Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Alsat: Kjo është marrëveshja– 1.8 milionë euro nënshkruajti Osmani me Eurovian

27/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Аlsat ka siguruar ekskluzivisht marrëveshjen që Bujar Osmani në cilësinë e Ministrit të Jashtëm e ka nënshkruar me kompaninë Eurovia për kryerjen e shërbimeve gjatë Samitit të OSBE-së në Shkup.

Mbi këtë dokument dhe në mungesë të procesverbalit nga subjekti i kontraktuar Eurovia që dikur paraqitej financuese e BDI-së, jo zyrtarisht organi hetues ka nisur procedurë.

Pistat e hetimit janë bazuar në mënyrën se si është caktuar shërbimi, çmimi i shërbimit dhe sa në fakt është realizuar.

Sipas Marrëveshjes mes Osmanit dhe Eurovias, vlera e të cilës arrinë në 1.8 milion euro, kompania ishte obliguar të kryente disa shërbimet si vijojnë:

Për shembull, për punime që ka të bëjë me lyerje nëpër pjesë të ndryshme të objektit në marrëveshje është shënuar se do të paguhen 9.2 milionë denarë apo rreth 150 mijë euro. Për çështje demontimi, sanimi dhe pastrim të brendshëm të objektit, sipas marrëveshjes janë parashikuar 2.5 milionë denarë.

Mbi 1.3 milionë denarë janë paguar për pastrim makinerik të hapësirës së jashtme në hyrjen VIP. Për demontim dhe montim të dyshemesë sportive në hapësirën 2.18 është paguar 166 mijë denarë, ndërsa për demontimin dhe montimin e shankut në të njëjtën hapësirë është paguar 462.500 denarë. 5.000 denarë për metër katror apo gjithsej 250 mijë denarë është paguar për pastrim me makinë të një dyshemeje ekzistuese me pllaka qeramike, linoleum, sportiv dhe të tjera.

Për 96.000 denarë është pastruar dhe shenjëzuar vendi ku është parashikuar zgjerimi i hapësirës së parkingut. Për demontim të binës për pres konferenca, paravaneve, mbajtësve të metalit dhe të ngjashme janë parashikuar 150 mijë denarë. Ndërsa vetëm për ngjyrosjen e kanaleve të ventilimit me ngjyrë të kuqe, janë shpenzuar 130 mijë denarë.

Aktivitete të tilla me çmime të ndryshme, janë të shumta në marrëveshja, të cilat do të jenë në objektivin e organit të akuzës. Disa shërbime janë bërë pa u konstatuar çmimi përkatës, por me marrëveshje “paushall”.

Procedura tenderuese për zbatimin e punimeve për të adaptuar sallën Boris Trajkovski është kryer nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa përfitim më të madh pati kompania donatore e BDI-së, Eurovia e cila e fitoi tenderin me peshë 1.8 milionë euro. Ndaj kritikave të ashpra në opinion për shkak të lidhjes së kompanisë me BDI-në, ministri i Jashtëm Bujar Osmani u ishte përgjigjur me fjalët se nuk e ka ditur se Eurovia është donatore e partisë që i përket.

“E di se nuk ju besohet, por besoni se unë nga mediat e kuptova se kompania është donatore. Nuk isha i lumtur kur ma sollën raportin për rangimin, për shkak se i prisja këto reagime dhe asnjëherë nuk do i vendosja njollë ngjarjes më të rëndësishme në historinë e këtij shteti”, pati thënë në gusht të 2023-së, Bujar Osmani, asokohet ministër i Punëve të Jashtme.

Ditë më parë, pas denoncimit të rastit në Prokurori Publike, Osmani i quajti të pavërteta pretendimet duke theksuar se çështja ligjore mbi këtë prokurim është pastruar dhe mban vulën e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe Anti-Korrupsionit. / Alsat.mk

Previous Post

Mexhiti: Investim mbi 1 milion euro për infrastrukturën nëntokësore në Sahat Kullë

Next Post

Sadiku: Filloi asfaltimi i rrugës “Uji i Kuq – Presllap (Kitkë)”

Related Posts

Maqedoni

Evropa në Çair: Osmani krijon Task Force të posaçme për fondet IPA

27/08/2025
Aktuale

MASh: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor

27/08/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale, Filipçe mohon bashkëpunimin me BDI-në

27/08/2025
Maqedoni

Sadiku: Filloi asfaltimi i rrugës “Uji i Kuq – Presllap (Kitkë)”

27/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Investim mbi 1 milion euro për infrastrukturën nëntokësore në Sahat Kullë

27/08/2025
Maqedoni

ASh: Shpifjet e VMRO-DPMNE-së nuk pijnë më ujë

27/08/2025
Next Post

Sadiku: Filloi asfaltimi i rrugës “Uji i Kuq – Presllap (Kitkë)”

Evropa në Çair: Osmani krijon Task Force të posaçme për fondet IPA

27/08/2025

MASh: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor

27/08/2025

Zgjedhjet lokale, Filipçe mohon bashkëpunimin me BDI-në

27/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk