Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ademi: 19 Tetori – Dita kur populli do të vendosë!

06/10/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se një vit, shqiptarët kanë parë me sytë e tyre se çfarë do të thotë përbuzja, si të shkelet dinjiteti, si të përjashtohesh dhe të diskriminohesh në mes të ditës, para syve të botës. E kanë parë ata që punojnë në administratë, të pambrojtur nga poshtrimi politik.
E kanë parë policët që i shërbejnë ligjit, por trajtohen si armiq nga ky pushtet. E kanë parë mjekët dhe pacientët, arsimtarët dhe prindërit, bizneset që ndëshkohen pse nuk janë pjesë e klaneve të pushtetit dhe se jane shqiptar.
Poshtërimi është bërë realitet i përditshëm per shqiptaret.

Kjo gjendje nuk është rastësi; është rezultat i një grupi të vogël njerëzish të verbuar nga pushteti personal. Një klikë që ka ndërtuar sistemin e frikës, servilizmit dhe varësisë. Një grup që beson se shqiptarët do të durojnë pafund, se do të mjaftohen me ndonjë vend pune me kontratë të përkohshme, ndonjë premtim bosh dhe ndonjë fjalë patetike për “bashkëjetesë” apo ndoshta edhe per pak pare.

Por 19 Tetori po vjen.
Dhe bashkë me të po vjen edhe dita kur ky popull do ta thotë fjalën e vet: qartë, me dinjitet dhe pa frikë.
Sepse përbuzja ka një kufi, dhe dinjiteti nuk mund të blihet.
Shqiptarët e kanë kuptuar se nuk janë peng i askujt. Ata nuk do të lejojnë më që në emrin e tyre të mbahen në këmbë koalicione turpi dhe qeveri që ushqehen me servilizëm.

Më 19 Tetor, shqiponjat do të ngrihen përsëri.
Do të vershojnë kutitë e votimit për t’i dhënë fund këtij poshtërimi, për të rikthyer ndjenjën e krenarisë dhe për të hapur një epokë të re: të barazisë, të përgjegjësisë dhe të respektit.
Kjo nuk është vetëm një datë zgjedhjesh. Është një referendum për dinjitetin dhe krenarinë, dita kur pushteti do të kthehet tek populli, dhe populli do ta marrë në dorë fatin e vet.

Këta njerëz e dinë se fundi i tyre është afër. Dhe prandaj do të shohim shumë panik, shumë shpifje, shumë përpjekje për të trembur qytetarët.
Por e krenaria është më e fortë se frika.

Dinjiteti dhe krenaria janë më të fuqishëm se çdo pushtet i përkohshëm. Dhe 19 Tetori do të jetë dëshmia e kësaj. Nga sot, çdo ditë deri më 16 Tetor, do të prezantojmë kandidatët tanë për kryetarë komunash me programet e tyre dhe do të rikujtojmë se si kjo qeveri jolegjitime monoetnike, gjatë 15 muajve të qeverisjes, e ktheu vendin me dekada prapa!

Previous Post

Arsimin formal nga distanca e ndjekin 30 nxënës fillorist të cilët janë në trajtim më të gjatë spitalor ose trajtim në shtëpi

Next Post

Jepet çmimi Nobel në mjekësi, fitojnë tre shkencëtarë për gjetjet e tyre mbi sistemin imunitar

Related Posts

Maqedoni

Kallëzim penal ndaj ndihmësit të ministrit të MPB-së për keqpërdorim të pozitës zyrtare

06/10/2025
Maqedoni

Kasami: Transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës

06/10/2025
Maqedoni

Qyra: Të punojmë për një Strugë të pastër, të zhvilluar

06/10/2025
Aktuale

Arsimin formal nga distanca e ndjekin 30 nxënës fillorist të cilët janë në trajtim më të gjatë spitalor ose trajtim në shtëpi

06/10/2025
Maqedoni

Ndalohet një person në Tetovë, kërcënoi me armë zyrtarët policorë

06/10/2025
Maqedoni

Mexhiti:Program që ngre Çairin më lart: ashensorë në 80 ndërtesa banesore!

06/10/2025
Next Post

Jepet çmimi Nobel në mjekësi, fitojnë tre shkencëtarë për gjetjet e tyre mbi sistemin imunitar

Kallëzim penal ndaj ndihmësit të ministrit të MPB-së për keqpërdorim të pozitës zyrtare

06/10/2025

Kasami: Transporti publik do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës

06/10/2025

Qyra: Të punojmë për një Strugë të pastër, të zhvilluar

06/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk