Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Abdixhiku i thotë JO ftesës së Kurtit, propozon Qeveri të tranzicionit

06/05/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LDK-së, Luimir Abdixhiku, refuzon ftesën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Ai e vlerëson të pamundur bashkëpunimin me Vetëvendosjen dhe duke pasur parasysh krizën e thellë politike në të cilën ndodhet Kosova, ftesës së Kurtit për koalicion, Abdixhiku i përgjigjet me propozimin për krijimin e Qeverisë së tranzicionit.

“LDK-ja dhe unë si kryetar i saj propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Kjo zgjedhje kërkon edhe përgjegjshmëri edhe vetëdije të lartë politike. LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi fillimisht konsultime me të gjitha partitë politike shqiptare, me qëllim të zgjedhjes së Qeverisë nacionale të tranzicionit. LDK-ja kërkon unitet gjithëshqiptar në këtë periudhë dhe formimin e Qeverisë nacionale të tranzicionit me afat të caktuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri, program agjendë shtetërore të politikës së brendshme dhe të jashtme.”, – deklaroi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Derisa refuzoi ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për takim, Abdixhiku tha se për krijimin e Qeverisë së tranzicionit është i gatshëm të takohet me të gjithë liderët e partive shqiptare.

Sipas Abdixhikut, një Qeveri e tillë duhet të udhëhiqet nga një kryeministër i pranueshëm për të gjithë. Por, paraprakisht kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se ai do të vazhdojë të jetë kryeministër i Kosovës. (Gyltene Sinani, TVM2)

Previous Post

Arben Fetai: Qeveria miratoi ndryshimet në Ligjin për Pushtetin Lokal, risi të rëndësishme për transparencë, përfshirje qytetare dhe efikasitet administrativ

Next Post

Pronari i Pucko Petrolit, Asmir Jahoski, lirohet nga paraburgimi

Related Posts

Kosovë

James Rubin përfundon dëshminë tre-ditore në Gjykatën Speciale

17/09/2025
Kosovë

Lista Serbe kthen fushatën në lavdi për terroristin e Banjskës, ekspertët kërkojnë ndërhyrje urgjente

17/09/2025
Kosovë

KFOR: Situata në Kosovë e qëndrueshme, por me rrezik eskalimi

17/09/2025
Kosovë

James Rubin dëshmon edhe sot në Hagë

17/09/2025
Kosovë

Rubin dëshmon në Hagë: Kjo nuk është drejtësi, po bëhet fajësim politik

16/09/2025
Kosovë

Ish-diplomati amerikan për Thaçin: Trajtim i pazakontë ndaj një burrështeti që është vetëdorëzuar

16/09/2025
Next Post

Pronari i Pucko Petrolit, Asmir Jahoski, lirohet nga paraburgimi

Mickoski: Rruga drejt BE-së është më shumë se ligje, është ndërtimi i institucioneve evropiane

18/09/2025

MMJPH: Koncentrimet mesatare të grimcave PM10 janë në kufijtë e lajuar

18/09/2025

Izet Mexhiti: Kandidatët e Levicës janë në shërbim të BDI-së

18/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk