Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Akuza për abuzim seksual ndaj prokurorit të Hagës

25/10/2024
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) kërkonte ngritje akuzash këtë vit për krime lufte ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për operacionet në Gazë, ai ishte i përfshirë në një krizë personale shumë të ndryshme që po zhvillohej pas kuintave.

Prokurori Karim Khan u përball me akuza se ai u përpoq për mbi një vit ta detyronte një ndihmëse femër të kishte marrëdhënie seksuale me të dhe se e ka prekur atë në mënyrë të papërshtatshme, kundër vullnetit të saj. Ai i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke thënë se “nuk kishte asgjë të vërtetë në sugjerimet për sjellje të pahijshme”. Zyrtarët e gjykatës kanë thënë se ato mund të jenë bërë në kuadrin e një fushate denigrimi nga shërbimi izraelit i zbulimit.

Dy kolegë, me të cilët akuzuesja kishte marrëdhënie të afërta në selinë e gjykatës në Hagë, raportuan për sjelljen e pahijshme në fillim të majit tek enti i pavarur që mbikëqyr gjykatën, që tha se e intervistoi gruan dhe se i dha fund hetimit pesë ditë pasi ajo vendosi të mos paraqiste një ankesë zyrtare. Vetë prokurori Khan nuk u mor ndonjëherë në pyetje.

ADVERTISING

Por çështja mund të mos ketë përfunduar me kaq.

Megjithëse gruaja nuk pranoi të komentonte për agjencinë e lajmeve Associated Press, persona të afërt me të thonë se ngurrimi i saj fillestar ishte nxitur nga mosbesimi ndaj entit të mbikëqyrjes së brendshme dhe ajo u ka kërkuar shteteve anëtare që mbikëqyrin Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) të fillojnë një hetim të jashtëm. Një zyrtar i ICC-së në dijeni të çështjes, i cili foli me agjencinë e lajmeve AP në kushte anonimiteti, konfirmoi se kërkesa mbetet në shqyrtim.

Këto përpjekje u përshëndetën nga persona të afërt me gruan, e cila ende punon në gjykatë.

“Ai nuk është se u përpoq vetëm një herë, apo se i hodhi një krah në shpatulla që mund të jetë subjekt keqinterpretimi”, tha një nga personat për agjencinë e lajmeve AP, duke folur në kushte anonimiteti për të mbrojtur identitetin e gruas. “Ishte një model sjelljeje i përsëritur, që u shfaq për një periudhë të gjatë kohore”.

Megjithëse mbikëqyrësi i gjykatës nuk mundi të përcaktojë se pati shkelje, i kërkoi sidoqoftë prokurorit Khan nëpërmjet një shkrese që të minimizonte kontaktet me gruan për të mbrojtur të drejtat e të gjithë personave të përfshirë dhe për të mbrojtur integritetin e gjykatës.

Brenda disa ditësh nga mbyllja e çështjes së brendshme hetimore, puna e gjykatës vazhdoi. Prokurori Khan më 20 maj kërkoi lëshimin e urdhrave të arrestit për Kryeministrin Netanyahu, ministrin e tij të mbrojtjes dhe tre udhëheqësve të Hamasit me akuza për krime lufte. Kërkesa e prokurorit po shqyrtohet tashmë nga një panel prej tre gjyqtarësh.

Administrata e Presidentit Joe Biden tha se nuk ishte informuar paraprakisht, dhe presidenti e quajti “revoltues” veprimin e prokurorisë për të nënkuptuar një ekuivalencë midis Izraelit dhe Hamasit.

Gjatë shpalljes së akuzave, prokurori Khan la të kuptohet se forca të jashtme po bënin një fushatë për të prishur hetimin.

“Këmbëngul që të gjitha përpjekjet për të penguar, frikësuar ose influencuar në mënyrë të pahijshme zyrtarët e kësaj gjykate duhet të ndalen menjëherë”, tha prokurori Khan, duke shtuar se ai nuk do të hezitonte të përdorte autoritetin e tij për të hetuar këdo që dyshohet se pengon drejtësinë./VOA

Previous Post

Izet Mexhiti: NUK KA QEVERI PA VLEN-in!

Next Post

Krisje në LSDM, shpërthen lufta e brendshme

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Botë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16/05/2025
Next Post

Krisje në LSDM, shpërthen lufta e brendshme

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk