Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Aliu: Lajm i jashtëzakonshëm, linja hekurudhore Durrës-Prishtinë po jetësohet

22/05/2024
Aliu: Lajm i jashtëzakonshëm, linja hekurudhore Durrës-Prishtinë po jetësohet
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri kosovar i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë një lajm “të jashtëzakonshëm” në lidhje me hekurudhën Durrës-Prishtinë.

Ndonëse nuk ka dhënë detaje, ai ka thënë se ky projekt dalëngadalë po jetësohet.

“Lajm i jashtëzakonshëm që pas një sërë takimeve të njëpasnjëshme, si ai me z. Martin Vickers, deputetin dhe të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, e më pastaj edhe me përfaqësuesit e Export Finance (UKEF), projekti i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, dalëngadalë po jetësohet për të bashkuar ekonomikisht të dy vendet tona”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ai shtoi se sot ka qëndruar në Tiranë, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë, ku kanë zhvilluar një takim pune për të diskutuar vijimësinë e ndërtimit të hekurudhës “më të rëndësishme kombëtare, Durrës-Prishtinë”.

Ministri tha se kjo hekurudhë do të kontribuojë në një lidhje të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave.

“Në takim ritheksova se krijimi i linjës hekurudhore është zgjidhja më ekologjike e ndërlidhjes tonë me Shqipërinë. Bashkërisht shprehëm mirënjohjen e pamasë për përkrahjen e Britanisë dhe për mundësinë që kemi para nesh për thellimin e këtij bashkëpunimi”, deklaroi ministri Liburn Aliu.

Çështja e linjës hekurudhore u përmend sot edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm britanik në Tiranë, David Cameron.

Rama u zotua se do të vazhdojë partneritetin me Britaninë për të dekurajuar migrimin nga Shqipëria.

Ai tha po ashtu se është i kënaqur me përfshirjen britanike me pjesëmarrje financiare dhe ekspertizë në linjën e re hekurudhore mes portit të Durrësit dhe Prishtinës. /Klankosova.tv

Previous Post

Tre të plagosur në Pejë

Next Post

Mexhiti: Edhe sot u konfirmua legjitimiteti i VLEN te shqiptarët

Related Posts

Kosovë

Komuna dyetnike: Serbët e Graçanicës nuk duan kryetar shqiptar (VIDEO)

15/08/2025
Kosovë

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-të

15/08/2025
Kosovë

Rrëfehet nëna e vajzës e cila u rrah brutalisht në Gjilan: Nuk kam pasur shpirt me shiku, veç zërin …

15/08/2025
Botë

Trump i shkruan letër Begajt

15/08/2025
Kosovë

Qeveria miraton kredinë 2.5 milionëshe për RTK-në

15/08/2025
Kosovë

Vrasja e trefishtë: Protestë para Gjykatës sonte në Gjilan

15/08/2025
Next Post
Mexhiti: Edhe sot u konfirmua legjitimiteti i VLEN te shqiptarët

Mexhiti: Edhe sot u konfirmua legjitimiteti i VLEN te shqiptarët

Sërish zjarr në Jazhincë! (VIDEO)

15/08/2025

Reagon ashpër ish-shoku i Gjestit ndaj tij: Ti ke për t’u bërë prind …

15/08/2025

Komuna dyetnike: Serbët e Graçanicës nuk duan kryetar shqiptar (VIDEO)

15/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk