Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

A do t’i bojkotojë BDI zgjedhjet lokale? Partitë me qëndrim: Ahmeti s’mund të vendosë kushte

03/03/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesën e BDI-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme bashkë me zgjedhjet lokale në tetor partitë nuk e mirëpritën. Nga VLEN përsëritën se me këtë Integristët e përgatisin terrenin për bojkot të zgjedhjeve lokale për, siç thonë, të shmangin dështimin. Nga ky koalicion thonë se me partinë e Ahmetit nga distanca udhëheq Artan Grubi.

“Kjo është karta e tyre e fundit, për shkak se e dinë se shqiptarët tashmë nuk u besojnë. Vetë Ali Ahmeti pranoi nga Likova: BDI përgatis terren për bojkot të zgjedhjeve lokale! Çfarë do të thotë kjo? Se BDI nuk ka as ide, as program, as njerëz të rinj – vetëm frikë nga shantazhe. A është Artan Grubi autori i skenarit për bojkot të zgjedhjeve lokale”, thotë VLEN.

As për VMRO-DPMNE nuk është e pranueshëm thirrja e këtillë e BDI-së, thonë se ata tashmë nuk janë faktor për të thirrur për zgjedhje të parakohshme ose për bojkot.

“Jemi të fokusuar në zgjedhjet lokale. BDI mund të thërrasë për çfarë të dojë, megjithatë BDI tashmë nuk është asnjë faktor në shtet për të thirrur për bojkot ose diçka tjetër. Kishin mundësi për mbi 20 vjet të bëjnë shumë punë për shtet por fatkeqësisht nuk arritën t’i bëjnë, kështu që, siç thashë ne jemi të fokusuar për realizim të programit tonë si qeveri”, thotë Brane Petrushevski.

BDI të pranojë se është në opozitë dhe të kuptojë se nuk është në gjendje për të vendosur kushte, thonë nga LSDM.

“Qëndrimi i BDI-së për momentin do të thotë se duhet përfundimisht të kuptojnë se janë në opozitë dhe të veprojnë si parti opozitare, të japin qëndrime të tyre për çështje kyçe dhe kur të vijë koha adekuate do të ketë edhe zgjedhje parlamentare. Për momentin ata nuk janë në gjendje për të vendosur kushte dhe të diktojnë ritmin e veprimeve politike në shtet”, tha Sanja Llukarevska.

Këto ditë Ahmeti në fjalimet e tij para qytetarëve thirri për zgjedhje të parakohshme në tetor bashkë me zgjedhjet lokale duke kërkuar që VLEN të largohet nga qeveria. Zgjedhjet lokale pritet të caktohen për gjysmën e parë të tetorit.

Previous Post

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Next Post

Shtëpia e Bardhë: Mirëpresim përpjekjen e europianëve për paqe në Ukrainë

Related Posts

Maqedoni

Erkan Arifi i drejtohet Likovës

05/08/2025
Maqedoni

Çairi e Tetova anëtare të “Sister Cities International”, Ganiu: Moment i rëndësishëm për rolin ndërkombëtar të komunës

05/08/2025
Maqedoni

Mexhiti paralajmëron projektin e radhës për Çarshinë e Vjetër të Shkupit

05/08/2025
Aktuale

Gashi: Të tregojmë dashuri, jo urrejtje. Shkëndija është simbol krenarie për shqiptarët

05/08/2025
Aktuale

MPB me thirrje për tifozët: Mbështetni ekipet në mënyrë sportive, çdo gjuhë e urrejtjes do të sanksionohet ashpër!

05/08/2025
Maqedoni

35 të rinj shqiptarë punësohen në Postën e RMV,Kurtishi: Po ndërtojmë një institucion më të afërt me qytetarët!

05/08/2025
Next Post

Shtëpia e Bardhë: Mirëpresim përpjekjen e europianëve për paqe në Ukrainë

Anxhela Peristeri zbulon si arriti të humbasë 10 kilogramë

05/08/2025

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

05/08/2025

Morena Taraku shtrohet në spital, kjo është gjendja e saj!

05/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk