Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ali Ahmeti: Ta mbrojmë bashkë MO-në, është vlerë që duhet mbrojtur nga të gjithë

23/12/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sonte para qindra anëtarëve e simpatizantëve të partisë mbajti fjalim në pritjen tradicionale të fundvitit.

Lideri Ahmeti theksoi se gjatë vitit që po lëmë pas patëm zgjedhje të pranuara nga të gjithë, por me epilog jo të këndshëm për shqiptarët, si fitimtarë në këto zgjedhje, gjatë rikapitulimit të ngjarjeve në mbyllje të këtij viti.

“E kam thënë se për BDI-në zgjedhjen që bëri Mickovski nuk ishte e mirë sepse përbuzi vullnetin e shumicës shqiptare dhe të komuniteteve tjera. Për BDI-në është e shëndetshme, por jo edhe për proçeset me rëndësi për vendin dhe për shqiptarët” – u shpreh lideri Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti para të pranishmëve vlerësoi se marrëdhëniet ndëretnike janë çelësi i ardhmërisë së shtetit dhe se integrimi në BE është mbi të gjitha ardhmëria jonë e përbashkët.

“Marrëveshja e Ohrit është ajo që ndaloi tragjedi dhe i hapi rrugë dialogut dhe paqes dhe ne nuk pendohemi që pranuam dhe nënshkruam pavarësisht që ishte kompromis, por garant janë SHBA dhe BE” – deklaroi kryetari Ali Ahmeti

Ai gjithashtu porositi që politikanët vendor VMRO dhe LSDM se duhet të punojnë me qytetarët e tyre se ky shtet është i të gjithëve.

Gjithashtu, bëri të ditur se çdo cenim i MO-së është rrezik sepse vendos në lëvizje opsione që janë të padëshiruara për ne dhe për paqen edhe të rajonit.

Lideri Ali Ahmeti foli edhe lidhur me sistemin e drejtësisë në vend, ku përsëriti se zgjidhja e vetme që të kemi gjyqësi e shtet ku sundon ligji, që bën ndarje dhe siguron balans pushtetesh, është që ne të bëjm një VETING të mirëfillt.

“Nuk di pse palet po i shmangen vetingut.
Ne nuk terhiqemi nga kjo kërkesë.
Ne kemi kërkuar të hapet hetim për çdo funskionarë. Kemi kërkuar të hapet hetim për privatizimin që u nda sipas përkatësisë etnike dhe u perjashtuan shqiptarët. Pse mos ndodhin këto, janë gurthemelet e besimit të qytetarëve ndaj shtetit.” -deklaroi kreu i BDI-së.

Ali Ahmeti bëri apel edhe të partive shqiptare në Qeveri që ata të reflektojnë sepse Ligji për gjuhët nuk është i BDI-së, është Ligj që shqipen e ka bërë zyrtare dhe nuk ka ardh si dhurat nga sistemet e së kaluarës, por e kemi fituar me djersë e gjak.

“Të thirrësh ekspert, komisionin e Venecias, kryetar partish politike për të dhënë vlersim per MO-në është e papranushme sepse e konteston një dokument të arritur me sakrificë dhe të garantuar nga SHBA dhe NATO” ka porositur lideri Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti ftoi të gjithë ata të bashkuar në VLEN të reflektojnë dhe ta mbrojnë kauzën sepse është kauz në respektim e nderim të gjeneratave qe lindin pas nesh.

“Nuk dua ti shoh te turpëruar ata dhe gjithë ata që i kanë votuar. Ta mbrojmë bashkë krenarinë, MO-në, sepse është vlerë që duhet mbrojtuar nga të gjithë” – tha Ahmeti në fjalimin e tij të fundvitit.

Previous Post

Rihapet “Fontana dei Trevi”, por me rregulla të reja për turistët

Next Post

Toshkovski: Deri tani nuk kemi ndonjë konfirmim nga vendet fqinjë për vendndodhjen e Grubit

Related Posts

Maqedoni

VLEN:Furnizime të paligjshme dhe skandaloze në MPJ gjatë mandatit të Bujar Osmanit?!

11/09/2025
Maqedoni

Angellov: Shiu nuk do ta ndalë tymin nga Drisla, zjarri do të mbulohet me dhe

11/09/2025
Maqedoni

Rokas: Rregullat e reja për hyrje në BE fillojnë më 12 tetor, vlejnë edhe për qytetarët e RMV-së

11/09/2025
Maqedoni

Ja sa maqedonas morën shtetësi bullgare gjatë 2024

11/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Tearca: Ballkanin e hapur dhe Vuçiçin nuk e sollëm ne- atë e gjetëm tek Ali Ahmeti!

11/09/2025
Maqedoni

Thaçi: Mexhiti dhe Kasami kanë votat për fitore të pastër

11/09/2025
Next Post

Toshkovski: Deri tani nuk kemi ndonjë konfirmim nga vendet fqinjë për vendndodhjen e Grubit

Parlamenti i Francës propozon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeç

11/09/2025

Parlamenti izraelit miraton 9 miliardë dollarë shtesë për të financuar shpenzimet e luftës

11/09/2025

VLEN:Furnizime të paligjshme dhe skandaloze në MPJ gjatë mandatit të Bujar Osmanit?!

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk