Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Abetarja e unifikuar nuk zbatohet në shkolla

10/03/2024
Abetarja e unifikuar nuk zbatohet në shkolla
0
SHARES
169
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Abetarja e unifikuar nuk gjeti zbatim në asnjë nga shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Maqedoni, pavarësisht paralajamërimeve të bujshme të ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri se e njëjta do hyjë në përdorim nga viti shkollor 2022-23. Ndryshe nga deklaratat e mëparshme, ministri Shaqiri tash thotë se Abetarja e unifikuar është lejuar të bëhet pjesë e sistemit arsimor por duhet kaluar procedurat ligjore se si ky tekst të arrij falas tek të gjithë nxënësit.

“Abetarja e unifikuar është lejuar që të futet brenda sistemit tonë arsimor, do të thoja si vendim mund të përdoret si tekst shkollor. Brenda kohës e dini që kemi edhe tekstin për arsimin fillor dhe të mesëm I cili jep të gjitha procedurat e aprovimit dhe procedurat e furnizimit të teksteve të cilat mund të bëhen deri tek fëmijët, aty kemi diskutimin se si mund të futet që ky tekst shkollor të jetë falas për të gjithë nxënësit”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Profesori univeristar Xheladin Murati konsideron se nuk ka asnjë pengesë që Abetarja e unifikuar të përdoret në shkollat shqipe të Maqedonisë përveç fondit të ulët të orëve për këtë lëndë.

“Abetarja kombëtare në qoftë se zbatohet këtu e kanë vështirë ta realizojnë mësuesit sepse ajo në Shqipëri realizohet por atje i kanë nëntë orë gjuhë shqipe në javë, te ne kemi pesë orë. Me pesë orë nuk mund të realizohet abetarja kombëtare. Diçka kombëtare nuk ka pos fytyrës së Skënderbeut, asgjë nga trojet shqiptare nuk ka. Tetova përmendet në dy raste edhe Shkupi në dy raste, në dy faqe të abetares se abetarja përcillet edhe me fletore pune. Pak sa e vështirë, është e ngarkuar me material sepse fondi i orëve te ne nuk na përgjigjet ndërsa fondi në Shqipëri është tjetër fare. Mund të përdoret, nuk mund të realizohet tërësisht por shkronjat mund të zhvillohen”, u shpreh Xheladin Murati, profesor universitar.

Përveç Muratit, edhe njohësit e tjerë të gjuhës shqipe kanë vlerësuar se Abetarja e unifikuar duhet të jetë literaturë parësore për filloristët shqiptarë të Maqedonisë dhe jo libër shtesë. Përveç në Shqipëri, Abetarja e unifikuar tashmë gjen zbatim në Kosovë dhe Luginë të Preshevës./Alsat.mk

Previous Post

Episodi i dytë i podkastit të Bujar Osmanit, me të ftuar hoxhë Bekim Alimi (VIDEO)

Next Post

Pastrohen oborret e xhamive në komunën e Sarajit

Related Posts

Maqedoni

Izet Mexhiti nga Fushë Topana: Ju jeni vula e fitoreve tona

11/09/2025
Aktuale

Thellohen pakënaqësitë në BDI-në e Dibrës, çfarë fshihet pas saj?!

11/09/2025
Aktuale

Zeqirja Ibrahimi: Opozita nuk e meriton besimin në këtë komunë, sepse kanë pasur shansin

11/09/2025
Aktuale

Mexhiti në Studeniçan: Kjo qeveri është në frymën e MO-së, dëshmuam se i duam komunat

11/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Sedat Bislimi është kandidati më i mirë dhe do ta ketë mbështetjen tonë

11/09/2025
Maqedoni

Inspektim i jashtëzakonshëm në deponinë “Drislla”

11/09/2025
Next Post
Pastrohen oborret e xhamive në komunën e Sarajit

Pastrohen oborret e xhamive në komunën e Sarajit

“Kurrë s’është boll”, Yll Limani ndan pamje të reja nga Portugalia

11/09/2025

Izet Mexhiti nga Fushë Topana: Ju jeni vula e fitoreve tona

11/09/2025

Çfarë po ndodh me Getin dhe Marinën?

11/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk