Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Abdiu-Halili: Kapitulli 12 është i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve tanë

27/11/2023
Abdiu-Halili: Kapitulli 12 është i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve tanë
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Bruksel sot filloi skriningu bilateral për Kapitullin 12, “Siguria ushqimore, politika veterinare dhe fitosanitare” pjesë e Klasterit 5 “Resurset, Bujqësia dhe Kohezioni”.

Ky kapitull përfshin rregullat dhe masat e detajuara në fushën e sigurisë ushqimore, vendosjen e rregullave për mbrojtjen e konsumatorit, higjienën dhe prezantimin e produkteve ushqimore, kontrollet dhe mekanizmat për garantimin e sigurisë ushqimore etj. Gjithashtu përfshin aspekte të higjienës të lidhura me përpunimin dhe vendosjen në treg të produkteve ushqimore, në veçanti të ushqimeve me origjinë shtazore. Acquis në këtë kapitull rregullon edhe tregtinë brenda Unionit të kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë shtazore, kontrollin e sëmundjeve të kafshëve dhe aspekte të tjera lidhur me shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve. Në fushën e mbrojtjes së bimëve, acquis për këtë kapitull përcakton rregulla gjithëpërfshirëse lidhur me kontrollin e organizmave të dëmshëm për bimët dhe produktet bimore, përdorimin e pasaportës së bimëve në tregtimin e bimëve të parapara për mbjellje, procedurat për miratimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, masat për karantinë, mbetjet e pesticideve të cilat përdoren për prodhimin bimor, marketing dhe kualifikimin e farërave dhe fidanëve.

Në fjalën e saj hyrëse para Komisionit Evropian, Zëvendëse Kryenegociatorja me BE-në dhe Sekretare Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE), Drita Abdiu-Halili, potencoi se bëhet fjalë për një kapitull jashtëzakonisht i rëndësishëm që përbëhet nga një numër i madh rregullash dhe masash detyruese dhe zbatimi i duhur dhe efektiv i tyre është e rëndësisë së madhe për të gjithë procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

“Ky kapitull ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve, sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve. Në periudhën e kaluar, si shtet, kemi punuar me intensitet në transpozimin e Acquis-it përkatës në legjislacionin tonë nacional, si dhe në forcimin e kapaciteteve tona administrative dhe operacionale”, tha ndër të tjera Abdiu Halili.

Delegacionin shtetëror për kapitullin 12 e kryeson Zëvendëse Kryenegociatorja me BE-në, Drita Abdiu Halili, ndërkaq institucioni bartës për këtë kapitull është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Gjithashtu pjesë e grupit punues për këtë kapitull janë edhe: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Enti Fitosanitar, Inspektorati Shtetëror për Bujqësi, Enti për materiale farore dhe mbëltim për bimë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.

Maqedonia e Veriut, me skrining takimet bilaterale për kapitujt 30 dhe 31 të planifikuara të mbahen më 6 dhe 7 dhjetor këtë viti, të cilat janë pjesë e Klasterit të fundit 6 – Marrëdhëniet me Jashtë, kompleton plotësisht skriningu me Komisionin Evropian.

Previous Post

Alba habitet nga ajo që i tha Blero

Next Post

Lëvizja BESA – Kumanovë: Po dalin në shesh gënjeshtrat e Grubit dhe BDI-së për kufirin Llojan – Miratoc

Related Posts

Aktuale

Kryeministri Mickoski për vizitë në Kumanovë

17/09/2025
Aktuale

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 29 gradë

17/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: BDI e ka dorëzuar luftën ende pa i’a filluar

16/09/2025
Maqedoni

Arben Fetai: BDI ka bërë shumë dëm, kanë lënë shumë punë të pakryera

16/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Vota për Blerim Sejdiun është votë për çdo banorë të Zhelinës

16/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Decentralizimi fiskal po ndodh në komunat shqiptare, Çairi po urbanizohet

16/09/2025
Next Post
Lëvizja BESA – Kumanovë: Po dalin në shesh gënjeshtrat e Grubit dhe BDI-së për kufirin Llojan – Miratoc

Lëvizja BESA – Kumanovë: Po dalin në shesh gënjeshtrat e Grubit dhe BDI-së për kufirin Llojan – Miratoc

Kryeministri Mickoski për vizitë në Kumanovë

17/09/2025

Forcat izraelite përparojnë drejt qytetit të Gazës

17/09/2025

James Rubin dëshmon edhe sot në Hagë

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk