Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Allegri dhe Chivu, trajnerët që iu kthyen besueshmërinë klubeve milaneze

04/11/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Massimiliano Allegri dhe Cristian Chivu janë dy trajnerët që kanë marrë në dorë timonin e Milanit dhe Interit, dy teknikë që janë shumë të ndryshëm jo sq për ideologjinë futbollistike sesa për kurrikulumin dhe eksperiencën e tyre në pankinë

Nga njëra anë është një prej dekanëve të futbollit me tituj kampionë dhe kupa të fituara, nga ana tjetër është një teknik tjetër, 13 vjet më i ri dhe me vetëm disa ndeshje të Serie A në kurrikulumin e tij e megjithatë janë këta të dy që po bëjnë që dy klubet milaneze të përjetojnë një moment të vecantë.

Pas pauzës së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve, do të luhet Derbi i Madonninës dhe brenda tij është një duel që nuk është parë kurrë më pare, ajo mes dy strategëve të Milanit dhe Interit. Massimiliano Allegri nuk rresht kurrë së habituri, që ai është ndër më të mirët në menaxhimin e skuadrës, leximin e ndeshjes dhe në organizimin në mbrojtje, kjo dihej. Ashtu sikurse dihej edhe aftësia e tij për të bërë bashkë elementët e një skuadre për të krijuar një lidhje spontane mes futbollistëve. Kësaj i shtohet edhe një ristrukturim më i mirë i zotërimit të topit, dicka e re kjo dhe zbut pak handikapin historic, mungesën e fluiditetit në lojë. Po kështu Allegri ka aftësinë të gjejë mënyrat për të tërhequr skuadrën më poshtë për të krijuar hapësira pas shpinës së kundërshtarit. Në këtë pikë problem te Milani mbetet vështirësia për të krijuar raste kundër skuadrave të mbyllura sic u pa në ndeshjet ndaj Pisa dhe Fiorentinës. Por me rikuperimin e Pulisic dhe formën e rigjetur nga Leao është mëse e mundur që të besohet te aftësitë e lojtarëve në lojën një për një për të krijuar superioritet numerik ndaj lojtarëve të vendosur poshtë, ndoshta duke mbingarkuar krahët në mënyrë që të bëhet ndërrimi i lojës.

Ndërsa Chivu, po ndryshon të zakonshmen e futbollit. Logjika e ndarjes në trajnerë krijues dhe trajnerë menaxhues, pasurohet me një koncept të ri; trajnerin inteligjent. Chivu, që trashëgoi një skuadër me një konotacion taktik shumë të spikatur, nuk bëri gjë tjetër vecse mbajti disa principe të lojës duke bërë ndonjë modifikim. Krijimi i lojës është më pak i bazuar te rotacionet konstante, por gjithsesi janë ruajtur disa karakteristika inzaghiane. Por këtu nuk duhet lënë pa përmendur obsesionin për goditjet standard që është shndërruar në një armë më shumë në duart e Interit për të zgjidhur ndeshjet. Një zgjidhje kjo që e bën Interin skuadrën italiane më të ngjashme me Arsenalin e Artetës, teksa edhe ky i fundit i ka goditjet standarde si pikën më të fortë

Pra, Allegri dhe Chivu kanë shumë merita për momentin e artë që po përjetojnë Milani dhe Inter dhe tani jemi në pritje të një përballjeje direkte që parashikohet të jetë si një prej më interesantëve të viteve të fundit.

 

Previous Post

Çka pas zgjedhjeve?

Next Post

Osmani akuzon Serbinë se po rrezikon paqen në rajon

Related Posts

Sport

Është në vitin e fundit të kontratës, por Lewandowski s’është i turbulluar: Jam i qetë për të ardhmen…

04/11/2025
Sport

Struga merr fitore tjetër në kampionat, Rabotniçki dështon sërish

04/11/2025
Sport

Probleme për Barcelonën, mbrojtësi lëndohet gjatë stërvitjes

04/11/2025
Sport

Erdhi me shumë zhurmë te Real Madrid, i riu premtues i Los Blancos pranë kalimit te Lyon

03/11/2025
Sport

Erdhi me shumë zhurmë te Real Madrid, i riu premtues i Los Blancos pranë kalimit te Lyon

03/11/2025
Sport

Cristiano Ronaldo ‘i bën qejfin vetes’: Messi më i mirë se unë? Nuk jam dakord…

03/11/2025
Next Post

Osmani akuzon Serbinë se po rrezikon paqen në rajon

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk