Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

AKI mbyll fushatën në Gostivar me aktivitet rinor – Limani: Të dielën kemi ditë feste

17/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në prag të përmbylljes së fushatës zgjedhore zhvilloi një aktiviteti sportiv, të organizuar në bashkëpunim me forumet rinore të partive partnere të koalicionit. Ngjarja simbolike u zhvillua në prani të të rinjve dhe mbështetësve të subjektit politik, si dhe me pjesëmarrjen e kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit dhe kandidatit për rizgjedhje, Valbon Limani.

Në fjalën e tij, Limani vlerësoi angazhimin dhe frymën pozitive që ka karakterizuar të gjithë fushatën, duke falënderuar veçanërisht rininë për rolin e tyre aktiv. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votës në mënyrë të qetë dhe demokratike.

> “Fushatën e nisëm me energji dhe përkushtim, dhe jemi të lumtur që po e përmbyllim në të njëjtën frymë. Të dielën, le të votojmë me qetësi dhe dinjitet. Le të jetë ajo një ditë feste për gjithë qytetarët e Gostivarit,” deklaroi Limani.

Nga ana tjetër, bartësi i listës së AKI për Këshillin Komunal, Valdet Xhaferi, u bëri thirrje qytetarëve të përkrahin numrin katër në fletëvotim – si për kandidatin për kryetar komune, ashtu edhe për listën e këshilltarëve.

> “Zgjidhja më e mirë për vazhdimin e zhvillimit në Gostivar është mbështetja për numrin katër. Kërkojmë votën tuaj për të çuar përpara projektet që kemi prezantuat para jush” u shpreh Xhaferi.

AKI mbyll sonte fushatën zgjedhore me një tubim me banorët e fshatrave Çegran dhe Forinë të ftuar në ora 20, i cili do të mbahet te shkolla fillore në Çegran.

Previous Post

Miratohet aktakuza e dytë për zjarrin në Koçani

Next Post

Endrit Thaçi i bashkohet protestës pro-UÇK në Tiranë, shihet i buzëqeshur

Related Posts

Maqedoni

Dy shqiptarë kandidatë për Gjykatën Evropiane në Strasburg

18/10/2025
Aktuale

Dyshime për ryshfet në zgjedhje, policia i sekuestron 120 mijë denarë një personi në Çashkë

18/10/2025
Maqedoni

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

18/10/2025
Maqedoni

Zgjedhjet lokale/ 99 të sëmurë dhe 62 të burgosur votojnë në Tetovë

18/10/2025
Maqedoni

33-vjeçari arrestohet për shkatërrim të postareve të një partie politike

18/10/2025
Maqedoni

Kjo është porosia e fotografisë të cilën e postoi Zeqirja Ibrahimi me Mexhitin dhe Osmanin

18/10/2025
Next Post

Endrit Thaçi i bashkohet protestës pro-UÇK në Tiranë, shihet i buzëqeshur

Genta Ismajli rrëfen për problemet shëndetësore: Trajtimi nuk po më bën mirë

18/10/2025

Goli spektakolar i Ronaldos ndaj Al Fateh (VIDEO)

18/10/2025

“Der Klassiker” i buzëqesh Bajernit, fitorja ndaj Dortmundit vazhdon startin perfekt në kampionatit (VIDEO)

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk