Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Aksione masive për pastrimin e Çairit: Bujar Osmani paralajmëron formimin e Shtabit të Krizës

02/10/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp paralajmëroi një qasje radikale në përballjen me papastërtinë, e cila, sipas tij, është bërë plaga më e madhe e komunës.

“Menjëherë pas marrjes së detyrës do të shpall gjendje të jashtëzakonshme për papastërtinë dhe do të formoj Shtabin e Krizës, ku do të përfshihen komuna, kompanitë private, bashkësitë lokale, shkollat, si dhe bashkësitë fetare”, tha Osmani.

“Ditën e parë do të shpallim gjendje të jashtëzakonshme për papastërtinë në Çair. Duam të realizojmë një operacion masiv për pastrim manual dhe mekanik. Do të lahen të gjitha rrugët, do të pastrohet çdo park, do të mblidhet çdo mbeturinë. Dhe kjo do të përsëritet përmes aksioneve masive. Kam biseduar tashmë me bashkësitë fetare dhe u kam kërkuar që të motivojnë besimtarët e tyre të marrin pjesë në këto aksione. Gjimnazistët do të dalin me ne, qytetarët do të dalin me ne, dhe për herë të parë do ta shohim Çairin të pastër, pa mbeturina, pa pluhur në rrugë, me rrugë të lara dhe të dezinfektuara”, theksoi Osmani.

Ai shtoi se synimi nuk është vetëm pastrimi, por edhe ndërtimi i vetëdijes për përgjegjësinë e përbashkët ndaj higjienës.

“Kur qytetari sheh se fqinji i tij pastron rrugën bashkë me të, më vështirë do të hedhë mbeturina. Kështu, gradualisht do të krijojmë një kulturë të kujdesit të përbashkët për Çairin”, deklaroi Osmani.

Sipas tij, arsyeja për këtë nismë është gjendja alarmante e higjienës në Çair, që nuk është vetëm problem estetik, por para së gjithash problem shëndetësor për qytetarët, veçanërisht për më të rinjtë.

“Çairi, sipas të gjithë parametrave, është komuna më e ndotur në Shkup. Dhe kjo nuk është çështje estetike. Nuk është çështje nëse duket bukur apo jo, por është çështje direkte për shëndetin e njerëzve. Rrugët e Çairit nuk janë larë me vite. Pluhuri nuk është pastruar me vite. Ai pluhur përfundon në mushkëritë e brishta të fëmijëve tanë dhe shkakton sëmundje kronike me të cilat do të përballen gjatë gjithë jetës së tyre”, tha Osmani.

Previous Post

Gjendet 15-vjeçarja e raportuar e larguar nga shtëpia në Gostivar

Next Post

Incident në Manchester: Katër të plagosur, i dyshuari qëllohet nga policia

Related Posts

Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Maqedoni

Adem Avziu: Nuk ka vend për të pamoralshmit në BDI

03/11/2025
Maqedoni

Arbër Ademi: BDI nuk ka përgjegjësi për humbjet në Kërçovë dhe Bërvenicë

03/11/2025
Next Post

Incident në Manchester: Katër të plagosur, i dyshuari qëllohet nga policia

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk