Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Aleanca për Shqiptarët: Atë që nuk e bëri Prokuroria në 20 vjet, e bëri partneri strategjik SHBA

23/06/2023
Aleanca për Shqiptarët: Atë që nuk e bëri Prokuroria në 20 vjet, e bëri partneri strategjik SHBA
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca për Shqiptarët – Dega në Strugë, e mirëpret Vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit me të cilin Kryetari i Komunës së Strugës, Ramis(z) Merko dhe familjarët e tij shpallen PERSONA NON GRATA në SHBA.
Me këtë Vendim të DASH – it Amerikan, konfirmohen të vërteta dhe plotësishtë të sakta, të gjitha denoncimet dhe reagimet e deritanishme në kontinuitet të ASH – së, – Dega në Strugë, që kanë të bëjnë me Korupcionin madhor, ndërhyrje në procedurat gjyqësore, përvetësim të fondeve publike, duke shkaktuar dëmtim të besimit të opinionit në institucionet dhe zyrtarët demokratik të shtetit.
Pra të nderuar qytetarë, atë çka nuk e bëri për 20 vite Prokuroria e 3 %, Gjyqësia e 4%, dhe organet e tjera kompetente për luftë kundër korupcionit, e bëri partneri strategjik i Maqedonisë së Veriut, pra SHBA, duke i dhënë në këtë mënyrë nji shuplakë të fortë të gjithë atyre dhe instancave të tjera ligjzbatuese që kanë për obligim të mundësojnë funksionimin e shtetit të së drejtës, e që tashmë kanë dështuar në luftën e tyre kundër korupcionit, për çka duhet të mbajnë edhe përgjegjësi. Ashtu siç duhet të mbaj përgjegjësi edhe Kryetari i Komunës së Strugës, Ramis(z) Merko me tarafin e tij tashmë politiko – kriminal, i cili një orë e më parë duhet të liroj karrigen e tij që Struga dhe Struganët të dalin nga pengmarrja dhe të punojnë fortë për të ardhmen e tyre dhe fëmijët e tyre.
Pra Ramis(z) Merko, leri egot personale, kuptoje përgjegjësinë e momentit, ik, liroje karrigen, lironi organet përkatëse të merren pa presionin e pushtetit tënd, mos e mbaj të gjithë Strugën nën Akuzë sepse nuk e meriton, liroje Strugën e Artdashësve, intelektualëve dhe Strugën turistike nga pengmarrja, nuk ke më se çfarë i jep Strugës përveç se mjerim dhe degradim total.
Vendimi i DASH – it, – Amerikan, hap faqe të re në politikbërjen në Komunën e Strugës, e me këtë Struga, sot dhe në të ardhmen e para do të dëshmoj në këtë shekull se mbaroj ERA e “të fortëve” mbaroj ERA e “të gjithë pushtetshmëve” dhe mbaroj ERA e “të paprekshmëve dhe të pandëshkuarve” për shkak se që çdokush një ditë do të duhet të japë llogari para organeve të drejtësisë, nëse jo para gjyqësisë instucionale – patjetër para gjyqit të popullit, e kjo ditë të nderuar qytetarë është shumë afër.
Nisur nga serioziteti i arsyetimeve dhe shkallës së lartë të krimit për të cilin është marrë Vendimi i Departamentin e Shtetit Amerikan, Dega e ASH – së, në Strugë, Kërkon nga Organet Kompetente, të kthejnë dinjitetin e humbur të funksionimit të tyre, të hapin lëndë përkatëse dhe akuzat në fjalë të trajtohen në procedurë gjyqësore dhe të merret Vendimi i merituar ligjor.
Të nderuar pushtetarë dhe politikanë të ketij vendi lereni lojrat, mendoni se mund të talleni ju me Departamentin e Shtetit Amerikan?
Mos mundoheni të hidhni dyshime, hi dhe mjegull fakteve dhe konstatimeve të Departamentin e Shtetit Amerikan, sepse Departamentin e Shtetit Amerikan nuk kanë sjellur Vendim për hetim gjithëpërfshirës, apo ngrirje të anëtarësisë në Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshem të parties sikur paska shkelur ndonjë statutë partie, por Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kane sjellur Vendim për shpallje PERSONA NON GRATA për Kryetarë Komune, për cka kanë dalur për 24 orë, me një mori deklaratash, këtu qendroni…

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Strugë.

Previous Post

AlternAtivA: Korrupsioni i BDI-së nuk është vetëm Merko, por edhe Ahmeti-Soravia

Next Post

Facebook dhe Instagram kufizojnë lajmet në Kanada

Related Posts

Maqedoni

Sadiku: Do jem zëri dhe mbështetja e çdo fermeri të Likovës

23/08/2025
Aktuale

Pas zgjedhjeve, rekonstruim të Qeverisë

23/08/2025
Maqedoni

Aliu: Filloi pastrimi i hapsirës për ndërtimin e “Parkut memorial për viktimat nga zjarri në spitalin modular – Tetovë”

23/08/2025
Maqedoni

Hoxha viziton fermerët e Likovës, përgëzon themelimin e Grupit lokal të veprimit “EkoLider”

23/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi me mbështetje për nxënësit e Sarajit: 20 më të mirët çdo vit do të shpërblehen me patentë shofer falas

23/08/2025
Maqedoni

Nga fjalët në vepra, Izet Mexhiti e nis transformimin e Çairit me Seravën (FOTO)

23/08/2025
Next Post
Facebook dhe Instagram kufizojnë lajmet në Kanada

Facebook dhe Instagram kufizojnë lajmet në Kanada

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

23/08/2025

Emine Erdogan i shkruan Melania Trump: Tregoni ndjeshmëri edhe për Gazën

23/08/2025

Zbulohet kontrata martesore e Ronaldos me Giorginën nëse divorcohen

23/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk