Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

AAK kërkon nga Kurti garanci që Asociacioni mos të ketë kompetenca ekzekutive

09/04/2023
AAK kërkon nga Kurti garanci që Asociacioni mos të ketë kompetenca ekzekutive
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon nga kryeministri Albin Kurti garanci që Asociacioni i komunave me shumicë serbe mos të ketë kompetenca ekzekutive.

Në partinë opozitare të Ramush Haradinajt i mirëpresin kushtet e vendosura për Asociacionin, por thonë se janë më hezitues ndaj deklarimeve të pushtetit, andaj konsiderojnë se duhet të merren për bazë më shumë zotimet amerikane, ku potencohet se nuk do të lejojnë që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive dhe të krijohet një pushtet i tretë.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë për KosovaPress se e kanë përkrahur marrëveshjen bazë me Serbinë, por shton se duhet kujdes në aneksin e zbatimit që gjithçka të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të respektohet sovraniteti dhe integriteti i vendit.

“Po kërkojmë garanci që (Asociacioni) të mos ketë kompetenca ekzekutive, të mos ketë një pushtet të tretë në Kosovë dhe të respektohet Kushtetuta. Është një verdikt i Gjykatës Kushtetuese dhe këtë po e kërkojmë. Në parim ne si parti opozitare e kemi përkrahur planin franko-gjerman dhe gjithmonë kemi kërkuar që mos të ketë dialog teknik, por të kalohet në dialog politik dhe të trajtohen çështjet…Shpeshherë ne hezitojmë në atë çka e thonë nga pushteti, por unë shpesh herë besoj në atë se çka e thonë zyrtarët amerikanë se nuk do të lejojnë të ketë pushtet të tretë, që nuk do të lejojnë që Asociacioni të jetë me kompetenca ekzekutive dhe që destabilizon Kosovë, po ku respektohet sovraniteti dhe integriteti”, thotë ajo.

Deputetja opozitare e sheh si të dobishme edhe pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Ajo kërkon që takimin e radhës të nivelit të lartë të nënshkruhet deklarata për të zhdukurit me dhunë.

“Le të nënshkruhet ajo, pasi është mëkat për familjarët e të pagjeturve që edhe 24 vite pas luftës nuk e kanë një vend ku të vendosin një buqetë me lule për familjarët e vet. Kjo është një plagë e hapur që duhet të mbyllet, por mirë që është edhe një komision monitorues tre palësh që i monitoron zbatimin e këtyre marrëveshjeve që po arrihen. Tash nëse nuk e zbaton Kosova le të sanksionohet Kosova, por nëse nuk e zbaton Serbia të ndëshkohet ajo dhe të hiqen këto standardet e dyfishta”, potencon Kadrijaj.
Në anën tjetër, Kadrijaj rendit ato, të cilat i quan dështime të Kosovës në politikën e jashtme.

“Ne po e shohim se nuk kemi asnjë njohje të re, nuk kemi asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare, cilat janë avancimet, çka ka përfituar Kosova në politikën e jashtme.

Anëtarësimin as në Këshillin e Evropës nuk kemi mundur të bëjmë me gjithë këtë lobim që e kanë bërë edhe delegacioni i Kuvendit. Një performancë e mirë bazohet në rezultate dhe jo fjalë. Në fakt cili është rezultati apo perforamnca e Kosovës, pasi edhe është dobësuar subjektiviteti i Kosovës në arenën ndërkombëtare, qoftë me veprimet të pamatura në veri, mosdakordimin me aleatët tanë”, thekson ajo.

Ndërkaq, në dyvjetorin e punës së Qeverisë Kurti, Kadrijaj thotë se s’ka asnjë rezultat konkret, ku mund të theksohet puna e tyre.
“Në total nuk ka qenë e mirë, kisha pas dëshirë që me pas rezultate konkrete kjo qeveri, edhe pse jam opozitë. Por, puna e mirë shihet me rezultate konkrete, të cilat në fakt nuk i kemi…Ka rritje të çmimeve, tash prapë rritje të energjisë elektrike. Unë mendoj se kjo qeveri ka qenë edhe qeveri konfliktuoze, me gjitha kategoritë ka nxitur konflikt siç është rasti edhe me pagën minimale”, përfundon ajo.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë kësaj jave ka thënë se kanë pesë kritere që sipas tij, vetëmenaxhimi i komunitetit serb në Kosovë nuk do të jetë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Mes tjerash, ai ka përmendur harmonizimin me marrëveshjet e vitit 2013-2015, vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 për statutin e Asociacionit dhe një letër të ish shefes së diplomacisë së BE-së, Frederica Moghereni, ku zotohet se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive./Kosovapress

Previous Post

Sot zhvillohet derbi në ‘Anfield’, Liverpooli pret Arsenalin

Next Post

Trajneri i BNE pas kualifikimit në ‘Major Paris’: Jam krenar me djemtë

Related Posts

Kosovë

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

09/05/2025
Aktuale

Sot përpjekja e 13-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09/05/2025
Kosovë

Policia gjen sërish armë në Mitrovicë të Veriut

07/05/2025
Kosovë

I ndahet titulli “Datin Laila Utama” nga sulltani i Bruneit, presidentja Osmani: Nderim për popullin e Kosovës

07/05/2025
Kosovë

Kurti: Unë kryeministër, vazhdojmë tutje

06/05/2025
Kosovë

Abdixhiku i thotë JO ftesës së Kurtit, propozon Qeveri të tranzicionit

06/05/2025
Next Post
Trajneri i BNE pas kualifikimit në ‘Major Paris’: Jam krenar me djemtë

Trajneri i BNE pas kualifikimit në ‘Major Paris’: Jam krenar me djemtë

Shqipëria me hapa të sigurt drejt BE-së – mesazh nga Ambasadori Meidani për Ditën e Europës

09/05/2025

EVN bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik „Generallka vikend 2025“

09/05/2025

LSDM: Kemi dëshmi per korrupsion prej 350 mijë euro te Maksim Dimitrievskit

09/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk