Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Administrata Trump u propozon liderëve arabë planin e paqes me 21 pika për Gazën

25/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, u ka propozuar liderëve arabë një plan paqeje me 21 pika për t’i dhënë fund luftës në Gaza, në një përpjekje për të rinisur diplomacinë pas muajsh negociatash të bllokuara, sipas raportimeve të medias, transmeton Anadolu.

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, tha të mërkurën se “jam shpresëplotë, dhe mund të them edhe i sigurt” se një përparim mund të vijë brenda ditësh, pas asaj që ai e përshkroi si një “sesion shumë produktiv” midis Presidentit Donald Trump, zyrtarëve amerikanë dhe udhëheqësve rajonalë në samitin e Concordias në New York.
Plani kërkon lirimin e të gjithë pengjeve, një armëpushim të përhershëm, qeverisjen e Gazës pa Hamasin dhe një tërheqje graduale të forcave izraelite, tha një burim i informuar mbi bisedimet, sipas CNN.

Liderët arabë mbështetën pjesë të mëdha, por kërkuan shtesa, duke përfshirë garanci kundër aneksimit të Bregut Perëndimor, ruajtjen e status quo-së së Kudsit, rritjen e ndihmës humanitare dhe adresimin e vendbanimeve izraelite, thanë diplomatët rajonalë për CNN.

Përpjekjet po rriten pas një sulmi izraelit në Doha që ndërpreu bisedimet e mëparshme indirekte me Hamasin. Në takimet me Trumpin, Katari ofroi të vazhdojë ndërmjetësimin nëse Izraeli pranon që të mos e sulmojë përsëri territorin e tij.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kërkoi urgjencë në bisedime, duke thënë se “koha po mbaron”. Qeveritë evropiane të informuara mbi planin thanë se ai mund të ndihmojë në frenimin e aneksimit nga Izraeli dhe në forcimin e përpjekjeve për të zgjeruar Marrëveshjet e Abrahamit.

Liderët ranë dakord të takohen përsëri me zyrtarët amerikanë këtë javë mbi propozimin, tha CNN.

Previous Post

Mexhiti: Xhamia më e madhe në Maqedoninë e Veriut përfundon në shkurt 2026, një qendër moderne shpirtërore në zemër të Çairit

Next Post

Pse banorëve të Evropës po u këshillohet të mbajnë 100 euro në shtëpi?

Related Posts

Botë

Analiza e inteligjencës amerikane: Putini më i vendosur se kurrë për të vazhduar luftën

29/10/2025
Botë

Një tjetër gazetar palestinez vritet në sulmin izraelit në Gaza, numri i gazetarëve të vdekur rritet në 256

29/10/2025
Botë

“Bota ka etje për paqe!” Apeli i Papa Leo XIV: Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish

28/10/2025
Botë

Protesta të përgjakshme në Rio de Janeiro, regjistrohen 64 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

28/10/2025
Botë

SHBA nuk ndal sulmet, goditen 14 anije të ngarkuara me lëndë narkotike

28/10/2025
Botë

Prodhuesi gjerman do të ndërtojë një fabrikë të municioneve në Bullgari

28/10/2025
Next Post

Pse banorëve të Evropës po u këshillohet të mbajnë 100 euro në shtëpi?

Andonovski: Digjitalizimi është energjia e re e menaxhimit

29/10/2025

Ramadani i reagon Ilievskit: Askush s’mund ta ndalë këmbën e shqiptarit në Bërvenicë

29/10/2025

Analiza e inteligjencës amerikane: Putini më i vendosur se kurrë për të vazhduar luftën

29/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk