Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Albi Qamili emërohet bartës i listës së VLEN në Tetovë

13/09/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Albi Qamili do të jetë bartësi i listës së VLEN për zgjedhjet lokale në Tetovë.

Qamili, megjithëse në moshë të re, njihet si një aktivist i palodhur dhe i përkushtuar ndaj çështjeve shoqërore dhe politike. Ai është diplomuar në Shkenca Politike dhe aktualisht po ndjek studimet pasdiplomike në fushën e së Drejtës Kushtetuese.

Gjatë viteve të fundit, Qmili ka qenë vazhdimisht pranë qytetarëve, veçanërisht të rinjve, duke u angazhuar në organizime, debate dhe iniciativa të ndryshme. Sipas Kasamit, ai përfaqëson më së miri energjinë, vendosmërinë dhe vizionin e brezit të ri që kërkon ndryshim të prekshëm në jetën publike.

“Albi mishëron atë që është më e vyer tek rinia jonë: guximin për të menduar ndryshe, gatishmërinë për të vepruar dhe idealizmin për ta parë vendin të zhvillohet”, ka shkruar ndër të tjera Kasami në postimin e tij.

Me këtë emërim, VLEN synon të sjellë një frymë të re në politikën lokale dhe të garantojë që zëri i të rinjve të dëgjohet e të përfaqësohet denjësisht.

Previous Post

142 shtete të OKB-së mbështesin një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria dhe Maqedonia abstenuan (TABELA)

Next Post

Roykind dhe Osmani prezantojnë “Vizioni i Karrierës” – ringjallja urbane e Çairit

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti në Teneqe Mahallë të Çairit: Politika e vërtetë bëhet me njerëzit

13/09/2025
Maqedoni

Zjarr i madh në Trubarevë të Shkupi, autoritetet në terren

13/09/2025
Maqedoni

BDI-Kumanovë: Blerim Hyseni në krye të listës së BDI-së në Kumanovë

13/09/2025
Aktuale

Kamerat testuese në autostradën Shkup–Tetov zbulojnë shkelje të shumta, numrat janë shqetësuese

13/09/2025
Maqedoni

Roykind dhe Osmani prezantojnë “Vizioni i Karrierës” – ringjallja urbane e Çairit

13/09/2025
Aktuale

142 shtete të OKB-së mbështesin një shtet palestinez, por pa Hamasin! Shqipëria dhe Maqedonia abstenuan (TABELA)

13/09/2025
Next Post

Roykind dhe Osmani prezantojnë “Vizioni i Karrierës” – ringjallja urbane e Çairit

Mexhiti në Teneqe Mahallë të Çairit: Politika e vërtetë bëhet me njerëzit

13/09/2025

Zjarr i madh në Trubarevë të Shkupi, autoritetet në terren

13/09/2025

BDI-Kumanovë: Blerim Hyseni në krye të listës së BDI-së në Kumanovë

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk