Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ahmeti në takim me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj

05/04/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të përzemërt dhe vëllazëror me Presidentin e Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, me të cilin biseduam për zhvillimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në rajon dhe më gjerë.

Ndamë shqetësimin e përbashkët se zhvillimet aktuale, si në vend ashtu edhe në rajon, nuk po ecin në drejtimin e duhur. Megjithatë, besoj dhe konfirmova bashkë me Presidentin Begaj se Republika e Maqedonisë së Veriut ka kapacitetet e nevojshme për të tejkaluar sfidat me të cilat përballet. Ajo që mungon nuk është aftësia, por vullneti – vullnet që duhet të jetë i ndërsjellë.

Në radhë të parë, duhet të përmirësohen marrëdhëniet ndëretnike dhe të mbrohen arritjet e frymës së Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Po ashtu, duhet të respektohen edhe marrëveshjet e tjera të rëndësishme si ajo e Prespës dhe marrëveshjet për fqinjësi të mirë, që hapin rrugën për një të ardhme të përbashkët evropiane.

Ramë dakord se e ardhmja e rajonit është në stabilitetin e qëndrueshëm dhe integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Paqja nuk mund të jetë funksionale në mënyrë parciale – duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë të gjitha vendet dhe popujt e Ballkanit Perëndimor në frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit.

Presidenti Begaj konfirmoi edhe një herë se Shqipëria do të mbrojë me përkushtim Kushtetutën e saj, por gjithashtu do të jetë gjithmonë gardiane e interesave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të saj.

Takime të tilla i shërbejnë jo vetëm shqiptarëve kudo që janë, por edhe forcimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërshtetërore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Sepse vetëm përmes paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit të ndershëm mund të ndërtojmë një të ardhme të dinjitetshme për të gjithë qytetarët tanë.

https://www.facebook.com/share/p/16TH9i9e4L/

Previous Post

Shkon në mbi 3,300 numri i viktimave nga tërmeti në Mianmar

Next Post

Goditja në tru, zbuloni disa nga zakonet që reduktojnë rrezikun

Related Posts

Maqedoni

Aliu: Po e adaptojmë zgjidhjen ligjore për problemin me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë

05/11/2025
Maqedoni

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025
Maqedoni

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025
Maqedoni

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe diell

05/11/2025
Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Next Post

Goditja në tru, zbuloni disa nga zakonet që reduktojnë rrezikun

Aliu: Po e adaptojmë zgjidhjen ligjore për problemin me shënuesit e tumoreve për pacientët onkologjikë

05/11/2025

Shkup, arrestohet 38 vjeçari, kapet me drogë

05/11/2025

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk