Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ahmeti takoi ministrat e punëve të jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë

13/07/2023
Ahmeti takoi ministrat e punëve të jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka realizuar sot takim me ministrat e punëve të jashtme të Austrisë, z. Alexander Schallenberg, të Çekisë, z. Jan Lipavský  dhe të Sllovakisë, z.  Miroslav Wlachovský, në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në vendin tonë.

Temë qëndrore e diskutimit gjatë këtij takimi ishte rrugëtimi europian i vendit, rëndësia dhe domosdoshmëria e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, rrjedha e procesit të skriningut, sfidat e reformimit të vendit në frymën europiane dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit vendor dhe rajonal.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti informoi diplomatët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian mbi përkushtimin dhe planin e koalicionit qeverisës për të trasuar rrugën e sigurtë drejt horizontit të Europës, mbi iniciativën e krijimit të një fronti të fuqishëm europian që do të prijë me sukses procesin jetik të miratimit të ndryshimeve kushtetuese që nuk duhet perceptuar vetëm si kusht i zhbllokimit të rrugës europiane, por edhe si mekanizëm për përforcimin e kapaciteteve demokratike të vendit.

Ahmeti ka potencuar se vendi ka forca progresive që po përkujdesen për ruajtjen e orientimit proeuropian të vendit, të përkushtuara në finalizimin e procesit të skriningut, targetimin e pikave kyçe të veprimit reformues në frymën europiane dhe vendosjen në dispozicion të të gjitha kapaciteteve institucionale për tejkalimin me sukses të sfidave që dalin nga hapja e kapitujve të negocimit.

Ai ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e deritanishme të të gjitha vendeve anëtare të Europës për të gjitha arritjet e deritanishme të vendit, duke kërkuar prej tyre thellimin e mëtejshëm të asaj mbështetje në çastet jetike për të ardhmen europiane të vendit.

Stabiliteti vendor, rajonal dhe i mbarë kontinentit europian është prioriteti parësor që mund të garantohet vetëm përmes integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo rrugë nuk duhet të rrezikohet dhe të mbahet peng e ardhmja europiane e qytetarëve nga interesat e ngushta subjektive.

Previous Post

Ministrat e BE-së me porosi: Nëse nuk i miratoni ndryshimet ka rrezik të izoloheni

Next Post

AlternAtivA – Departamenti i Bujqësisë: I mbështesim fuqimisht bujqit

Related Posts

Maqedoni

Sadiku: Do jem zëri dhe mbështetja e çdo fermeri të Likovës

23/08/2025
Aktuale

Pas zgjedhjeve, rekonstruim të Qeverisë

23/08/2025
Maqedoni

Aliu: Filloi pastrimi i hapsirës për ndërtimin e “Parkut memorial për viktimat nga zjarri në spitalin modular – Tetovë”

23/08/2025
Maqedoni

Hoxha viziton fermerët e Likovës, përgëzon themelimin e Grupit lokal të veprimit “EkoLider”

23/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi me mbështetje për nxënësit e Sarajit: 20 më të mirët çdo vit do të shpërblehen me patentë shofer falas

23/08/2025
Maqedoni

Nga fjalët në vepra, Izet Mexhiti e nis transformimin e Çairit me Seravën (FOTO)

23/08/2025
Next Post
AlternAtivA – Departamenti i Bujqësisë: I mbështesim fuqimisht bujqit

AlternAtivA - Departamenti i Bujqësisë: I mbështesim fuqimisht bujqit

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

23/08/2025

Emine Erdogan i shkruan Melania Trump: Tregoni ndjeshmëri edhe për Gazën

23/08/2025

Zbulohet kontrata martesore e Ronaldos me Giorginën nëse divorcohen

23/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk