Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ageller: Nuk ka përparim të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit

23/03/2023
Ageller: Nuk ka përparim të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të kënaqur nga niveli i përparimit të Maqedonisë së Veriut në luftën kundër korrupsionit, njofton KlanM.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageller gjatë adresimit të saj në forumin e grave lidere për qeverisje të mirë dhe antikorrupsion nga Evropa juglindore, tha se, edhe përskaj investimit që ka bërë SHBA për luftë kundër korrupsionit dhe qeverisje të mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk është arritur rezultat i mjaftueshëm në këtë fushë.

Në këtë drejtim, sic njofton KlanM, ajo porositi se, në Maqedoninë e Veriut tani më shumë se kurdoherë, nevojitet lidership i fuqishëm për luftë kundër korrupsionit dhe promovimit të qeverisjes së mirë, ndryshim i vullnetit politik si dhe nivel më të lartë të pjesëmarrjes së grave në menaxhim dhe vendimmarrje, e cila sipas saj, çon në demokraci më të qetë dhe më stabile

“Çdonjëri prej jush e di se, SHBA ka investuar në mënyrë të konsiderueshme në kornizat e Ballkanit Perëndimor në qeverisjen e mirë dhe në luftën kundër korrupsionit. Ne i kemi bërë ato investime jo vetëm për t’i ndihmuar këto vende dhe fqinjët për t’i arritur qëllimet e tyre, por sepse ajo është edhe në interesin tonë më të mirë. Sinqerisht, kthimi i investimit tonë tani për tani nuk ishte shumë i lartë, por unë sot dua t’ju them se, SHBA do të mbetet edhe më tej partneri dhe aleati juaj në krijimin e një ardhmërie më të mirë për qytetarët e këtij rajoni” – tha Angela Ageller.

Ndërkohë, zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Slavica Grkovska, sic njofton KlanM, porositi institucionet që çdonjëri në domenin e tij të përballet me përgjegjësi për punën e tij sa i përket luftës së korrupsionit, duke theksuar se hallka më e dobët në këtë fushë është sistemi gjyqësor. Grkovska, porositi organet gjyqësore organet gjyqësore të kryejnë detyrën në mënyrë profesionale dhe t’i procesojnë rastet, pavarësisht a bëhet fjalë për përfaqësues qeveritar apo për relacione biznesi apo për figura politike.

“Çdonjëri në kompetencat e tija, ta kryejmë detyrën në mënyrë më profesionale. Hallka më e dobët është sistemi gjyqësor, sepse të gjithë institucionet mund të tregojnë sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por nëse ajo nuk ka epilog, nëse vazhdojmë të jemi dëshmitarë të negocimit të fajit me kriminel, vetëm sepse dikush mund t’i lejojë vetës ta blejë lirinë, mendoj se, do të vazhdojmë edhe më tej me derogim të sistemit dhe thjesht me devalvim të shoqërisë, megjithatë edhe të shtetit në përgjithësi” – tha Slavica Grkovska.

Ky forum u inicua nga zëvendëskryeministrja Grkovska, ndërsa u mbështet nga disa organizata ndërkombëtare.

Në këtë forum, sic njofton KlanM, kishte një video paraqitje edhe sekretarja gjeneralë e OSBE-së, Helga Maria Schmid, e cila theksoi nevojën e përforcimit të grave në politikë. Kjo, sipas saj, është e rëndësisë kritike që të pranohen të drejtat e grave dhe tu mundësohet atyre të promovojnë qeverisjen e mirë dhe efektive dhe luftën kundër korrupsionit.

Previous Post

AlternAtivA: Raporti i State Department-it Amerikan e konfirmon betejën tonë kundër korrupsionit

Next Post

Berbok: Ndryshon Kushtetutën – sillni Evropën në RMV

Related Posts

Maqedoni

Bujar Osmani dënon thirrjet raciste në Kumanovë: “Mungesa e reagimit të Qeverisë është skandaloze”

03/08/2025
Maqedoni

VLEN dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet fyese ndaj shqiptarëve, të dëgjuara gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës në Basketboll 2027, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

03/08/2025
Maqedoni

Izet Mexhiti: Fillon transformimi i Çairit të Vjetër, investim prej 37 milionë denarësh

03/08/2025
Maqedoni

BDI: Në Kumanovë u përçua urrejtje, institucionet heshtën!

03/08/2025
Aktuale

Zëvendëskryeministri Mexhiti dënon thirrjet raciste në Kumanovë: “Gjuhë e urrejtjes që nuk ka vend në shoqërinë tonë”

03/08/2025
Maqedoni

Zëvendëskryeministri Fetai dënon thirrjet ksenofobe ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit

03/08/2025
Next Post
Berbok: Ndryshon Kushtetutën – sillni Evropën në RMV

Berbok: Ndryshon Kushtetutën – sillni Evropën në RMV

Bujar Osmani dënon thirrjet raciste në Kumanovë: “Mungesa e reagimit të Qeverisë është skandaloze”

03/08/2025

VLEN dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet fyese ndaj shqiptarëve, të dëgjuara gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës në Basketboll 2027, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

03/08/2025

Izet Mexhiti: Fillon transformimi i Çairit të Vjetër, investim prej 37 milionë denarësh

03/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk