Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Abdixhiku: Nëse LVV-ja nuk i ka numrat, partitë e tjera mund ta bëjnë Qeverinë

11/04/2025
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Kushtetuta e Kosovës mundëson që secila parti që dëshmon para presidentes, Vjosa Osmani, se mund ta bëjë shumicën në Kuvend, të mund të formojë Qeverinë e re të Kosovës.

Pas regjistrimit si deputet në legjislaturën e nëntë, Abdixhiku u pyet nga gazetarët nëse LDK-ja që ka dalë e treta në zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit dhe ka fituar 20 ulëse në Kuvend ka përafruar qëndrimet me partitë e tjera për formimin e institucioneve të reja.

Ai tha se “nuk jemi në atë fazë”, duke shtuar se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrimet e saj sa i përket formimit të Qeverisë së Kosovës.

“Proceduralisht, e dini që më 15 Prill bëhet betimi, më pas bëhet propozimi i kryetarit të Kuvendit, konsititohet Kuvendi pas zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë. E njohim të drejtën e plotë të partisë së parë në këto zgjedhje që të provojë të bëjë shumicën. Në qoftë se nuk e bënë, pas 15 ditësh Kushtetuta e Kosovës është shumë e qartë, i jep të drejtë secilës parti që dëshmon para presidentes se mund të bëjë shumicën, që ta bëjë një gjë të tillë. Nuk kemi arritur në atë pikë”, tha ai.

Abdixhiku ditë më parë refuzoi një ftesë për konsultime për institucionet e reja nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. LDK-ja edhe më herët ka refuzuar një bashkëpunim të mundshëm me LVV-në dhe ka vendosur si kusht marrjen e postit të kryeministrit në rast të arritjes të një koalicioni me partitë e tjera shqiptare, që legjislacionin e kaluar ishin në opozitë.

Kreu i LDK-së u pyet nëse partia e tij do të votojë për kryetarin e Kuvendit, i cili duhet të propozohet nga LVV-ja e Kurtit, por ai tha se cilido person që nuk i ka 61 vota për t’u zgjedhur kryetar, nuk duhet të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit, presidentja e Kosovës, duhet të mandatojë LVV-në, si fituese të zgjedhjeve, për të formuar Qeverinë, për të cilën nevojiten 61 vota.

LVV-ja, që ka fituar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, e ka pranuar se nuk mund ta formojë Qeverinë e re të Kosovës pa bashkëpunim me një nga partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend.

Partia e Kurtit nuk i ka të sigurta as 10 votat nga komunitetet joserbe, që tradicionalisht e kanë mbështetur koalicionin qeverisës, ndonëse shumica nga këto parti kanë thënë se do ta votonin një ekzekutiv të udhëhequr nga ai.

Ndërkaq, nga 10 vendet e tjera të rezervuara për komunitetin serb, nëntë janë fituar nga Lista Serbe dhe një nga partia e ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha më herët gjatë 11 Prillit se partia e tij pret që ta marrë të drejtën për ta nominuar kandidatin e saj për formimin e Qeverisë, nëse Kurti dështon ta formojë atë./REL

Previous Post

Tragjedia në Koçan/Prokuroria propozon që tre nga të arrestuarit për të kalojnë në arrest shtëpiak

Next Post

Messi shumë pranë rinovimit të kontratës me …

Related Posts

Kosovë

Dimal Basha e nis mbledhjen e kryesisë pa PDK’në, LDK’në dhe AAK’në

01/09/2025
Kosovë

Humb jetën një e mitur! Aksident tragjik në Kosovë, katër të plagosur

31/08/2025
Kosovë

Autoritetet kosovare mbyllin disa faltore që funksiononin jashtë BIK-ut

30/08/2025
Kosovë

Osmani: Regjimi i Vuçiqit mban peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve

30/08/2025
Kosovë

Policia e Kosovës bastis shtëpinë e të arrestuarës për spiunazh për Serbinë

29/08/2025
Kosovë

Kjo është lista e organizatave dhe karteleve që sot Osmani i shpalli terroriste me dekret

29/08/2025
Next Post

Messi shumë pranë rinovimit të kontratës me …

Rrahu punonjësin në pikëpagesën rrugore, padi penale për 50-vjeçarin nga Tetova

01/09/2025

Incident në ajër me avionin e Ursula von der Leyen, rusët i bllokojnë GPS. Pilotët ulen në pistën bullgare duke përdorur…

01/09/2025

Çmime të reja të derivateve të naftës

01/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk