Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Alpinistët serbë u shpëtuan në Malin e Jezercës, Policia nxjerr pamjet: 50 forca shkuan në terren

26/03/2023
Alpinistët serbë u shpëtuan në Malin e Jezercës, Policia nxjerr pamjet: 50 forca shkuan në terren
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia shqiptare ka reaguar lidhur me shpëtimin e 4 alpinistëve në Malin e Jezercës, ku njëri prej tyre ishte në gjendje të rënduar pasi dëmtoi këmbën.

Blutë kanë nxjerrë pamjet nga ky moment dhe vihet re helikopteri që ka shkuar menjëherë në ndihmë.

Mësohet se pas ndihmës mjekësore, turisti serb është transportuar përsëri me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë: 

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Shtabin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ekipin mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë, i vijnë në ndihmë  një turisti serb që ishte rrëzuar në malin e Jezercës dhe e kishte të pamundur lëvizjen, për shkak se kishte dëmtuar gjymtyrët.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit u angazhuan 50 forca policore nga Komisariati i Policisë Tropojë, Njësia Alpine e Reneas,  forcat ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një ekip mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë malor dhe me dëborë, Policia e Shtetit ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes, për të dërguar një helikopter, për ta transportuar turistin drejt spitalit, në Tiranë.

Rreth orës 10:05, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë 4 turistë serbë kanë kërkuar ndihmë, pasi njëri prej tyre, duke eksploruar zonën e Valbonës, në malin e Jezerces, kishte rënë nga një lartësi dhe kishte dëmtuar këmbën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në ndihmë të turist serb janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe një skuadër alpine e Reneas, së bashku me ekipin mjekësor.

Shërbimet e specializuara të Policisë së Shtetit kanë mundur të shkojnë në vendin ku kishte rënë turisti dhe për shkak të terrenit të vështirë malor dhe me dëborë, skuadra alpine e Reneas dhe shërbimet e Policisë kanë kërkuar ndihmën e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes, për të bërë të mundur transportimin e turistit.

Me ndihmën e helikopterit, pas shumë përpjekjesh, shërbimet e Policisë e kanë futur në helikopter turistin e dëmtuar dhe më pas e kanë zbritur në rrugën e automjeteve, ku dhe helikopteri ka qëndruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore turistit serb.

Pas ndihmës mjekësore, turisti serb është transportuar përsëri me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Turisti serb ka falënderuar shërbimet e Policisë, ekipin e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe stafin mjekësor, që i erdhën në ndihmë në kohë reale, për t’i shpëtuar jetën.

Previous Post

7 këshilla për mposhtjen e etjes kur jeni agjërueshem

Next Post

Rama: Kurti ka hedhur hapa të rëndësishëm në normalizimimin e marrëdhënieve me Serbinë

Related Posts

Shqipëri

E rëndë/26 vjeçari i papunë prej kohësh, plagos nënën e tij disa herë me thikë!

02/08/2025
Shqipëri

Burg mashtruesve me call center, i vodhën qindra mijëra euro qytetarëve gjermanë

02/08/2025
Shqipëri

Ja si po u rrezikohet jeta pushuesve nga plazhet e Velipojës deri në Vlorë

02/08/2025
Rajon

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë që nga viti 2008

01/08/2025
Shqipëri

Shqipëri: Bonus mujor nga 50 euro për çdo fëmijë deri në moshën pesë vjeçare

31/07/2025
Shqipëri

SPAK godet rrjetin e Call Center-ave, miliona euro nga aktiviteti kriminal

31/07/2025
Next Post
Rama: Kurti ka hedhur hapa të rëndësishëm në normalizimimin e marrëdhënieve me Serbinë

Rama: Kurti ka hedhur hapa të rëndësishëm në normalizimimin e marrëdhënieve me Serbinë

E rëndë/26 vjeçari i papunë prej kohësh, plagos nënën e tij disa herë me thikë!

02/08/2025

Skandal korrupsioni në Ukrainë/ Kontrata shtetërore me çmime të fryra për dronë

02/08/2025

Nga java e ardhshme rritje të temperaturave

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk