Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

AlternAtivA – Departamenti i Arsimit: Shkollat shqipe dita ditës po zbrazen

16/11/2023
AlternAtivA – Departamenti i Arsimit: Shkollat shqipe dita ditës po zbrazen
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Si çdo vit, ashtu edhe në këtë vit, më 1 shtator filloi viti shkollor
për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vendin tonë,
por krahas problemeve të shumta në sistemin arsimor, duke filluar nga
mungesa e objekteve shkollore, mohimi i së drejtës së mësimit në gjuhën
shqipe për nxënësit e Idrizovës, Velesit, mungesa e librave dhe probleme
të tjera të shumta, edhe këtë vit vazhdoi zbrazja e shkollave tona nga
nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme të vendit tonë.
Në rajonin e Pollogut vetëm për 3 muaj rreth 350 nxënës i kanë braktisur
bankat shkollore dhe janë shpërngulur drejt shteteve europiane. Vetëm
për tre muaj nga 10 shkolla fillore të Gostivarit, 60 nxënës kanë
kërkuar fletëshpërngulje për t’u larguar nga vendi, ndërsa 40 nxënës të
shkollave të mesme kanë marrë fletëshpërngulje për arsye të bashkimit
familjar jashtë vendit. Përveç shkollave të Gostivarit, edhe shkollat e
komunës së Tetovës përballën me rënie të numrit të nxënësve, po ashtu
për shkak të bashkimit familjar në shtetet europiane. Kështu, në 12
shkolla fillore të Tetovës fletëshpërngulje kanë marrë 128 nxënës dhe
nga pesë shkolla të mesme të kësaj komune 31 nxënës tashmë janë
shpërngulur jashtë shtetit. Po ashtu, për vetëm tre muaj nga katër
shkolla fillore në Tetovë 99 nxënës janë çregjistruar pikërisht për
shkak të shpërnguljes jashtë vendit. Gjithashtu edhe në shkollat e
komunës së Zhelinës shfaqet ky problem. Kështu, nga gjashtë shkollat
qendrore dhe 11 shkolla periferike vetëm në këtë tremujor janë
çregjistruar 47 nxënës, të cilët kryesisht kanë bërë bashkim familjar në
Gjermani, Zvicër, Itali, Norvegji etj.
Ku i lexon shifrat, nuk mund të mos e emërtosh autorin e këtij eksodi,
sepse ai nuk është anonim. Janë 20 vitet e qeverisjes së një partie
shqipfolëse (BDI), e cila – duke e drejtuar pushtetin me korrupsion, me
abuzim të drejtësisë, si dhe me degradim të arsimit – është bërë
shkaktare e kësaj shpërnguljeje masovike të shqiptarëve nga vatrat e
tyre. Për fat të keq, për vite të tëra Ministria e Arsimit vazhdon të
udhëhiqet nga kuadro të kësaj partie, ndërsa fëmijët shqiptarë vazhdojnë
t’i braktisin shkollat.
Sidoqoftë, jemi thellësisht jemi të bindur që në ditën e zgjedhjeve ata
do ta marrin dënimin e merituar pikërisht nga ata të cilëve ua morën
ëndrrat për një të ardhme në vendin ku u lindën dhe ku thurnin plane që
të plaken së bashku me familjet e tyre.

Previous Post

Filloi realizimi i një ndër projekteve më të rëndësishme për qytetin e Gostivarit

Next Post

Besimi: Në Buxhetin e vitit 2024 janë planifikuar paga dhe pensione më të larta, me përjashtim të pagave të fuksionarëve

Related Posts

Maqedoni

Nesër moti me erë dhe jostabil me të reshura lokale të shiut dhe bubullima

21/08/2025
Maqedoni

VLEN: Arbër Ademi dhe BDI e ulën përqindjen e shqiptarëve, sot bëjnë viktimën!

21/08/2025
Maqedoni

Bakiu: Frçkovski s’mund të lajë duart nga krimet e së kaluarës, shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk falin!

21/08/2025
Maqedoni

Yll Limani ndezi natën në Shkup me një koncert të paharrueshëm

21/08/2025
Maqedoni

AKI shpalli emrin e bartësit të listës për këshilltarë në Qytetin e Shkupit

21/08/2025
Aktuale

MPB: Zyrtar i komunës Shuto Orizare ka përvetësuar nga buxheti komunal 3.600.000 denarë

21/08/2025
Next Post
Besimi: Në Buxhetin e vitit 2024 janë planifikuar paga dhe pensione më të larta, me përjashtim të pagave të fuksionarëve

Besimi: Në Buxhetin e vitit 2024 janë planifikuar paga dhe pensione më të larta, me përjashtim të pagave të fuksionarëve

Arta Bajrami i shkruan letër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit

21/08/2025

Vedat Muriqi njoftohet me dënimin pas kartonit të kuq

21/08/2025

Nesër moti me erë dhe jostabil me të reshura lokale të shiut dhe bubullima

21/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk