Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ademi: Për shqiptarët nuk mund të vendoset pa shqiptarët! (VIDEO)

26/12/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mendimi i ndarë i dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të përkatësisë etnike shqiptare, Dr. Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, , lidhur me vendimin e 9 tetorit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e një shtylle kritike të Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit – përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë, ka shqetsuar thelle çdo shqiptarë dhe çdo qytetarë të vendit qe për dallim nga kjo qeveri ende beson në bashkëjetese dhe barazi.

Ajo që lexuam në këtë opinion ka tronditur çdo qytetar paqedashës të këtij vendi, e në veçanti shqiptarët. Kur gjyqtarët thonë në opinionin e ndarë të tyre: “Vendimi është marrë mbi baza etnike, përmes mbivotimit, duke vendosur kundër të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe në kundërshtim me vlerën themelore – të drejtën për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë.

E konsiderojmë këtë vendim si të paligjshëm dhe me pasoja serioze juridike,” Kjo përbën sulmin më të madh ndaj marrëdhënieve ndëretnike që kujton të gjithë sjelljen e institucioneve në vitet ‘90, kur shqetësimet e shqiptarëve mbivotoheshin, shtypeshin dhe shpesh trajtoheshin me dhunë.

Më tej, në opinionin e tyre, gjyqtarët theksojnë: “Duam të theksojmë menjëherë se shprehja juridike – përkatësia e komunitetit, është një institucion kushtetues dhe, si e tillë, një kategori kushtetuese.

Si rezultat, vendimi i lartpërmendur shfuqizon një kategori kushtetuese që lidhet me ‘përkatësinë e komunitetit’.”

Ky është një dëshmi tjetër se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të zbatuar programin partiak të partisë në pushtet është një përpjekje për të ndryshuar karakterin multietnik të rendit kushtetues, që është themeli i konceptit të prezantuar me Marrëveshjen e Ohrit.

Si përfaqësues legjitim të popullit shqiptar, edhe një herë tërheqim vëmendjen për nevojën urgjente për të anuluar menjëherë vendimin e 9 tetorit, pasi ai është i paligjshëm dhe antikushtetues.

Asnjë vendim i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjet e miratuara me shumicë të dyfishtë Badenter nuk mund të diskutohet apo miratohet pa pjesëmarrjen dhe dakordimin e përfaqësuesve të atij komuniteti.

Për shqiptarët nuk mund të vendoset pa shqiptarët!

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet i vendosur të mbrojë themelet kushtetuese të rendit multietnik dhe të sigurojë që të drejtat e garantuara me Marrëveshjen e Ohrit të mbeten të pacenueshme.
https://www.facebook.com/share/v/1E6d7AbiG3/

Previous Post

Limani i përgjigjet BDI-së: Qëllim mbi qëllime mbetet prangosja e hajdutëve, ndjekja e tyre deri përtej diellit

Next Post

Gashi: Deputetët e “VLEN-it” edhe sot do të votonin ndryshimet kushtetuese, por në proces duhet marrëveshje politike

Related Posts

Maqedoni

Si u martua në heshtje Leonora Jakupi, kush është burri i saj?

01/08/2025
Maqedoni

Sela shpall kandidaturat, Nasufi: Më preve në BESË

01/08/2025
Maqedoni

Fisnik Mela shpall kandidaturën për kryetar të Dibrës: Dibra nuk ka më kohë për të humbur, ka ardhur koha për një vizion të ri

01/08/2025
Maqedoni

ASH-ja e Selës prezanton kandidatët për Dibër, Strugë dhe Haraçinë

01/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi shpall kandidaturën për kryetar të Sarajit: Do të jem zëri i Sarajit dhe i gjithë Dërvenit

01/08/2025
Maqedoni

Gashi, mirëpret bashkatdhetarët nga mërgata: Nuk ishim në një takim formal, por në një përqafim kombëtar

01/08/2025
Next Post

Gashi: Deputetët e “VLEN-it” edhe sot do të votonin ndryshimet kushtetuese, por në proces duhet marrëveshje politike

Si u martua në heshtje Leonora Jakupi, kush është burri i saj?

01/08/2025

Sela shpall kandidaturat, Nasufi: Më preve në BESË

01/08/2025

Gruaja shtatzënë e sportistit të famshëm kafshohet nga peshkaqeni

01/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk