Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Aksidenti në Serbi, Aleksandar Filipoviq ishte në veturën me sigurimin e Radoiçiq

09/04/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

R. M., nëna e njërit prej drejtuesve të Policisë së Serbisë, ka ndërruar jetë më 8 prill në një spital në Beograd, 17 ditë pasi ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku të shkaktuar nga një automjet nga kolona e sigurimit të terroristit të kërkuar për sulmin në Banjska, Milan Radoiçiq.

Në veturën që shkaktoi aksidentin ka qenë edhe Aleksandar Filipoviq, ish-polic i Kosovës i cili ka mbajtur pozitën e shefit te operativës për veriun, raportojnë mediat serbe.

KosovaPress mëson se Filipoviq ka pësuar lëndime në këmbë gjatë aksidentit. Filipoviq për një kohë ka shërbyer si pjesë e rrethit të ngushtë të autori të sulmit terrorist në Banjska, Milan Radoiçiq dhe sipas raportimeve të mediave, i njëjti ka mbajtur rol aktiv në veprimtari kriminale në veri të Kosovës.

Emri i Filipoviqit nuk është i panjohur për institucionet e sigurisë në Kosovë. Sipas një raporti të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, Aleksandar Filipoviq dhe Nenad Gjuriq, një tjetër ish-zyrtar i lartë në Policinë e Kosovës, kanë vepruar sipas urdhrave të Radoiçiq, për çka më pas kanë marrë medalje nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Kujtojmë, një gjykatë në Serbi më 4 tetor 2023 liroi nga paraburgimi Milan Radoiçiq. Politikani dhe biznesmeni i pasur me lidhje me partinë populiste në pushtet të Serbisë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjska, ku u vra një polic i Kosovës.

Kosova ka akuzuar Serbinë për akt agresioni, por Beogradi e ka mohuar këtë duke thënë se Radoiçiq dhe grupi i tij prej 30 vetash kanë vepruar vetë.

Radoiçiq kërkohet edhe nga Interpoli, por ai vazhdon të shëtitet nëpër Serbi. Zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së kanë kërkuar nga Serbia që të gjithë autorët e sulmit, përfshirë Radoiçiq, të sillen para drejtësisë. /Kosovapress

Previous Post

Rusia kërcënon Perëndimin: Përplasje direkte nëse trupat evropiane futen në Odesa

Next Post

VLEN: BDI-ja gënjen dhe tregon se është në panik

Related Posts

Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Aktuale

Osmani shpërthen ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

16/05/2025
Rajon

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

16/05/2025
Aktuale

Costa: Qëndrueshmëria dhe besimi, parimet kyç në procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
Next Post

VLEN: BDI-ja gënjen dhe tregon se është në panik

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk