Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Adina Osmani nga Universiteti i Tetovës, fituese e çmimit “Unaza Inxhinierike”

12/07/2024
0
SHARES
48
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe dekani i Fakultetit të Shkencave
të Zbatuara Prof. Dr. Enis Jakupi, më 11 korrik 2024 morën pjesë në evenimentin e Unazës
Inxhinierike që u organizua nga Institucioni Inxhinierik i Maqedonisë së Veriut dhe Asociacioni i Shoqatave të Inxhinierëve. Këtij aktiviteti, për herë të parë i është bashkuar edhe Fakulteti i Shkencave të Zbatuara i Universitetit të Tetovës.
Unaza Inxhinierike është çmim që u jepet studentëve të diplomuar në Republikën e
Maqedonisë së Veriut me notë mesatare më të lartë, ndërsa këtë vit, Komisioni për verifikimin e dokumenteve të kandidatëve të nominuar për çmimin e Unazës Inxhinierike, ka përzgjedhur edhe studenten e Universitetit të Tetovës, Adina Osmani nga programi studimor Inxhinieria e Komunikacionit – Transportit në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, si një ndër fitueset e Unazës Inxhinierike, bashkë me 14 kandidatë të tjerë.
Institucioni Inxhinierik i Maqedonisë së Veriut, është organizata më e madhe dhe më e
vjetër që i bashkon inxhinierët nga të gjitha disiplinat, duke ndjekur angazhimet e tyre për t’u përballur me sfidat – përmirësimin e klimës sociale për inxhinierinë dhe inkurajimin e të rinjve për të zgjedhur një profesion në inxhinieri. Nga viti 2003 kjo organizatë ka qenë zëri i inxhinierisë mes të rinjve, e cila vendos për ndarjen e Unazës Inxhinierike. Shtatë vjet më vonë, këtij misioni i bashkohet edhe Dhoma e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Autorizuar në bashkëpunim me Presidentin e vendit, në një manifestim që tradicionalisht mbahet në Ohër, ndërsa këtë vit pjesë e këtij eventi ishte edhe Fakulteti i Shkencave të Zbatuara i UT-së.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm shumë personalitete si Ministri i Arsimit, rektorët
dhe dekanët e të gjitha fakulteteve dhe universiteteve pjesëmarrëse në eveniment.

Previous Post

Arbana Osmani moderatore e “Big Brother Vip Kosova”? Ja çfarë thotë ajo

Next Post

ITSHKSH me 450 fotografi shpalos trajtat e gjenocidit serb në Kosovë

Related Posts

Maqedoni

Reagon komuna e Kumanovës: Në terrenet sportive nuk ka dhe nuk guxon të ketë vend për përhapjen e nacionalizmit

03/08/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë janë kthim i gjendjes në Maqedoninë e Veriut para luftës së 2001

03/08/2025
Maqedoni

Iseni reagon ndaj thirrjeve ksenofobike në Kumanovë: Provokatorët do të përgjigjen, BDI le të heshtë, e ka humbur të drejtën morale

03/08/2025
Maqedoni

Bujar Osmani dënon thirrjet raciste në Kumanovë: “Mungesa e reagimit të Qeverisë është skandaloze”

03/08/2025
Maqedoni

VLEN dënon ashpër gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet fyese ndaj shqiptarëve, të dëgjuara gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës në Basketboll 2027, mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

03/08/2025
Maqedoni

Izet Mexhiti: Fillon transformimi i Çairit të Vjetër, investim prej 37 milionë denarësh

03/08/2025
Next Post

ITSHKSH me 450 fotografi shpalos trajtat e gjenocidit serb në Kosovë

Reagon komuna e Kumanovës: Në terrenet sportive nuk ka dhe nuk guxon të ketë vend për përhapjen e nacionalizmit

03/08/2025

Ibrahimi: Thirrjet raciste dhe anti-shqiptare në Kumanovë janë kthim i gjendjes në Maqedoninë e Veriut para luftës së 2001

03/08/2025

Iseni reagon ndaj thirrjeve ksenofobike në Kumanovë: Provokatorët do të përgjigjen, BDI le të heshtë, e ka humbur të drejtën morale

03/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk