Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

“Alternativa” takoi aktivin dhe strukturat në Haraçinë

30/11/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, Alternativa zbarkoi në Haraçinë, duke vazhduar takime me strukturat dhe aktivin e partisë, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe konstruktive, ku funksionarë të lartë partiakë dhe nga ekzekutivi iu drejtuan të pranishmëve. Aktivistët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë për situatën aktuale politike, sfidat dhe planet për vitin e ardhshëm.

Fjalë përshëndetëse mbajtën:
• Kryetari i degës së Haraçinës, Ali Ismaili
• Nënkryetari, Afan Elezi
• Zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu
• Deputetja e Kuvendit Republikan, Imerlije Saliu Fetai
• Sekretari Organizativ, Bashkim Murtezi
• Sekretari i Përgjithshëm, Amir Elezi

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, iu drejtua të pranishmëve duke theksuar:

“Kemi ardhur të marrim vlerësimet, sugjerimet, por edhe kritikat tuaja. Po përpiqemi të instalojmë një standard të ri në politikë – të vizitojmë qytetarët edhe jashtë fushatave zgjedhore.”

Ai përmendi edhe arritjet e qeverisjes së Alternativës, duke veçuar fondin e dedikuar për zhvillimin lokal.

“Sot në Haraçinë kemi kryetarin e komunës nga BDI-ja, por kjo nuk na pengon ta ndihmojmë këtë komunë me fondet që kemi dedikuar për zhvillim.”

Ibrahimi gjithashtu foli për incidentet e fundit, duke thënë:

“Është e vërtetë që pati incidente gjatë festës së flamurit, ku u përdhos flamuri kombëtar dhe u arrestuan ata që ranë pre e mashtrimeve të BDI-së. Por, gjithashtu është e vërtetë që u arrestuan edhe ata që përdhosën flamurin kombëtar. Ali Ahmeti le të tregojë: kur në kohën e tij është arrestuar dikush për këtë arsye? Kjo ndodh vetëm kur je në qeveri me duar të pastra dhe pa hipoteka. Ali Ahmeti s’e ka bërë kurrë, sepse është marrë me Soravian.”

Kryetari Ibrahimi premtoi angazhim të vazhdueshëm:

“Do të ketë edhe emërime të reja nga Haraçina, edhe punësime, dhe do të jemi gjithmonë këtu për të ndihmuar. Edhe kur s’mundemi ta zgjidhim një çështje, ne nuk i shmangemi kontaktit me qytetarët.”

Në fund, ai bëri apel për maturi dhe vetëpërmbajtje:

“Mos bini pre e provokimeve për destabilizim. Ne dimë ta duam tonën dhe ta respektojmë të huajën. Ashtu si i duam simbolet tona kombëtare dhe fetare, ashtu duhet t’i respektojmë edhe simbolet e të tjerëve.”

Alternativa do të vazhdojë këto takime në çdo vendbanim, duke sjellë një standard të ri politik, me llogaridhënie, transparencë dhe përkushtim si shtylla të identitetit të saj politik! 

Previous Post

Reshjet e dëborës, bllokohet aksi Strugë-Qafë Thanë

Next Post

Ibrahimi: Le të tregojë Ali Ahmeti se kur në kohën e tij është arrestuar dikush për përdhosjen e flamurit

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Aktuale

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025
Maqedoni

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

15/09/2025
Maqedoni

Banorët e Gazi Babës e presin Izet Mexhitin me kafe dhe ngrohtësi

15/09/2025
Maqedoni

Kasami: Me investimet po e bëjmë qytetin të qasshëm për të gjithë!

15/09/2025
Biznes

Ulen çmimet e derivateve të naftës

15/09/2025
Next Post

Ibrahimi: Le të tregojë Ali Ahmeti se kur në kohën e tij është arrestuar dikush për përdhosjen e flamurit

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025

Rubin i prerë: Këto farë akuzash të llojllojshme janë kampanjë ruso-serbe

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk