Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Agron Reçi jep dorëheqje të parevokueshme nga funksioni Avokat i shtetit

12/08/2024
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agron Reçi, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme për shkaqe personale. Ai kërkoi që Qeveria të pranojë dorëheqjen e tij në seancën e ardhshme qeveritare dhe konform Ligjit për Avokatinë e shtetit, jo më vonë se shtatë ditë nga përfundimi i detyrës, të emërohet Avokat i shtetit me seli në rajonin e Ohrit, nga ku u emërua para se të marrë postin.

Reçi, me vendim të Qeverisë, nga data 18.04.2023 është emëruar Avokat i shtetit. Më parë ai ka mbajtur detyrën e avokatit të shtetit për rajonin e Ohrit, ku është emëruar me vendim të Qeverisë nga nëntori i vitit 2020.

“Këtë dorëheqje e parashtroj për arsye personale, prej të cilave ndikimi më dominues në vendimin tim e ka pasur fakti se jam person familjar, me një familje të krijuar që nuk banon në qytetin ku kam pasur detyrën. Jeta larg familjes sugjeron këtë akt formal të dorëheqjes nga ana ime. Me ndërgjegje plotësisht të pastër dhe mendje të shëndoshë, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Avokatit të shtetit në RMV-së, për arsye personale, pa u detyruar nga askush”, thuhet në dorëheqjen e Reçit.

Nga dita e emërimit tim, deri në këtë moment, Reçi thekson se i ka përballuar me dinjitet të gjitha sfidat që kanë dalë në drejtim të mbrojtjes ligjore të të drejtave pronësore dhe interesave të shtetit, duke marrë rregullisht masat dhe mjetet e duhura ligjore, duke kryer kompetencat e tij.

“Avokatura e Shtetit, duke përfshirë edhe mua si kryesues, i ka kryer me ndershmëri dhe virtyt kompetencat dhe detyrimet ligjore në drejtim të përfaqësimit të organeve shtetërore dhe publike në RMV, pa gjetur në asnjë situatë alternativa dhe mekanizma për shmangien e përgjegjësive”, thuhet në letrën e dorëheqjes drejtuar Qeverisë.

Si Aviokat i shtetit në pajtim me të gjitha ingerencat e tij ligjore, Reçi theksoi se në Qeveria ka parashtruar propozim për shkarkim të dy avokatlve të shtetit, për shkak të kryerjes jorpofesionale dhe jo të denjë të funksionit, i cili është pranuar dhe ata janë shkarkuar, por edhe thekson se edhe për një kërkesë të këtillë, për avokat të shtetit nga rajoni i Shkupit nuk ka ende vendim, edhe pse siç sqaron propozimi është dërguar në përbërjen e mëparshme qeveritare, nga ana e të cilëve nuk është vepruar, megjithatë as përbërja e re e Qeverisë nuk ka marrë ende vendim. Për veprimet, me të cilat ka të bëjë propozimi”, thekson Reçi, zhvillohet procedurë hetuese para Gjykatës Themelore Publike.

“Mosveprimi i Qeverisë hedh dyshime mbi rrethanat nëse pushteti do të luftojë kundër veprimeve kriminele, të cilat janë theksuar në mënyrë të veçantë si problem prioritar në gjyqësinë vendore nga ana e kryeministrit aktual ose mendjemadhësia e këtillë është përdorur vetëm për shkak të përfitimit të pikave politike në fushatën parazgjedhore”, thotë Reçi në dorëheqje.

Previous Post

Forcat speciale të Shqipërisë dhe Kosovës me ushtrime të përbashkëta nën vëzhgimin e Komandës Amerikane për Evropë

Next Post

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk