Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza

05/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Viktimë e urisë në Gaza ka mbetur dhe akademiku palestinez, shkrimtari dhe poeti Omar Harb: Mediat lokale thonë se lektori universitar ndërroi jetë nga kequshqyerja si pasojë e bllokadës disa mujore izraelite që ka gjunjëzuar enklavën.

Shëndeti i tij kishte ardhur në përkeqësim javët e fundit, e në një intervistë të dhënë këto kohë për Al Jazeerën, Harb që përpara fillimit të konfliktit tetorin e vitit 2023 peshonte 120 kilogramë, tani kishte një peshë prej më pak se 40 kilogramësh.

Në intervistën e dhënë tre javë para vdekjes, akademiku kishte përshkruar vuajtjet e tij personale duke u lutur për ushqim, ilaçe dhe ndihmë mjekësore që kurrë nuk i mori. Ai gjithashtu kishte kërkuar një karrocë të re për personat me aftësi të kufizuara.

“Kam parë fotografitë e mia para dhe pas luftës dhe mendova, si është e mundur që të arrijë njeriu kështu. Nuk e di pse jemi në këtë pikë. Njerëzit po vuajnë, dhe askush nuk i kushton vëmendje kësaj vuajtjeje”, qe shprehur ai. Tragjedia që e pllakosi shkrimtarin palestinez ishte e madhe: Gjatë luftës, ai humbi të paktën 26 anëtarë të familjes, përfshirë bashkëshorten, fëmijët dhe nipërit e mbesat.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me urinë në Gaza është rritur në 370, ndërsa shumicën e viktimave i përbëjnë fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Edhe pse Harbit iu tha se do të evakuohej nga Gaza gjatë Ramazanit vitin e kaluar, ai mori më pas një njoftim se nuk e kishte emrin në listë.

Previous Post

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…

Next Post

19 vite në arrati, arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar në të gjithë Evropën, e “tradhtoi” tatuazhi

Related Posts

Botë

Tension në OKB, dhjetëra delegatë braktisin sallën kur Netanyahu ngjitet në podium për të folur për Gazën (VIDEO)

26/09/2025
Botë

Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB

26/09/2025
Botë

Donald Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26/09/2025
Botë

Interpoli godet krimin kibernetik, arrestohen 260 persona për mashtrime online

26/09/2025
Botë

Shkencëtarët zbulojnë shkakun e tërmeteve masive në Santorini: Vullkanet fqinje përgjegjëse për krizën sizmike

26/09/2025
Botë

Trump vendos tarifë 100% për disa ilaçe të importuara që nga 1 tetori

26/09/2025
Next Post

19 vite në arrati, arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar në të gjithë Evropën, e “tradhtoi” tatuazhi

Qeveria e Shqipërisë publikon vendimin: Shkarkohet Erion Veliaj

26/09/2025

Facebook dhe Messenger me rregulla të reja për adoleshentët

26/09/2025

Dalin pikët e Topit të Artë – Kjo është distanca e pikëve të Dembele me Yamal

26/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk