“Ne do të japim maksimumin tonë për ta tërhequr 20%. Do të bëjmë çmos për të heq atë nga kushtetuta. Çdo herë bashkëqytetarët tanë na thonë nuk është tani momenti. Kështu ishte 2019 kur u hap kushtetuta edhe atëherë na thanë herën tjetër. Tani është ajo radha…., tha Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Madje Taravari këmbëngulte se tani është koha të përmirësohet gabimi që u bë në vitin 2019, kur partia aso kohe e udhëhequr nga Ziadin Sela hoqi dorë nga 20 për qind për shkak të anëtarësimit në NATO.
“Ne si ASH do të vazhdojmë të shtyjmë përpara kërkesën tonë për heqjen e 20 për qind e cila mohon identitetin shqiptar dhe të fusim në Kushtetutë gjuhën shqipe. Vlerësoj dhe besoj se tani është momenti që të bëjmë këtë ndryshim”, deklaroi tha Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, u shpreh Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Por gjërat duket kanë ndryshuar. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga njëherësh bartës i procesit të ndryshimeve Kushtetuese thotë se për momentin nuk mundet që VMRO-DPMNE-së t’i jepet alibi për të mos i mbështet ndryshimet.
“Kërkesa për heqjen e 20 për qind do të vazhdojë të mbetet e tillë, por ne nuk mund t’i japim luksin VMRO-së që për shkak të 20 për qind të mos e jap mbështetjen e saj,” deklaroi Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.
Në këtë arsyetim partia e Taravarit ka vetëm mbështetjen e BDI-së, ndërsa kundërshtohet nga Alternativa dhe Lëvizja Besa. Aleanca për Shqiptarët që nga formimi i saj kishte poentuar me heqjen e 20 për qind nga kushtetuta. Madje më këtë kishte kushtëzuar edhe pjesëmarrjen në Qeveri. Në draft-amendamentet aktuale nuk përfshihet ndërhyrja në Amendamentin 5 të Kushtetutës ku gjuha shqipe përcaktohet si gjuhë të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës. /alsat.mk