Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

A kishte Mali i Zi informata për sulmin që do të ndodhte në Banjskë? Përgjigjet Abazoviq

03/11/2023
A kishte Mali i Zi informata për sulmin që do të ndodhte në Banjskë? Përgjigjet Abazoviq
0
SHARES
44
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur rreth sulmit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Ai tha se ndonëse janë pjesë e NATO-s nuk kanë pasur ndonjë informacion lidhur me këtë sulm para se të ndodhte.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” ka shtuar se po të kishte ndonjë informatë se çfarë do të ndodhte, ata do të ishin të gatshëm që t’u ndihmonin institucioneve të Kosovës.

“Do t’i ndihmonim patjetër institucioneve të Kosovës po të kishim ditur se çfarë ka në plan të ndodhte në Banjskë. Por edhe pasi që ka ndodhë ajo ne nuk kemi ndonjë informatë më shumë lidhur me këtë. Kemi biseduar edhe me ndërkombëtarët aq sa kemi mujtë sa ke edhe Procesi i Berlinit”, – tha Abazoviq.

Më 24 shtator 2023 një sulm terrorist u krye në Banjskë të Zveçanit.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra, një polic tjetër u plagos e një tjetër u lëndua nga ky sulm, ndërsa Policia u sulmua disa herë radhazi nga grupi terrorist deri sa këta të fundit ikën në drejtim të Serbisë.

Në ditën kritike Policia sekuestroi 24 automjete, dy autoblinda e arsenal të madh armatimi luftarak që i kishte grupi terrorist.

Sekuestrimi i armëve të tjera po vazhdon që nga 24 shtatori, të cilat janë braktisur nga grupi terrorist në Banjskë dhe në zonën përreth.Tre persona nga ky grup u vranë e disa të tjerë u arrestuan. Trupat e tre të vrarëve iu dorëzuan më 30 shtator 2023 familjarëve të tyre, pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga organet kompetente.

Është ish-nënkryetari i Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë që ka edhe mbështetjen e Qeverisë serbe – Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndërsa ka dhënë dorëheqje nga posti në partinë që i përkiste.

Radoiçiq tha se të gjithë skenarin e kishte bërë vet dhe askujt nuk i kishte treguar. Këto pretendime i njëjti i bëri përmes një letre të cilën e lexoi të premten pasdite avokati i tij i autorizuar, Goran Petronijeviq.

Sulmin terrorist të 24 shtatorit e dënuan ashpër edhe ndërkombëtarët./kallxo

Previous Post

Kurti: 1 milionë euro më shumë për shqiptarët e Luginës në buxhetin e 2024-së

Next Post

Debat i ashpër mes Bledit dhe Bleros

Related Posts

Kosovë

Gruaja nga Ferizaji që u raportua e zhdukur, gjendet në Beograd duke bashkëjetuar me një burrë tjetër

09/09/2025
Rajon

Nuk është më nën kontrollin e Vuçiq, shkarkohet shefi i Njësisë Speciale të MPB-së serbe

07/09/2025
Aktuale

Albin Kurti nominohet si kandidat për kryeministër nga LVV-ja

07/09/2025
Kosovë

“Viktima i shkoi të dyshuarit në shtëpi”-Zbulohen detaje të reja nga vrasja e rëndë në Podujevë

06/09/2025
Kosovë

Kosovë/ Të shtëna me armë në Podujevë, vritet një person

06/09/2025
Kosovë

KQZ certifikon listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, mbi 2 milionë persona me të drejtë vote

06/09/2025
Next Post
Debat i ashpër mes Bledit dhe Bleros

Debat i ashpër mes Bledit dhe Bleros

Legjenda e Juventusit flet për prurjet e reja të klubit, e përmend edhe Zhegrovën

09/09/2025

Sulmi i paprecedentë në Doha, kush ishin shënjestrat e Izraelit që fshiheshin në kryeqytetin e Katarit

09/09/2025

Serie A vjen me risi, në duelin Juventus-Inter do të debutojë dhe teknologjia që u përdor në Botërorin e Klubeve

09/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk