Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

AlternAtivA: Grubi dhe Kovaçevski vazhdojnë “të qerasin” familjarët e njëri-tjetrit me pronë shtetërore

05/04/2023
AlternAtivA: Grubi dhe Kovaçevski vazhdojnë “të qerasin” familjarët e njëri-tjetrit me pronë shtetërore
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përderisa qytetarët e vendit po përballen me inflacionin më të lartë dhe
krizën më të madhe ekonomike në 15 vitet e fundit, BDI dhe LSDM
vazhdojnë të ushtrojnë kleptomaninë e tyre mbi buxhetin e shtetit.

Siç informojnë mediat, së fundmi zv/kryeministri i parë Artan Grubi i ka
bërë peshqesh një tokë shtetërore bashkëshortes së kryeministrit Dimitar
Kovaçevski.

Këto praktika, ku BDI dhe LSDM “i japin” njëra tjetrës nga xhepi i
qytetarëve, janë arsyeja kryesore që qytetarët gjithnjë e më shumë po
“votojnë me këmbë”, duke e braktisur shtetin.

Reagimi pa turp dhe pa dinjitet i kryeministrit Kovaçevski për bizneset
e bashkëshortes së tij, por edhe i zv/kryeministrit Grubi për kompanitë
e vëllait, të cilat ndihmohen nga buxheti, tregon se këtyre njerëzve u
ka plasur perdja.

Këta që kanë gojën plot Evropë, harrojnë se korrupsioni dhe kleptomania
nuk kanë vend në BE. Në fakt janë pikërisht këto vese të BDI-së dhe
LSDM-së që po e mbajnë vendin larg Bashkimit Evropian. Në një shtet
normal të BE-së, siç është Suedia, ministrja Mona Sahlin dha dorëheqje
për shkak se kishte blerë “Toblerone” me kartelën zyrtare. Ndërsa BDI
dhe LSDM, më saktë Grubi dhe Kovaçevski, sillen pa pikë turpi edhe kur
zbulohen afera qindra mijëshe e milionëshe.

AlternAtivA kërkon nga organet gjyqësore të hetojnë urgjentisht
indikacionet për konflikt interesi, korrupsion dhe keqpërdorim të
detyrës zyrtare në rastet e familjarëve të kryeministrit dhe
zv/kryeministrit.

Vjedhja e BDI-së u kushton shqiptarëve. Jo vetëm për shkak se buxheti
për kanalizime, rrugë e çerdhe shkon në xhepat e BDI-së, por edhe për
shkak të kompromiseve kombëtare të cilat i bëjnë për të vazhduar
tenderokracinë.

Previous Post

Klinika Zhan Mitrev: Proces dhe sulm i organizuar me thirrje për linçim për akuza të pabaza

Next Post

Kovaçevski: Themelet e shtetit ndërtohen me vendime të guximshme

Related Posts

Maqedoni

Dëme prej qindra mijëra eurosh nga vjedhja e kabllove, Prokuroria me aktakuzë ndaj tre personave

01/11/2025
Maqedoni

Fillon aplikimi për shujtën studentore për vitin akademik 2025/2026

01/11/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

01/11/2025
Maqedoni

VLEN: Faqja që pretendon të përfaqësojë organizatën “Diversitet Tetovë” është i pavërtetë

31/10/2025
Maqedoni

Rexhepi: Tetova ka nevojë për një fillim të ri pas katër viteve keqmenaxhim

31/10/2025
Maqedoni

Arsim Dalipi: Votoni për një Strugë të lirë

31/10/2025
Next Post
Kovaçevski: Themelet e shtetit ndërtohen me vendime të guximshme

Kovaçevski: Themelet e shtetit ndërtohen me vendime të guximshme

Dëme prej qindra mijëra eurosh nga vjedhja e kabllove, Prokuroria me aktakuzë ndaj tre personave

01/11/2025

Fillon aplikimi për shujtën studentore për vitin akademik 2025/2026

01/11/2025

Uji shkatërron vendpunishten e urës mbi lumin Ibër, ende nuk dihet kush e lëshoi

01/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk