Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Ageler: Njerëzit nuk arratisen nëse nuk kanë asgjë për të fshehur

04/01/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti i hapur ndaj ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe gjykatësit të Apelit, Enver Bexheti është në fazën parahetimore, pohojnë nga Prokuroria për TV21. Rasti ka nisur pasi të dy përfunduan në listën e zezë amerikane, për shkak të ryshfetit, për të zvarritur procedurën gjyqësore kundër Sasho Mijallkovit, për përgjimin e paligjshëm.

Këshilli Gjyqësor ka siguruar dokumentacionin për procedurën disiplinore të zhvilluar kundër gjykatësit në fjalë. Po ndërmerren intensivisht edhe veprime të tjera, por duke pasur parasysh fazën në të cilën është procedura nuk mund të ndahen detaje për veprimet e ndërmarra, thonë nga Prokuroria Publike.

 

Ndaj gjykatësit Bexheti u ngrit procedurë disiplinore në Këshillin Gjyqësor për pretendimet se ka mbajtur lëndë në sirtar, por përfundoi pa vendim për shkarkimin e tij.

Procedurat janë konfidenciale sipas ligjit dhe unë nuk mund të ndaj detaje në këtë moment, tha Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor.

 

Rastin e ka komentuar edhe ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler. Ajo theksoi se është mirë që pas plotësimit të fundit në listën e zezë ka pasur reagim nga ana e institucioneve dhe ka theksuar se dëshmitë janë këtu.

Provat janë këtu, pjesa më e madhe e tyre, jo të gjitha, por pjesa më e madhe e tyre, dhe mundet të hapet lëndë nga ajo që është e disponueshme këtu dhe në rajon. A kemi shpresë në Ambasadë që kjo të ndodhë? Po, por gjithashtu ne nuk e zbatojmë ligjin këtu dhe un nuk do t’ia hapë derën askujt me shqelm, tha Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-ve.

 

Ndërkohë Grubi nuk është i kapshëm për organet pasi u largua nga vendi kur po hapej hetimi për krim në “Lotarinë shtetërore”. Ageler, në një podcast, theksoi se nuk e di ku gjendet Grubi, por shtoi se njerëzit nuk ikin nëse nuk kanë asgjë për të fshehur.

Nëse nuk keni bërë asgjë të keqe dhe kjo vlen për të gjithë ata që janë nën sanksione ose ndaj të cilëve po zhvillohet ndonjë proces gjyqësor në vend… nëse nuk keni asgjë për të fshehur, atëherë kthehuni dhe dëshmojeni këtë, shtoi Ageler.

Uashingtoni po shqyrton sanksione shtesë për Grubin dhe familjen e tij, si dhe Bexhetin, përveç ndalimit të hyrjes në SHBA. Më herët, Ageler ka theksuar se që nga pavarësia e vendit, SHBA-të kanë investuar gjysmë miliardë euro në gjyqësor, por siç vlerësoi nuk ka kthim të mirë të investimit.

 

Previous Post

Shtohet fluksi në pikën kufitare të Qafë Thanës, bie sistemi në doganën e Maqedonisë (VIDEO)

Next Post

Lideri sirian nuk ia zgjati dorën diplomates gjermane, reagon ajo

Related Posts

Maqedoni

Shkollë e re e specializuar për ata që kanë më shumë nevojë-premtimi i Mexhitit për Çairin

15/09/2025
Aktuale

Muhamed Murtezi sfidon kundërkandidatin e koalicionit AKI, e fton në debat publik

15/09/2025
Maqedoni

Toshkovski: Do të ketë kallëzime për çdo krim ekologjik që dëshmohet

15/09/2025
Maqedoni

VLEN: Ministri i BDI-së, Naser Nuredini, dha lejen për depon e Trubarevës

15/09/2025
Maqedoni

Tetëmbëdhjetë kandidatë të regjistruar për garën zgjedhore për kryetar të Shkupit

15/09/2025
Maqedoni

Mexhiti me shembull konkret: Mirëmëngjesi nga parkingu i rregulluar në afërsi të SH.F. Liria

15/09/2025
Next Post

Lideri sirian nuk ia zgjati dorën diplomates gjermane, reagon ajo

Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat serbe

15/09/2025

Shkollë e re e specializuar për ata që kanë më shumë nevojë-premtimi i Mexhitit për Çairin

15/09/2025

Muhamed Murtezi sfidon kundërkandidatin e koalicionit AKI, e fton në debat publik

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk