Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ahmeti uron 34 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, ka një mesazh për politikanët maqedonas!

08/09/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar për 34 vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë. Ahmeti ju drejtohet maqedonasve duke thënë se nuk ka asnjë rrezik nga barazia me shqiptarët. Sipas tij, shqiptarët duan shtet unitar, të barabartë, të integruar në NATO dhe BE.

Ja dhe postimi i tij i plotë:
Përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut është gjithmonë shkas për të reflektuar mbi atë se ku ishim, ku jemi dhe ku duhet qenë.

Kushtetuta e vitit 1974 u ndryshua më 1989 në nënyrë të njëanshme duke i privuar shqiptarët nga statusi shtetformues dhe ky moment paraqet kthesën stagnuese në vend.

Më pastaj, më 1991, shqiptarët sërish u përjashtuan dhe nuk ishin pjesë e procesit të shkëputjes së Maqedonisë nga ish Jugosllavia e as nuk ishin hisedarë në ndërtimin e shtetit të ri.

Kësisoji, u hartua kushtetuta diskriminuese që promovonte supremacinë etnike të shumicës ndaj shqiptarëve dhe komuniteve tjera.

Asokohe, politikanë të pandërgjegjshëm krijuan naracion e gabuar arkaik “Maqedonia e maqedonasve.”

Propagandonin mashtrimin e vazhdueshëm që e keqja e këtij vendi vie nga shqiptarët.

Qeverisnin papërgjegjshëm nëpërmjet të instalimit të frikës inekzistuese për “rrezikun” që këtij vendi i kanoset nga shqiptarët.

Këto politika të gabuara morën fund më 2001, kur shqiptarë e maqedonas u zotuam bashkë që ta ndërtojmë Maqedoninë e re, të barabartë dhe EuroAtlantike, nëpërmjet të zbatimit të Marrëveshjes paqësore të Ohrit, të garantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Kushtetuta e re, me të gjitha nëpërkëmbëzat politike ndër vite, mundësoi barazi etnike, gjuhësore, kulturore, arsimore, përdorim të simboleve kombëtare dhe ndarje të përgjegjësive për bashkëqeverisje.

Kjo mendësi e re, e bashkëjetesës, e respektit dhe barazisë, zbatoi Marrëveshjen e Ohrit, anëtarësoi vendin në NATO dhe hapi bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Por, të nderuar bashkëqytetarë,

sot jemi dëshmitarë të rikthimit jo vetëm të një narativi të njejtë, por edhe të veprimeve të përditshme që cënojnë bashkëjetesën, Marrëveshjen e Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike, barazinë dhe të arriturat e përbashkëta të derisotme.

Përfitimet partiake të çastit me fushatë antishqiptare janë dështim i shtetit të përbashkët.

Fiton partia, humb shteti!

Të nderuar maqedonas, asnjë rrezik, asnjë maqedonasi, e aq më pak shtetit, nuk i kanoset nga barazia me shqiptarët.

Po e ritheksoj, shqiptarët duan shtet unitar, të barabartë, të integruar në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Çdo gjë tjetër që dëgjoni në vazhdimësi nga elita politike maqedonase është mashtrim.

Në këtë përvjetor, ftoj liderët politik maqedonas nga i gjithë spektri politik që të heqin dorë nga politika e instalimit të percepcionit të gabuar tek maqedonasit për shqiptarët dhe bashkëjetesën, të dëshmojnë lidership, të rikthehen në rrugën e respektit për vullnetin politik të bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë në zgjedhje, të ripërqafojnë parimin e barazisë dhe të zbatimit të frymës së Marrëveshjes së Ohrit si dhe të ndjekim bashkë rrugën europiane.

Previous Post

Gashi uron Ditën e pavarësisë: Ky amanet na obligon që të ndërtojmë një shtet të fortë, demokratik dhe të qëndrueshëm

Next Post

Murtezani në panel diskutimin për rolin e Shqiptarëve në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian në Tiranë

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur në Likovë

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025
Next Post

Murtezani në panel diskutimin për rolin e Shqiptarëve në bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian në Tiranë

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk