Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

A do të rritet çmimi i apartamenteve?! Financat analizojnë – 5% apo 18% TVSH për apartamentin e parë në vitin e ri

20/08/2025

Foto: MIA

0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

A do të rriten çmimet e apartamenteve pas Vitit të Ri? Ministria e Financave po analizon nëse apartamentet që shiten për herë të parë do të tatohen me normë të lehtësuar prej 5% ose nëse ajo do të rritet në 18%! Norma e lehtësuar, me të cilën tatimi për shitjen e parë të ndërtesave dhe apartamenteve është 5%, vlen deri në fund të vitit 2025. Vendimi për nivelin e tatimit që do të aplikohet nga viti i ardhshëm duhet të merret shpejt.

“Brenda Ministrisë së Financave, në koordinim me institucionet e tjera relevante, do të bëhet një analizë e detajuar dhe nëse vlerësohet e nevojshme të merren masa dhe aktivitete të caktuara, ato do të propozohet për qeverinë për shqyrtim dhe vendimmarrje më tej”, thonë nga MF-ja.

Norma e lehtësuar u fut në vitin 2010 dhe u prezantua si një masë e përkohshme antikrizë për të stimuluar industrinë e ndërtimit. Por çmimet e apartamenteve gjatë viteve të fundit thyejnë rekorde. Vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas të dhënave të Bankës Popullore, çmimet e apartamenteve u rritën për 22,3 për qind. Kompanitë ndërtuese thonë se rritja e tatimit do të rrisë çmimet për diferencën prej 13 për qind. Kështu do të bjerë aktiviteti i përgjithshëm tregtar, sepse ndërtimi nxit edhe 27 degë të tjera të industrisë.

“Nëse TVSH-ja që aktualisht është 5% rritet në 18% për blerjen e pasurive të paluajtshme, kryesisht për apartamente, automatikisht çmimi do të rritet për diferencën prej 13%, që padyshim ndikon negativisht në treg. Me këtë normë prej 5%, shteti përfiton shumë më tepër, sesa nëse TVSH-ja rritej, sepse kjo do të ulte shitjet dhe aktivitetin e përgjithshëm tregtar”, tha Ivica Jakimovski, “Golden Art”.

Drejtoria për të Ardhurat Publike ka identifikuar ndërtimin si sektor me rrezik të lartë nga aspekti i disiplinës tatimore. Kontrollet e shtuara kanë treguar kontrata me vlerë të ulët të pretenduar, diferenca të mëdha midis volumit real të ndërtimit dhe të ardhurave të deklaruara nga shitja, pagesa të shpeshta në dorë, si dhe mundësi për keqpërdorim të TVSH-së. Për 318 kompani janë dërguar njoftime për të korrigjuar parregullsitë.

“Në këtë sektor ekzistojnë rreziqe që mund të çojnë në pagesë të pasaktë të tatimeve, veçanërisht përmes mosdeklarimit ose deklarimit të paplotë të të ardhurave nga shitja – për shembull, për shkak të shitjes së apartamenteve me pagesë në dorë, deklarim të pasaktë ose të paarsyeshëm të çmimeve në kontratat e lidhura, mundësi për keqpërdorim të përjashtimit ligjor nga TVSH nëse shitja e parë bëhet pas 5 viteve nga ndërtimi, etj”, tha Elena Petrova, drejtore e AAP.

Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, muajin e kaluar njoftoi masa për rritjen spekulative të çmimeve të apartamenteve. Ai theksoi se gjysma e apartamenteve blihet me para në dorë dhe tha se duhet të kontrollohet nga vjen ky kesh.

Previous Post

Mickoski: Pas lojërave të fatit, do të ketë zgjidhje ligjore edhe për kreditë e shpejta

Next Post

Liri për çlirimtarët/ Më 14 shtator protestohet në Hagë

Related Posts

Maqedoni

Thirrjet e rrejshme telefonike për aksidente, Toshkovski: Të moshuarit bien pre e këtyre mashtrimeve, rastet t’i raportojnë në polici

20/08/2025
Maqedoni

Aliu: Po punojmë drejt avancimit të sistemit shëndetësor, përfshirë dhe përmirësimin e sistemit “Termini im”

20/08/2025
Maqedoni

KSHZ: Ka filluar afati për dorëzim të emrave dhe listave

20/08/2025
Maqedoni

Mickoski: Pas lojërave të fatit, do të ketë zgjidhje ligjore edhe për kreditë e shpejta

20/08/2025
Maqedoni

Personat me nevoja të posaçme kërkesë partive, në listat për këshilltarë të ketë edhe persona me pengesa në lëvizje

20/08/2025
Maqedoni

Personat me nevoja të posaçme kërkesë partive, në listat për këshilltarë të ketë edhe persona me pengesa në lëvizje

20/08/2025
Next Post

Liri për çlirimtarët/ Më 14 shtator protestohet në Hagë

Thirrjet e rrejshme telefonike për aksidente, Toshkovski: Të moshuarit bien pre e këtyre mashtrimeve, rastet t’i raportojnë në polici

20/08/2025

Shkëndija e pranon favorit Ludogoretsin, por shpreson në rezultat pozitiv

20/08/2025

Akuzohej se ishte burrë, boksierja që fitoi medalje olimpike i jep fund karrierës

20/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk