Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ali Ahmeti: Mblidheni mendjen! Një thirrje e jona shkakton tërmet!

10/05/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ali AHMETI

Të dashur vëllezër e motra,
Unë jam i hapur me miq edhe armiq, pa u frikësuar sepse gjithmonë e kam thënë dhe e them të vërtetën, por me lirinë e popullit tim, kurrë skam bë kompromis dhe nuk do bëj.
Nuk më pëlqejnë politikat që ka instaluar pushteti aktual. Për ata që do i dëgjojnë pushtetarët, mund edhe të arsyetohen, se kjo nuk është politikë e jona, se tani ne njerëzit nuk mund t’i ndalim për mendimet e tyre të lira.

Është rrënqethëse kur dëgjon në mediat maqedonase, që për herë të parë pas 20 viteve, maqedonasit qeverisin me shtetin e tyre, Maqedoninë, sepse 20 vitet e kaluara kanë qeverisë shqiptarët. Kjo është rrënqethëse! Kjo është t’i edukosh e t’i informosh keq qytetarët. Është rrënqethëse kur dëgjon: Po të duan shqiptarët të flasin gjuhën shqipe, le të shkojnë në Shqipëri, Kosovë. Dhe duke krahasuar, pse arabët e Algjirit nuk flasin frengjisht dhe nuk e kërkojnë gjuhë zyrtare në Francë gjuhën arabe. Pse shqiptarët nuk e kërkojnë gjuhën e tyre të flitet zyrtarisht në Zvicër dhe Gjermani. Pse turqit në Gjermani nuk e kërkojnë gjuhën e tyre.

Le ta marrin vesh këtu nga Struga, nga brigjet e liqenit, se shqiptarët janë autokton këtu, nuk janë në shtëpi të huaj, gjuha e tyre është gjuhë më e vjetër në të gjithë rruzullin tokësor. Nuk është gjuhë që e flet një popull i dyndur nga një vend tjëtër. Por bashkë me diellin është rrit, është plak. Dhe varrezat mijëra vjeqare këtu i ka. Ka kulturën e vetë, ka traditën e vetë. Ka ndërtu identitet të pamohueshem e të pranueshëm nga e gjithë bota. Prandaj kjo nuk është edukatë e mirë, e mësim i mirë, për t’i fut në përplasje dy komunitetet që kanë përgjegjësinë më të madhe politike dhe historike për këtë shtet. Ky shtet mund të mbijetojë vetëm duke qenë në harmoni të plotë dy komunitete, maqedonas dhe ai shqiptar. Pa harmoni të këtyre dy komuniteteve nuk mund të ketë ardhmëri dhe ekzistencë ky shtet. Dhe ky nuk është kërcënim, kjo është këshillë për ata që nuk dinë të ndërtojnë politika të qëndrueshme dhe të avancuara që të çojnë përpara.

A ju kujtohet juve gjeneratave më të vjetra, si na akuzonin neve në fillim të kryengritjes së 1981, që quhet Pranvera shqiptare, Pranvera Studentore. Unë jam një nga udhëheqësit e asaj Lëvizje. A na quanin irredentistë. A na quanin seperatistë. A na quanin nacionalistë? Çka kanë bërë tash këta politikanë këtu, vetëm kanë ndryshuar pllakën. Duke mos patur mundësi e aftësisë t’i kundërvihen aftësisë tonë profesionale e funksionale, janë të korruptuar, janë hajdutë, janë të kriminalizuar. Ku janë masi janë kaq burra? Pse nuk iu përgjigjën Ligjit të propozuar në Kuvend para 4 vitesh. Akoma ligji flen aty dhe zverdhet, për të bërë Veting. Sepse kemi konstatu dhe shumë mirë e dinë se drejtësia këtu është selektive. E dimë shumë mirë që këtu organet e drejtësisë që duhet të vendosin drejtësi, janë konformiste. Janë si ameba.

Si mund të gjithë ministrat shqiptarë të jenë në burg? Si mund t’i shmangesh Vetingut dhe ta akuzosh një Lëvizje që ka mbi 34 mijë anëtarë në këto hapësira, që ta bën tërmet po të bëjë një thirrje. Por ne kemi qenë të arsyeshëm, që palët të reflektojnë dhe të mbledhin mend. T’i lënë propagandat e politikave ditore, se e keqja e këtij vendi na qenka BDI-ja. Të korruptum, kriminalizum, e gjithçka. Hajdeni urdhëroni, Vetiungun ta bëjmë. Të hapim hetim për të gjitha partitë politike, për të gjithë funksionarët, për privatizimin. Lërini dokrrat! Ky i kriminalizuar, e ai hajdut. Të hapim hetim. Filloni nga unë! Nuk them unë të fillojmë nga Kristiani, e as nga Zorani që ka ik në Dubai. Nga unë le të fillojmë. S’kam guxim se janë rrit me bukë haram!

Vëllezër e motra,
Është fatkeqësi kur dëgjoj, kur i përcjelli mediumet, përcjell ai ato të shkruara dhe ato elektronike, të gjithë të bashkuara kundër shqiptarëve. Të gjithë të bashkuara dhe fshihen dhe justifikohen se po luftojnë BDI-në. S’është e vërtetë që luftohet BDI-së. Gjuha shqipe nuk është e BDI-së. Simbolet kombëtare nuk janë të BDI-së. Institucionet nuk janë të BDI-së. Kuadrot arsimore, shëndetësore nuk janë të BDI-së. Janë shërbëtorë të popullit të vet, pa dallim a janë shqiptarë a maqedonas. Po ne nuk kemi faj që për 20 vjet kemi përparu në progres gjeometrik, për 80 vjet kanë mbët nën 15 vjet.

Ne nuk jemi fajtor për këta. Kështuqë, bëjnë mirë të reflektojnë. Kanë kriju unitet për të na luftuar neve, dhe në këtë situatë ne vlerësojmë se shqiptarëve ju duhet uniteti kombëtar. T’i lëmë anash hidhërimet e së kaluarës sepse duke qenë shqiptarët të hidhëruar në të kaluarën e në kacafytje me njëri tjetrin se kush do jetë i pari, e kush cilën principatë do e udhëheq, e do e zotërojë, ne jemi copëtuar në copa-copa. Shqiptarëve ju duhet uniteti!

Fatkeqësi është që pas sa vitesh, forcat politike maqedonase aplikuan formulën e Millosheviçit me shqiptarët e ndershëm. Është fatkeqësi! Që akoma përdoret Platforma e Çubrilloviqit, e Grashaninit e Andriqit. Po të duash t’i sundosh shqiptarët, duhet t’i përçash. Po të duash t’i sundosh shqiptarët hiqjau historinë dhe krenarinë ilire. Po të duash t’i sundosh shqiptarët kompromitoj para ndërkombëtarëve. Dhe kjo e fundit ka të bëjë pikërisht duke mos pasur argument tjetër, si ti akuzojmë shqiptarët.

Si ta akzuojmë forcën drejtuese, pararojë të shqiptarëve, BDI-në. Dhe e kanë krijuar vokabularin e përditshëm, të korruptuar, të kriminalizuar, të pareformuar. Po ata nga 50 vjet si kanë ndrru kuadrot. Dhe investimin më të madh e kemi bërë në kuadër. Ngado që të shkosh nëpër institucione, ke kuadro që na rrisin krenarinë, na nderojnë me aftësitë profesionale që ata kanë. Mirëpo për fat të keq sot ato kuadro malltretohen, keqtrajtohen, përjashtohen.

Nuk e ndihmon shtetin dhe perspektivën në rrugën europiane kjo hakmarrje që ndodh kundër shqiptarëve. Kjo vetëm që nxit një revoltë të paparë të shqiptarëve, dhe këtë ata nuk e kuptojnë. Kjo duhet kuptuar drejtë!
Si e mohon gjuhën? Si e heq dygjuhësinë prej komunikimit që deri dje ka qenë në përdorim, sot s’është. Hiqet dygjuhësia nga pllakat orientuese te institucionet shtetërore, nga rrugët.

A i shërben kjo demokracië, a i shërben kjo orientimit, anëtarësimit të vendit në BE? Assesi nuk i shërben. Sepse vetë BE-ja i respekton diversitetet. Si mund të funksionojë një Zvicër me katër komunitete dhe katër gjuhë zyrtare, e nuk mund të funksionojë Republika jonë me dy gjuhë zyrtare. Këto janë absurditete, kjo janë t’i kthehesh politikave që sollën gjamë e gjak në të gjithë Jugosllavinë, mbi 300 mijë njerëz të vrarë! Po si nuk i kthehen njëherë asaj të kaluara. Po ia përsëris edhe njëherë. Është rrit me keksa, unë jam rrit në kullë që është djeg.

Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm! Sepse unë të kaluarën e di shumë mirë. Ajo e kaluar është e dhimbshme, dhe jam luftëtar që ajo të mos përsëritet. Po të ndërtojmë të ardhme, po jo duke orientuar njerëzit që ne të japin këshilla se ne duhet të ikim në Shqipëri e Kosovë për të fol gjuhën tonë. Po kur ka fol shqip kjo tokë, nuk e di a kanë qenë të tjerët.

Tash nuk dua të hy e të bëj historinë e gjuhës shqipe në shekuj! Por ama duhet ta dinë, se ne jemi kontribues qoftë në kulturën e Ballkanit, qoftë në kulturën e Evropës, qoftë në kulturën e botës. Ta zëmë, nga Konstadini i lashtë që është i yni, është origjinë, është ADN e jona, Justiniani, Gjergj Dibrani – themelues i Arqipeshkisë së Ohrit. Po nuk hiqemi që ne i kemi dhënë kulturës europiane, sepse atëherë kemi qenë kosmopolit dhe kemi kontribuar për të gjithë njerëzimin. Dhe sot duam demokraci funksionale dhe të mirëfilltë, pa na cenuar të drejtën tonë.

Të nderuar vëllezër e motra,
Unë thash nuk i takoj kampit as të skeptikëve, as të frikacakëve, e as që frikesohem. Ne kemi ngrit kuadro, kemi bërë hapa përpara.

Janë çështje madhore, që kërkojnë zgjidhje edhe këto zhvillime të brendshme te shqiptarët. Pa u ndërhyrë atyre në problemet e tyre të brendshme. Mirë ka bërë zotri Taravari që e ka braktis dhe e ka hetuar tërmetin që do të ndodh. E ka hetuar që padrejtësi të mëdha dhe na kthejnë 20 vjet pas, që e braktis partneritetin. Mirë ka bërë! Por edhe këta që mbesin, mos mbesin se do mbesin ne tunel brenda. Le të ikin sa më shpejtë!

Jemi të angazhuar pa bërë karshillëk. BDI është forca më e madhe në vend. Përderisa është forca më e madhe në vend, për 24 vjet shqiptarët, që u jemi mirënjohës për jetë të jetëve, e kanë mbështet, pa rezervë.

Nuk ka parti që fiton 18 cikle zgjedhore, pa asnjë humbje, për 24 vjet. Tani ka përgjegjësi kombëtare për të menaxhu me procese. Përderisa pala tjetër janë bashkë, të shofim si shqiptarë, të ulemi në mejdan të burrave. Duhet të ulemi, duhet me i lënë cikërimat për madhoret! Unë nuk kam sharrë politikanë, kam qenë përherë i sharrë! Por pa i kapërcyes hidhërimet, s’mund të arrish gjëra të mëdha, për ta bërë kombin, më të nderuar, më të përparuar.

Prandaj na duhet uniteti, veprimi, mirëkuptimi, t’i lëmë dallimet e vogla për të patur parasysh madhoren, që të jemi në shërbim të gjeneratave që vijnë. Ne na duhet vendin ta shpiem në Evropë. Ne na duhet të instalohet demokracia e mirëfilltë, pa drejtësi selektive. Këta që vuajnë në burgje, sa ma parë të lirohen sepse po u mbush kupa, ajo do të derdhet!
Kështuqë, ne duam standarde vërtetë të mirëfillta. Ne nuk duam të futemi në konflikt, as t’i fusim në konflikt shqiptarët me bashkëqytetarët tanë maqedonas.

Vendi duhet të ndërtohet bashkë, standardet duhet të ndërtohen bashkë. E ardhmja duhet të bëhet bashkë! Të gjithëve na nxeh një diell, të gjithëve na mbulon një qiell. Prandaj, çdo ndarje që përpiqen ta bëjnë në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, që i shtijnë qytetarët e vet ta urrejnë gjuhën shqipe, e urrejnë gjuhën shqipe! Po ua përsëris atyre, jo juve që jeni gjaku im, ADN-ja ime.

Atyre u them, politikanëve maqedonas. Ua kam thënë edhe nëpër zyra, mos e shtini popullin, mos e merrni popullin në qafë, punoni me popullin e juaj e bindeni që Marrëveshja e Ohrit është shpëtimi i këtij vendi. I nxisin, se Ali Ahmeti do akoma ta ndajë Maqedoninë, ai nuk mendon për Maqedoni por për Shqipëri. Unë po të desha ta ndaj, do ta ndaja që në vitin 2001 kur mu propozua prej shtetit ndarja e Maqedonisë. Por nuk desha varret, plagë të reja t’u shkaktoj shqiptarëve se një pjesë mbesin andej e një pjesë andej, një pjesë përçahen.

Por, shqiptarët të jetojnë të lirë, të barabartë në shtetin e tyre. Rrofshi e qofshi, falemnderit për kujdesin e praninë e juaj.
Dy fjalë se ka momente e raste, a do ketë zgjedhje apo s’do ketë. Neve na intereson që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të jenë bashkë, mirëpo këtu duhet koncensus bashkë politik dhe etnik. Nëse arrihet ky koncensus, zgjedhjet do të jenë të përbashkëta. Ne hyzmetin ia bëjmë, dhe shpëtimi më i mirë për ata dhe për ne është zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Mirëpo kjo është demokracia që duhet ta respektojmë sepse as ata as ne nuk mund të marrim vendime njëanshëm, pa qenë koncensusi politik dhe etnik. Falemnderit shumë!

(Fjalimi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në takim me qytetarët e Strugës)

Previous Post

Azizi: Me VLEN-in drejt fitores së dinjitetit shqiptar

Next Post

Kurti: Zgjedhjet mund t’i përsërisim, por edhe rezultati mund të thellohet në favor të LVV-së

Related Posts

Maqedoni

Shtetasi turk tentoi të vriste bashkatdhetarin me kapak pusetës në qendër të Shkupit

10/05/2025
Maqedoni

Azizi: Me VLEN-in drejt fitores së dinjitetit shqiptar

10/05/2025
Maqedoni

Shkupi i bashkohet thirrjes së BE-së për armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë

10/05/2025
Maqedoni

Një nxënëse u dha 25 mijë euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të sëmurë

10/05/2025
Maqedoni

Të bashkohet ASH, kryetarët e dy fraksioneve të tejkalojnë veten, vjen thirrja nga dega e Dibrës

10/05/2025
Aktuale

Ganiu: Çairi nikoqir i kampit të parë zyrtar të FC Barcelonës

10/05/2025
Next Post

Kurti: Zgjedhjet mund t’i përsërisim, por edhe rezultati mund të thellohet në favor të LVV-së

LDFM: Derbi pa fitues, Bashkimi tani i dyti!

10/05/2025

A po e ndjek zemrën apo po largohet nga ajo? Postimi i fundit i Jozit ngre dyshime

10/05/2025

Ahmeti: Përjashtimi i shqiptarëve po nxit revoltë – diskriminimi duhet të ndalet!

10/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk