Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Administrata Publike/ Mickoski: Na duhet një administratë e depolitizuar

27/11/2024
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron reforma në administratën publike, sipas tij ,vendit i nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull efikasiteti, ku përveçse shërbimeve për qytetarët, do të jetë edhe partner në ndërtimin e masave dhe hapave të ardhshëm.

“Vizioni ynë është i qartë, duam një administratë publike që do të jetë shembull i efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies,” deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen e konferencës vjetore ministrore të Shkollës Rajonale për Administratë Publike.

“Administrata publike do të jetë jo vetëm shërbim për qytetarët, por edhe partner në ndërtimin e masave dhe hapave të ardhshëm. Bëhet fjalë për një temë të rëndësishme, e cila ndër vite rrallëherë është bërë objekt analize studimore dhe as që ka pasur qasje profesionale. Ajo është administrata dhe masat që duhen marrë për një cilësi më të lartë shërbimesh, por edhe risi si sfidë e rëndësishme në këtë drejtim,” tha Mickoski.

Ai theksoi se kjo është një temë që jo vetëm përcakton cilësinë e shërbimeve që marrin qytetarët, por edhe formëson fytyrën e shtetit.

“Në periudhën e kaluar, të gjithë kemi qenë dëshmitarë të sfidave me të cilat është përballur administrata. Proceset e ngadalta, mungesa e dixhitalizimit, transparenca ndonjëherë të pamjaftueshme. Por edhe partizimi, i cili është një problem i hapur, si dhe kompetenca e pamjaftueshme përballë sektorit privat. Këto probleme nuk mund t’i anashkalojmë – ato janë reale dhe duhet gjetur zgjidhje për to,” theksoi kryeministri.

Duke folur për dixhitalizimin e shërbimeve, ai tha se do të sigurohet që sa më shumë shërbime të jenë të disponueshme online, me një klikim për të reduktuar kohën e pritjes dhe për të rritur kënaqësinë e përdoruesve. Mickoski foli edhe për efikasitetin dhe profesionalizmin, transparencën dhe llogaridhënien, uljen e burokracisë, vlerësimin e punës si synime të përcaktuara.

“Unë jam për një administratë të depolitizuar, ku ekspertiza dhe përkushtimi do të jenë kyç. Ne do të forcojmë mekanizmat e mbikëqyrjes dhe llogaridhënies. Çdo qytetar ka të drejtë të dijë se si dhe ku shpenzohen fondet publike. Administrata duhet të jetë partner, jo pengesë për qytetarët dhe bizneset,” nënvizoi kryeministri.

Reformat, siç theksoi ai, nuk kanë të bëjnë vetëm me përmirësimin e shërbimeve, por edhe me rikthimin e besimit.

Previous Post

Taravari: Dje kisha kolaps të papritur dhe u dërgova urgjent në spital, faleminderit nga zemra për kujdesin

Next Post

LSDM: Mickoski që bën partizimin e Administratës premton depolitizim

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025
Aktuale

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025
Maqedoni

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

15/09/2025
Maqedoni

Banorët e Gazi Babës e presin Izet Mexhitin me kafe dhe ngrohtësi

15/09/2025
Maqedoni

Kasami: Me investimet po e bëjmë qytetin të qasshëm për të gjithë!

15/09/2025
Biznes

Ulen çmimet e derivateve të naftës

15/09/2025
Next Post

LSDM: Mickoski që bën partizimin e Administratës premton depolitizim

Mexhiti: Pas punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

15/09/2025

“Sa libra janë kërkuar aq i kemi dorëzuar” – Ministria e Arsimit fajin e hedh te drejtorët e shkollave

15/09/2025

Rubin i prerë: Këto farë akuzash të llojllojshme janë kampanjë ruso-serbe

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk