Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

A mund ta ndikojë garën presidenciale në SHBA, një kandidat i tretë?

04/09/2023
A mund ta ndikojë garën presidenciale në SHBA, një kandidat i tretë?
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktualisht, gjasat janë të mëdha që zgjedhjet e ardhshme presidenciale të jenë një garë ndërmjet Presidentit aktual Joe Biden dhe paraardhësit të tij, Donald Trump. Megjithatë, ka politikanë që po shqyrtojnë mundësinë për të hyrë në garë. Gazetarja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, sjell detaje.

Ish-Presidenti Donald Trump tashmë ka një fotografi si i dyshuar dhe një numër identifikues, për shkak të disa aktakuzave penale kundër tij. Por zoti Trump mohon plotësisht se ka bërë ndonjë shkelje dhe disa nga anketat e publikuara tregojnë se, deri më tani, atë nuk po e braktisnin përkrahësit e tij.

Në fakt, shumë nga kandidatët në garën paraprake për të siguruar emërimin zyrtar të Partisë Republikane, thonë se do ta mbështesin zotin Trump, nëse ai do të zgjidhet si kandidati republikan për president.

Njëri nga ata, është zoti Vivek Ramaswamy, që deklaroi në emisionin “Kjo Javë” të televizionit amerikan ABC se ai mbështetë zotin Trump edhe nëse nuk pajtohet me disa nga veprimet e tij gjatë kohës kur ishte president.

“Mendoj se shumë nga këto raste kundër zotit Trump janë plotësisht përndjekje të politizuara përmes prokurorisë. Kjo vendos një shembull të tmerrshëm për shtetin tonë. Nuk dua që të bëhemi si Republikan e Bananave, ku pjesa administrative e shtetit përdorë forcën policore për të eliminuar rivalët nga gara”, thotë ai.

Premtimet për mbështetje që kandidatët republikanë i bënë zotit Trump, u kritikuan fuqishëm nga Senatori demokrat Tim Kaine, në një intervistë dhënë televizionit ABC.

“Nëse nuk je i gatshëm të thuash se sjellja e zotit Donald Trump – që ka provuar të pengojë kalimin paqësor të pushtetit – është sjellje skualifikuese, a e meriton të zgjidhesh, nëse premton se përkundër kësaj do të votosh për të, apo se do ta falësh?”, thotë ai.

Ndërsa po afron sezoni zgjedhor në Shtetet e Bashkuara, guvernatori i Nju Hempshir, Chris Sununu, që u intervistua në emisionin “Takim me Gazetarët” të televizionit NBC, ndau disa këshilla me republikanët të cilët, sikur ai, e kundërshtojnë zotin Trump dhe shqetësohen për disa epërsi politike që demokratët tashmë po i fitojnë në nivelin lokal në disa shtete, përfshirë shtetin e tij.

“Nuk duhet personalizuar çështjet. Bën ato që janë në interesin e banorëve që u shërben, pavarësisht partisë që i takojnë. Për nga botëkuptimi, unë jam konservativ në aspektin fiskal dhe dua të mbështes idealet republikane, por kjo nuk do të thotë se duhet të lakojmë dhe thyejmë rregullat”.

Edhe pse aktualisht vëmendja është përqendruar në garën e mundshme presidenciale mes zotit Trump dhe Presidentit aktual Biden, një kandidat i tretë mund ta ndryshonte garën. Ish-Guvernatori republikan i shtetit Merilend, Larry Hogan u pyet për ambiciet e tij politike gjatë emisionit “Përballë Kombit” të televizionit CBS.

“Nuk e kam mbyllur akoma derën në atë drejtim. Nëse mendoj se mund të fitojmë; që kemi ekip të fuqishëm; që ata dy kandidatë janë të dobët; mbase mund të provojmë të bëjmë diçka që nuk është bërë kurrë”, thotë ai.

Analistët theksojnë se ka më shumë se një vit deri në zgjedhjet e ardhshme dhe se votat e amerikanëve mund të ndikohen nga faktorë të tjerë përtej problemeve ligjore të zotit Trump dhe moshës së shtyrë të zotit Biden./VOA/

Previous Post

Thaçi nga Haga: Me Serbinë duhet të arrihet paqe me njohje reciproke

Next Post

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama zbardh emrat e propozuar 04/09/2023 18:26 Kryeministri Edi Rama ka propozuar në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së PS-së ndryshimet në kabinetin qeveritar. Pas një orë e gjysmë ka përfunduar takimi, i cili solli ndryshime në kabinetin qeveritar, ku u propozua Ervin Meta si Ministër të Financave, Igli Hasanin për të drejtuar punët e Jashtme, Manastirliun si Ministre të Arsimit, Anila Denaj Ministre Bujqësie, Albana Korçiu Ministre e Shëndetësisë, Ibrahimaj Ministre shteti për Sipërmarrjen dhe Maznikun si Ministër për Pushtetin Vendor. Emrat e propozuar: Ministër i Financave – Ervin Mete Ministër për punët e Jashtme -Igli Hasani Ministër i Arsimit- Ogerta Manastirliu Ministre e Bujqësisë -Anila Denaj Minsitër i Shëndetësisë- Albana Korçiu Ministre Shteti për Sipërmarrjen- Delina Ibrahimaj Nuk do të ketë Ministre shteti për Standarte dhe Shërbime por Ministre Shteti për Pushtetin Vendor dhe këtë funksion do ta kryejë Arbian Mazniku Kryeministri Edi Rama tha se në tetor do të mblidhet kongresi i PS-së ku do të miratohen ndryshimet në strukturë të sekretariatit të PS-së. Sekretariati i ri ekzekutiv i PS: Sekretari i Organizimit Ardian Çela Sekretari i Burimeve Njerëzore Eduard Ndreca Sekretare e Gruas Evis Kushi Sekretar Dixhital dhe i Rinisë Etien Xhafa Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë Romina Kuko Sekretar i Çështjeve Zgjedhore Ardian Salianji Sekretare e Programit Milva Ekonomi Sinjalet e para për ndryshime të forta në radhës e partisë në pushtet që drejton, Edi Rama i dha në asamblenë e fundit të 26 Korrikut. Për herë të parë në historinë e kësaj force politike en-block shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë, paçka se në zgjedhjet e fundit lokale socialistët korrën një fitore spektakolare.

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Botë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16/05/2025
Next Post
Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama zbardh emrat e propozuar  04/09/2023 18:26     Kryeministri Edi Rama ka propozuar në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së PS-së ndryshimet në kabinetin qeveritar.  Pas një orë e gjysmë ka përfunduar takimi, i cili solli ndryshime në kabinetin qeveritar, ku u propozua Ervin Meta si Ministër të Financave, Igli Hasanin për të drejtuar punët e Jashtme, Manastirliun si Ministre të Arsimit, Anila Denaj Ministre Bujqësie, Albana Korçiu Ministre e Shëndetësisë, Ibrahimaj Ministre shteti për Sipërmarrjen dhe Maznikun si Ministër për Pushtetin Vendor.  Emrat e propozuar:  Ministër i Financave – Ervin Mete  Ministër për punët e Jashtme -Igli Hasani  Ministër i Arsimit- Ogerta Manastirliu  Ministre e Bujqësisë -Anila Denaj  Minsitër i Shëndetësisë- Albana Korçiu  Ministre Shteti për Sipërmarrjen- Delina Ibrahimaj  Nuk do të ketë Ministre shteti për Standarte dhe Shërbime por Ministre Shteti për Pushtetin Vendor dhe këtë funksion do ta kryejë Arbian Mazniku  Kryeministri Edi Rama tha se në tetor do të mblidhet kongresi i PS-së ku do të miratohen ndryshimet në strukturë të sekretariatit të PS-së.  Sekretariati i ri ekzekutiv i PS:  Sekretari i Organizimit Ardian Çela  Sekretari i Burimeve Njerëzore Eduard Ndreca  Sekretare e Gruas Evis Kushi  Sekretar Dixhital dhe i Rinisë Etien Xhafa  Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë Romina Kuko  Sekretar i Çështjeve Zgjedhore Ardian Salianji  Sekretare e Programit Milva Ekonomi  Sinjalet e para për ndryshime të forta në radhës e partisë në pushtet që drejton, Edi Rama i dha në asamblenë e fundit të 26 Korrikut.  Për herë të parë në historinë e kësaj force politike en-block shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë, paçka se në zgjedhjet e fundit lokale socialistët korrën një fitore spektakolare.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Rama zbardh emrat e propozuar 04/09/2023 18:26 Kryeministri Edi Rama ka propozuar në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së PS-së ndryshimet në kabinetin qeveritar. Pas një orë e gjysmë ka përfunduar takimi, i cili solli ndryshime në kabinetin qeveritar, ku u propozua Ervin Meta si Ministër të Financave, Igli Hasanin për të drejtuar punët e Jashtme, Manastirliun si Ministre të Arsimit, Anila Denaj Ministre Bujqësie, Albana Korçiu Ministre e Shëndetësisë, Ibrahimaj Ministre shteti për Sipërmarrjen dhe Maznikun si Ministër për Pushtetin Vendor. Emrat e propozuar: Ministër i Financave – Ervin Mete Ministër për punët e Jashtme -Igli Hasani Ministër i Arsimit- Ogerta Manastirliu Ministre e Bujqësisë -Anila Denaj Minsitër i Shëndetësisë- Albana Korçiu Ministre Shteti për Sipërmarrjen- Delina Ibrahimaj Nuk do të ketë Ministre shteti për Standarte dhe Shërbime por Ministre Shteti për Pushtetin Vendor dhe këtë funksion do ta kryejë Arbian Mazniku Kryeministri Edi Rama tha se në tetor do të mblidhet kongresi i PS-së ku do të miratohen ndryshimet në strukturë të sekretariatit të PS-së. Sekretariati i ri ekzekutiv i PS: Sekretari i Organizimit Ardian Çela Sekretari i Burimeve Njerëzore Eduard Ndreca Sekretare e Gruas Evis Kushi Sekretar Dixhital dhe i Rinisë Etien Xhafa Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë Romina Kuko Sekretar i Çështjeve Zgjedhore Ardian Salianji Sekretare e Programit Milva Ekonomi Sinjalet e para për ndryshime të forta në radhës e partisë në pushtet që drejton, Edi Rama i dha në asamblenë e fundit të 26 Korrikut. Për herë të parë në historinë e kësaj force politike en-block shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë, paçka se në zgjedhjet e fundit lokale socialistët korrën një fitore spektakolare.

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk