Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

A janë paguar mbi 2 mijë euro policët që ishin të angazhuar në veri?

20/10/2023
A janë paguar mbi 2 mijë euro policët që ishin të angazhuar në veri?
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partitë opozitare kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme sa i përket kushteve në të cilat punojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës. E gjithë kjo ka ardhur pas ngjarjeve në Veri të vendit. shkruan Express.

Ndërkohë duke parë një angazhim të tillë të partive opozitare, zyrtari i VV-së, Egzon Azemi, ka thënë se mbase nuk u janë plotësuar policëve kërkesat 100 %, por megjithatë shumica e policëve që janë angazhuar në veri të vendit paguhen mbi 2 mijë euro e në disa raste sipas tij 3 mijë euro.

Lidhur me këtë deklarim të zyrtarit të VV-së, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur kreu i Sindikatës së Policisë, Izmi Zeqiri. Ai ka thënë se duhet sqaruar kjo çështje duke treguar se ka pasur polic të cilët kanë punuar nga 24 orë në Veri dhe që me javë s’janë kthyer në shtëpi.

Zeqiri ka thënë se mbase pas pagesës së orëve shtesë për këta polic, ka mundur të shkojë pagesa deri në 2 mijë apo 3 mijë euro.

Ai ka sqaruar se një polic i Kosovës rrogën bazë e ka 619 euro pavarësisht se ku punon, në Veri apo në qendër të Prishtinës.

Zeqiri ka thënë se s’ka pagë të policit 2 mijë apo 3 mijë euro, duke shtuar tutje se bëhet fjalë vetëm për individë që kanë punuar nga 24 orë dhe që kanë marrë pagesat për orët shtesë.

“Këtu duhet ta bëjmë një sqarim edhe për këtë 2500 dhe 3 mijë euro. Njësitë speciale operative gjatë operacioneve në Veri kanë qëndruar me javë dhe muaj pa u kthyer në shpi. Ata kanë qëndruar 24 orë në punë, 16 orë i kanë pasë orë shtesë. Me një vendim të ministrit janë paguar orë shtesë”.

Është e vërtetë që ka pas polic të njësive operative në veri që kanë qëndruar dy tri javë ditë në punë pa shkuar në shtëpi, dhe iu kanë paguar orët shtesë dhe i ka dalë paga 2 mijë dhe 3 mijë euro.

Paga bazë është 619 euro pavarësisht ku punon, a është në veri, jug apo qendër të Prishtinës.

Këtu duhet bërë ndarjen e orëve pas orarit të punës.

Nuk ka pagë të policit 2 mijë, 2500 apo 3 mijë euro. Ndërkohë kur njeriu flenë edhe në vend të punës, kjo e ka bërë të vetën që disa individë kanë marrë pagë me orë shtesë 2500 euro, për 3 mijë nuk e di, por ka mundësi.”, ka thënë Zeqiri në FRONTAL

Previous Post

Lufta në Izrael/ Biden: Terroristët duhet të paguajnë, ne nuk duhet të tërhiqemi

Next Post

Arsovska zgjedhet anëtare e Bordit të Drejtorëve në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Global të Kryetarëve të Bashkive nga Amerika, Evropa, Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika

Related Posts

Aktuale

Thirrjet e Vuçiqit për luftë, reagon ashpër presidentja Osmani

05/10/2025
Kosovë

Osmani i përgjigjet ashpër thirrjeve të Vuçiqit për luftë

04/10/2025
Kosovë

Rubin: Pyetjet e gjyqtarëve në Speciale ishin të anshme, Haga t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

03/10/2025
Kosovë

“Sami Lushtaku dhe vendimi për mosarrestim” – Top tri deklaratat e zyrtarit amerikan në Hagë në mbrojtje të Thaçit

02/10/2025
Kosovë

Vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

02/10/2025
Kosovë

Pezullohet marrëveshja pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri

01/10/2025
Next Post
Arsovska zgjedhet anëtare e Bordit të Drejtorëve në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Global të Kryetarëve të Bashkive nga Amerika, Evropa, Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika

Arsovska zgjedhet anëtare e Bordit të Drejtorëve në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Global të Kryetarëve të Bashkive nga Amerika, Evropa, Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika

OBSH: Mbi 100 milionë njerëz në mbarë botën përdorin cigare elektronike

06/10/2025

Sara Gjordeni merr vendimin e papritur

06/10/2025

Pas dy dekadash, Nicole Kidman rikthehet si ambasadore e Chanel

06/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk