Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Abdiu-Halili nga Brukseli: Maqedonia e Veriut, lider rajonal në programin IPARD

16/10/2023
Abdiu-Halili nga Brukseli: Maqedonia e Veriut, lider rajonal në programin IPARD
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në Bruksel filloi skriningu 3 ditor bilateral për Kapitullin 11, “Bujqësia dhe zhvillimi rural”, i cili është pjesë Klasterit 5 “Resurset, bujqësia dhe kohezioni”. Kapitulli 11 përmban sërë rregullash detyruese, shumica e të cilave janë të zbatueshme drejtpërdrejtë. Aplikimi i korrekt i këtyre rregullave zbatimi efektiv dhe kontrolli nga ana e administratës efikase publike është i domosdoshëm për funksionimin e politikës së përbashkët bujqësore (PPB).

Para ekspertëve të Komisionit Evropian nga Drejtoria e përgjithshme për Bujqësi dhe zhvillim rural si dhe Drejtoria për fqinjëri të mirë dhe zgjerim, Zëvendësja e negociatorit kryesor me BE-në dhe Sekretare shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE), Drita Abdiu-Halili shprehu mirënjohje Komisionit Evropian për mbështetjen e deritanishme në zhvillimin e bujqësisë maqedonase dhe zhvillimin rural, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është lider në rajon lidhur me shfrytëzimin e fondeve të programit IPARD.

“Jemi krenar që nënshkruam Marrëveshjen financiare për programin IPARD 3 në fillim të muajit tetor. Krahas kësaj, realizimi i programit IPARD 2 është mbi 98%. Kjo na nxit dhe na jep shpresë se do të kemi 100% realizim të programit IPARD 3, sepse thirrja e parë publike tani më u publikua, me çka Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë në rajon që do ta fillojë zbatimin e programit të ri IPARD 3” tha në fjalën e saj hyrëse Abdiu-Halili.

Pjesë e delegacionit maqedonas është edhe Ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, Ljupço Nikollovski, i cili para përfaqësuesve të Komisionit Evropian i prezantoi zgjidhjet e reja ligjore, kornizën ekzistuese ligjore, kapacitetet institucionale si dhe mundësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet bujqësia maqedonase dhe zhvillimi rural. Përveç Ministrisë për Bujqësi Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i cili është institucion bartës për këtë kapitull, delegacionin maqedonas e përbëjnë dhe përfaqësues nga: Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, Inspektorati shtetëror i bujqësisë, Agjencia për ushqim dhe veterinari, Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit si dhe përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Nesër dhe pasnesër vazhdon skriningu bilateral për Kapitullin 11, në të cilin do të prezantohet se çfarë progresi është arritur dhe çfarë po bëjmë për përforcimin e tregut bujqësor në vendin tonë.

Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar punoi për transpozimin e legjislaturës relevante të BE-së, si dhe në përforcimin e kapaciteteve administrative dhe operative. U miratua strategjia nacionale për bujqësi dhe zhvillimin rural 2021-2027. Strategjia është në përputhje me Politikën e përbashkët bujqësore të BE-së 2023-2027.

Previous Post

Llogaridhënie e Procesit të Berlinit

Next Post

Monedha të rrejshme të dy eurove qarkullojnë në Maqedoni, janë përdorur për pagesat rrugore

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Monedha të rrejshme të dy eurove qarkullojnë në Maqedoni, janë përdorur për pagesat rrugore

Monedha të rrejshme të dy eurove qarkullojnë në Maqedoni, janë përdorur për pagesat rrugore

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk