketë pasoja në marrëdhëniet me Prishtinën”, ka thënë Hill para gazetarëve në Beograd.

Ambasadori amerikan paralajmëroi se nuk duhet të humbet fokusi nga dialogu i Brukselit, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shtoi se Ballkani Perëndimor duhet të ecë drejt integrimit evropian.

Hill iu referua deklaratave të sekretari amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili i bëri thirrje edhe Kosovës, edhe Serbisë që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve.

Blinken gjithashtu përsëriti më 31 maj se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i instaluar me forcë kryetarët e rinj në komunat me shumicë serbe në veri, i përshkallëzoi tensionet “në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme”.

Këto deklarata nga përfaqësuesit e SHBA-së vijnë pas tre ditësh tensionesh në komunat veriore të Kosovës, pasi kryetarët e dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit – të gjithë shqiptarë – u kundërshtuan nga serbët lokalë.
Të premten, në një deklaratë tjetër, sekretari Blinken, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës, për të hyrë me forcat në ndërtesat komunale në veri, është marrë “kundër këshillës” së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë, dhe i cili “i ka përshkallëzuar pa nevojë tensionet”.

Kurti është shprehur i pakënaqur me këtë deklaratë dhe ka thënë se ajo “jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, gjatë një interviste me Guardian.

Opozita në Kosovë ka reaguar duke e bërë Kurtin fajtor për tensionim me aletatët, sidomos SHBA-të. Përfaqësuesit opozitarë i kanë bërë thirrje kryeministrit që të tregojë maturi politike, të ndryshojë qasjen dhe të zgjedh të ardhmen dhe rrugën euroatlantike të Kosovës.

Krerët e mëparshëm të katër komunave në veri, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, të banuara me shumicë serbe, ishin nga Lista Serbe dhe u dorëhoqën në nëntor të vitit të kaluar, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave në targa RKS – Republika e Kosovës.

Zgjedhjet e 23 prillit u bojkotuan nga Lista Serbe dhe nga popullata shumicë serbe në veri, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj./REL

Previous Post

Shembet tribuna e stadiumit plot me fëmijë, 1 i vdekur dhe 26 të plagosur

Next Post

KFOR’i- Listës Serbe në Zveçan: Ju na rrezikuat të hënën, nuk e harrojmë atë ditë (VIDEO)

Related Posts

Kosovë

Rexhep Qosja shkruan për vajzën që i vdiq më 28 korrik: Mos u provofshin nga askush …

02/08/2025
Kosovë

Dhunohet deputeti i Kosovës së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e mitur, përfundojnë në spital! Arrestohet autori

02/08/2025
Kosovë

Sulmohet deputeti i Kuvendit të Kosovës – përfundon në spital bashkë me familjen

02/08/2025
Rajon

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008

01/08/2025
Kosovë

Kjo do të jetë befasia që Dua Lipa i rezervon audiencës gjatë performancës në Sunny Hill

01/08/2025
Kosovë

Kosova heq taksën doganore për mallrat amerikane, Kurti: Dëshmon marrëdhënien e mirë që kemi me njëri-tjetrin

01/08/2025
Next Post
KFOR’i- Listës Serbe në Zveçan: Ju na rrezikuat të hënën, nuk e harrojmë atë ditë (VIDEO)

KFOR’i- Listës Serbe në Zveçan: Ju na rrezikuat të hënën, nuk e harrojmë atë ditë (VIDEO)

Pas videos manipulative të Halil Snopçes, Arben Fetai i përgjigjet Ermal Pandurit: “Nuk kam për çfarë të kërkoj falje”

02/08/2025

Siljanovska-Davkova: Për shkak të ndarjes artificiale nga BE-ja dhe për arsye ekonomike, qytetarët synojnë shtetësinë e fqinjëve

02/08/2025

Luizi braktis performancën, çka që e detyroi të largohet

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk